Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca dhe Brian Williams, koordinatori i përhershëm i OKB në Shqipëri, kanë nënshkruar një marrëveshje prej 4 milionë eurosh për të ndihmuar Shqipërinë me pajisje mjekësore.
Soreca dhe Williams ishin në një lidhje direkte edhe me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, për të bërë publike marrëveshjen e cila do ta ndihmojë Shqipërinë në luftën ndaj COVID-19.
“Qeveria e Shqipërisë duehet përgëzuar më masat e shpejta, për gjurminin e rasteve dhe kominikimin me publikun. Përgëzime edhe për ministres Ogerta Manastirliu dhe kryeministrin Edi Rama, si e gjithë pjesës së qeverisë. SHBA ka mbështetur këto masa dhe do të bëjnë këtë, qëllimi është zbutja e kurbës BE do ju mbështetë gjithashtu. Kombet e Bashkuara janë të bashkuara për të mbështetur ministrinë e shëndetësisë dhe ministren e mbrojtjes në këtë luftë.”, u shpreh Soreca.
Ndërsa Williams përgëzoi qeverinë shqiptare dhe ministren Manastirliu për masat e marra për distancimin fizik të qytetarëve, në mënyrë që të ulet rreziku i përhapjes së koronavirusit.
“Është kënaqësi që po flasim dhe më lejoni t’iu shpreh falenderimet, mbështetjen dhe mirënjohjen për të gjithë stafin, ju dhe gjithë punonjësit e shëndetësisë që janë në front të luftës me Covid-19. Ne qëndrojmë krah tyre dhe jemi të gatshëm për t;iu ofruar të gjithë mbëhtetjen tonë.
Qeveria e Shqipërisë duhet përgëzuar për masat e saj të hpejta dhe të plota për distancimin fizik, dhe evidentimin e shpejtë të rasteve.
Zbutja e kurbës i jep kohë Shqipërisë për t’u përgatitur.
Përgëzime ministrja Manastirliu dhe kryeministri Rama, për lidershipin kolektiv.
SHBA ju kanë mbështetur dhe do të vazhdojnë, prandaj mbështetja e BE është në kohën e duhur.
Kombet e Bashkuara janë të kënaqura të mbështesin Ministrinë e Shëndetësisë të Shqipërisë”, u shpreh Williams.
Më pas fjalën e mori ministrja Manastirliu, e cila falenderoi ambasadorin Soreca dhe koordinatorin William për këtë marrëveshje që do ta ndihmojë Shqipërinë në luftën ndaj koronavirusit.
Manastirliu tha se puna do të vazhdojë, ndërsa theksoi se me anë të pajisjeve të reja që do të financohen nga BE, sistemi shëndetësor në Shqipëri do të jetë më i plotë.
“Më lejoni që të shprehim mirënjohjen tonë për mbështetjen që ka ardhur nga BE në këtë kohë kaq të vështirë me Covid-19. Kjo mbështetje në këto momente për të luftuar këtë armik, do jetë një kujtim i përjetshëm.
Të gjitha sistemet tona shëndetësore po përballen me një krizë të paprecedentë. Shqipëria reagoi në mënyrë të shpejtë me masat, si distancimi social dhe fizk, që u vunë menjëherë në zbatim, duke dhënë rezultat te numri i pakët i të prekurve.
Sot që flasim kemi 304 raste të konfirmuara, me anën e punës dhe masave kemi bërë të mundur që të ndalet barra për sistemin tonë shëndetësor. Megjithatë përgjigjia jonë është dinamike, puna do vazhdojë të fokusohet në uljen e kurbës dhe në faktin se do të gjiejmë më shumë kohë për të dhënë mbështetjen tonë.
Në fakt kjo është një situatë me shumë të panjohur dhe nuk mund të luftohet brenda kufijve të një vendi të vetëm dhe kërkon përpjekje të përbashkëta. Mbështetja që do jepet me anë të OKB është në fakt një hap i madh drejt luftës për Covid-19.
Me anë të kësaj mbështetje ne kemi mundësi që të mobilizojmë sistemin shëndetësor, jo vetëm për të sotmen por edhe më tej. Ndihmesa mepajisjet me shumë mjete të rëndësishme, reanimatoret, ambulancat e pajisura me mjetet e fundit dhe shumë të tjera, do na japin mundësinë që të jemi më të përgatitur në këtë betejë. Për këtë arsye ne jemi shumë mirënjohës ndaj BE për këtë ndihmë kaq të shpejtë në aktivizimin e fondeve”, tha Manastirliu.
u keputen ne bythe.keta plerat nuk ndihmuan italine do na ndihmojne ne qe sjemi asne eu.
Kjo ndihme (kater milion euro) edhe per sistemin tone
shendetesor te pas-pandemse eshte konfirmim
merite per menaxhimin shume efikas te kesaj krize,
me dimension boteror.
Eshte lajm i mire per te gjithe ne
Shqiperine tone.