U infektua me koronavirus, Drejtori i Urgjencës: Mendoj se ia dola! Jam gati për të rifilluar betejën me armikun e padukshëm

3 Prill 2020, 17:16Sociale TEMA

Drejtori i urgjencës kombëtare Skënder Brataj që u prek nga Covid 19, në një postim në Facebook shprehet se është gati për të rifilluar punën, por më parë është në pritje të testit për të konfirmuar se e ka fituar luftën me koronavirusin.

“Një falenderim të gjithë juve, që asnjëherë nuk më keni lënë vetëm në këto ditë të sëmundjes, izolimit dhe karantinës. E di që nuk kam mundur t’ju përgjigjem dot të gjitha mesazheve tuaja sepse janë të shumta, prandaj ju falenderoj dhe ju vë në dijeni se gjendja ime shëndetësore është më e mirë dhe shpresoj të jetë negative prova e tamponit.

Unë mendoj se ja dola falë mbështetjes tuaj, terapisë, dëshirës dhe vullnetit që kam për ta mposhtur COVID-19. Gati, për të rifilluar përsëri betejën me këtë armik të padukshëm, por që tani e njohim më shumë se një muaj më parë, kur u paraqit para nesh.

Nëse ka pasur shprehje që nuk e kam duruar që kur jam kthyer, është shprehja e famshme: Nuk bëhet, pa e ditur për çfarë problemi flitet, për çfarë pune, pa e pasur idenë ose kompetencat profesionale! Duke ju përveshur punës, ne krijuam një shërbim të pazëvendësueshëm, siç është ai i urgjencës, të cilin shumë prej jush e kanë provuar në këto tre vitet e fundit.

Nuk ka gjë që nuk bëhet, luftë që nuk fitohet, por duhet shumë shumë punë, shumë shumë durim, shumë shumë bashkëpunim dhe mirëkuptim nga të gjithë” tha Skënder Brataj, që u infektua me koronavirus në datë 24 mars dhe prej asaj dite ndodhet në karantinë në shtëpi.

4 komente në “U infektua me koronavirus, Drejtori i Urgjencës: Mendoj se ia dola! Jam gati për të rifilluar betejën me armikun e padukshëm”

  1. Realisti says:

    Sherim te shpejt vella!!

  2. xhemal says:

    nje lajm i mire .i urojme cdo te mire doktorit .nje Force me teper ne frontin per te shpeture jete te tjera

  3. Lush berbali says:

    I uroj shendet e jete te gjate doktorit ,per te miren e tij,per te miren e familjes se tij,per te miren e shqiptareve .
    Zoti i ndihmofte te gjithe ata qe ndodhen ne frontin e luftes.
    Heroi shfaqet atehere kur njerezimi ka nevoje per te.
    E ne patem nevoje sot per to.
    Imagjinoni te na kishin braktisur doktoret tani…ashtu siç bene ushtaraket ne 1997…Kasaphane do te ishte.
    Por,jo nuk e bene.Nuk na braktisen.
    Njesoj si atehere me 1997 dite e nate na sheruan plaget.
    Ketu dallohet heroi,heroizmi.
    Per 50 vjet i paguam ushtaraket tane per nje dite lufte.
    E kur ajo erdhi,ata hollen armet,braktisen repartet,braktisen llogoret.
    Rezultati 8000 te vrare nga armet.
    Mijera te plagosur sheruar prej mjekeve.
    Ky eshte ndryshimi.
    Jete te gjate doktor se bashku me shoket e tu !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje