Kryeinspektorja për shëndetin në Tiranë: Çdo rast i dyshuar është testuar, testi nuk bëhet për "qokë"

3 Prill 2020, 22:28Sociale TEMA

Areti Beruka, kryeinspektore për shëndetin në Tiranë, deklaroi për “Ditari” në A2 se “testimet janë bërë aq sa është parë e nevojshme për t’u bërë”.

“Çdo rast i dyshuar, është testuar. Ne bëjmë teste për diagnozë, jo për depistim.

I jemi përmbajtur kësaj gjëje, testi nuk bëhet për qokë. Çdo vend ka model të vetin.

Kitet e shpejta ende nuk janë të validuara nga OBSH-ja. Ka kompani që shprehen se do të realizojnë ekzaminime të shpejta, por kitet e ekzaminimeve të shpejta nuk janë certifikuar ende”, tha Beruka.

Kryeinspektorja për shëndetin në kryeqytet dha edhe këshilla për përdorimin e maskave dhe dorezave.

“Maska e thjeshtë duhet të përdoret nga 3-8 orë, jo me ditë të tëra. Maskat dhe dorezat duhen përdorur për pazar ose kur shkon diku që do të mbash radhë.

Ndërkohë, është e domosdoshme të përdoren gjithmonë nëse kemi një familjar që është pozitiv me koronavirus”, theksoi Beruka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje