Patriarku i Kishës Ortodokse Ruse, Kirill doli nëpër rrugët e Moskës mëngjesin e së premtes me një ikonë të shenjtë, për t’u lutur për ndalimin e koronavirusit.
Ikona e shenjtë e Virgjëreshës Mari përshkoi 106 kilometra në rrugët e kryeqytetit rus, në një procesion me makina të zeza që u transmetua nga televizioni shtetërore, përpara se të kthehej në Katedrale, ku u mbajt dhe një shërbesë.
Patriarku Kirill deklaroi se do ta vazhdojë këtë lloj lutje, në rrugët e Moskës dhe iu bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat kufizuese, të vendosura nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e pandemisë.
Moska konsiderohet epiqendra e Covid-19 në Rusi dhe që prej të hënës ka ndërmarrë masa shtrënguese. Deri tani në Rusi regjistrohen 34 viktima nga koronavirusi dhe mbi 4140 persona të infektuar.
Kjo puna e Qirillit te Moskes eshte si puna e qenit qe leh,nuk te ha tha po per siguri lidhe,dhe ky po i bekon rruget,po per siguri mos dilni.
Ortodokset dhe subitet jane fanatiket dhe njerëz që ndalojne zhvillimin, TE PRAPAMBETUR
Leri o budall se c’bejne prifterinjt, shiko mjekroshat e Islamit qe zaptojn bulevardet, shtrihen si baget ne qender te Tiranes nen kendimin Arabisht te Kuranit, duke rekrutuar mijera Shqipetar dhe shqiptare per xhihad dhe kurveri ne Siri.
Nuk dua ti besoj këto lajme por ja që janë të vërteta veç. . Ky kodosh prift edhe vetë e di që është sharlatan por ja që e besojnë veç. .mos u habisni se e beson një pjesë e konsiderueshme e popullsisë..të dilte mulla omari andej nga shpellat e Afganistanit dhe të predikonte si puna e këtij do të thosha :vari leshtë. .popull i prapambetur. ..por kur të dalin këta palo priftërinj nga qëndra e Moskës apo nga qëndra e Athinës atëherë gjërat ndryshojnë. .këta sharlatanë janë mbështetje për politikën në mënyrë që të menaxhojnë popujt sipas dëshirës
Pikerisht, i nderuar!
Aj prifti grek nuk u duk me rrugeve per te hedh uje te bekuar
Pse ore shkon rrugeve? Shko pa maske tek spitali infektiv dhe perzeje virusin se ti je njeri i zotit dhe mbase trembet e iken.
Filluat dhe ju prifterinjte e Moskes duke lagur rruget si ato te Athines, po naten e pashkeve a do dilni me ne 12 te nates te shtunen pas te premtes se zeze dhe te thoni: Krishti j ngjall. Te shohim cfare do beje Janullatosi, ju ka rene shume besimi ne popull. O tani kishte nevoje njerzimi per ju qe te komunikonit me zotin o kurre. Per cfare ju kemi. Apo per te dale i fryre si gjel para 15 mije besimtareve me qengja ne krahe ne tyrben e kulmakut ne Tomorr dhe per folur si i derguar i zotit, hajt pra behuni bashke , beni dicka, njerzimi per kete dite ju ka respektuar ,,
Besimi asht personal e nuk i jep llogari kurrkuj, aq ma teper kur askush nuk mund ta vertetoje absolutisht egzistentencen apo mos egzistencen e Zotit. Kisha apo Xhamija si institucion ka detyrat e veta, ashtu si te gjithe institucionet e tjera. Ne kete rast, Kisha Ortodokse po kryen detyren e vet kundrejte besimtareve, dhe kaq. E çka ketu per kritike ?
Ateizem don me thane mos me besu n’fe, e nuk don me thane me qene armik i saj. Edhe sikur mos te jene te verteta ato çka thote feja, te pakten e vertete asht qe feja predikon moral, shprese, ngushellim, gja qe shpirti njerzor ka nevoje per keta. Na Shqiptaret ma shume se askush tjeter e provuam domethanjen e te qenit pa fe’. Me kushtetute e deligjitimume fene, dhe si rezultat u ‘ prodhu njeriu i ri ‘, pasojat e se ciles i kemi edhe sot, e do ti kemi per nje kohe te gjate. Shqiperia nuk ishte shtet ateist, por nje shtet armik i feve. Feja nuk u ndalu me vullnet te popullit, por me diktature, ashtu si çdo gja tjeter ne vendin tone.
Jane shume popuj qe besimin fetar e kane ne minimum, por ama ata nuk i shpallin lufte asaj. Feja asht kulture qe organizon jeten tone prej mijera vjetesh, deri atehere kur te evulohet nje kulture tjeter qe te zevendesoje fete e sotme. Popujt e kulturum e dine kete gja, prandaj bashkejetojne me te.
Gjithkush mundet me ba nje krahasim te thjeshte praktik : Shqiperia, shteti qe per me shume se dy dekada i shpalli lufte feve, ju desht vetem nje gjenerate qe te keput evolimimin shoqnor te saj, dhe te prodhoj ate lloj shpirti nder njerez, sa qe te gjithe popujt e globit qe na njohin , sot na tregojne me gisht, edhe pse para kesaj periudhe ishim nje komb qe gezonte respekt nder popujt Evropian.
PS : Me vjen keq per disa komentues qe i vlersoj per mendimet e tyre, pergjithsojne sjelljet negative te disa klerikeve, me institucionet fetare.
Edhe keta duhen tani !?