Vlorë, qytetarja i dhuron spitalit respiratorin 20 mijë euro për pacientët me COVID-19

3 Prill 2020, 18:28Sociale TEMA

Një gjest solidariteti vërtet për t’u theksuar ka ndodhur sot në Vlorë, teksa një qytetare ka dhuruar një respirator për spitalin rajonal të Vlorës.

Respiratori ishte blerë disa vite më parë nga familja, por nuk është përdorur asnjëherë. Respiratori është blerë kohë më parë për djalin e sëmurë të familjes i cili fatkeqësisht humbi jetën disa kohë më parë në Itali.

Tashmë zonja e vetmuar, Dinore Idrizaj, ka kryer gjestin human duke i dhuruar respiratorin spitalit të qytetit të saj.

Spitali rajonal i Vlorës respiratorin e dhuruar do ta përdorë tashmë për të gjitha familjet që do të kenë nevojë, specifikisht në këto momente për të gjithë individët e prekur me COVID-19.

Respiratori do të montohet në mjete të lëvizshme për të shkuar sa më pranë individëve qe do kenë probleme me frymëmarrjen në banesat e tyre, raporton A2.

Respiratori është i pajisur me të gjitha pjesët që i duhet personelit mjekësor, dhe në treg ka një kosto të madhe, rreth 20 mijë euro.

9 komente në “Vlorë, qytetarja i dhuron spitalit respiratorin 20 mijë euro për pacientët me COVID-19”

  1. Rroft e suksese paste ne jete .
    Imagjino nji qytetare e thjeshte dhuron 20.000 €
    nderkohe presidenti berisha basha etj zagare politike qe kan shpartalluar
    kte Shtet Shqiptare e sot ka Miljarda ne Vilat e tyre ,
    jo qe nuk dhuroje asgje ,por shpifin ,shajne ,nxisin konlikte
    kta jae krimnelet Opozitare qe SPAK s’i kap dot
    duke u tallur me shqiptaret .
    Rrespekt edhe njiher qytetares Vlonjate

  2. Tim says:

    Doctor vdekja cfare I thua ti kesaj more leviz mor bythen dhe shko ndihmo ne infektiv o doktor mortja ,I lumte kesaj zonje zemer flori .

  3. Nik says:

    Mos hapni thesin e gènjeshtarve sepse jetojm nè kohèn e transparencès! Njè respirator kushton 5 mij euro e kanè pèrsèritur me dhjetra her nè televizione tè ndryshme prandaj verifikoni lajmin pèrpara se tè botohet.

    1. Ylviu says:

      Nik i kam pare cmimet e respiratoreve jashte shtetit dhe te them qe ka respiratore 25 mije euro dhe respiratore 30 mije euro.Nje krevat komlet me agregatet respiratorin dhe centralinen per karrtelat e pacientit shkon me i pakti 80 mije euro,kurse me i komletuari shkon 100 mije euro.Kjo eshte ne standartet evropiane.Po mund te kete dhe respiratore me te lire.Une po them per ato qe kam pare ne Evrope.

  4. NUK KENI PARE GJE AKOMA says:

    Ky eshte gjest fisnik nga njerez me zemer te madhe , imagjinoni ta bente Rama nje veptim te tille do na kishte ardhur shtepi me shtepi ti jepnim falenderime , se tv. nuk e hapim dot me .

  5. Tani says:

    Amerika ka porositur 30000 aspiratore. Cmimi i njerit prej tyre eshte komunikuar qe do te jete $40000 qe do te thote 33000 euro. Dhe ky duhet te hetecmim shumice ne kohe emergente, qe do te thote me e mira qe munt te bejne kkmpanite per shtetin e tyre ne rast emergence. Keshtu qe ky Nicku ja fut kot fare. Lere pastaj qe perse valle duhet me ja ul vleren respiratorit ne 5000 euro kir vete sjep as dy leke per gjendjen e krijuar. Nick you are fucked up guy, you know that?

  6. Konti Sbalta says:

    “Dhurata nuk ka cmim”.Pershendes familjen e nderuar Vlonjate per kete sjellje te bukur dhe ngushellime per djalin qe ka humbur jeten!

  7. Konti Sbalta says:

    “Dhuratat nuk kane cmim”.Pershendes familjen e nderuar Vlonjate per kete sjellje te bukur dhe ngushellime per djalin qe ka humbur jeten!

  8. Epirioti II says:

    Dinore Idrizaj, meriton respekt dhe mirenjohje shume te thelle per shpirtn e saj human.
    €20,000 eshte nje vlere e jashtezakonshme per nje zonje qe rron vetem.
    Dhe mbi te gjitha sot nuk gjenden dot kerkund as me dyfishin e cmimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje