11 vite në NATO, Xhaçka: Do të duhet të ishte një ditë për të festuar. Krenare për 5000 efektivë të FA në vijën e parë të luftës me COVID-19

4 Prill 2020, 20:35Politika TEMA

11- vjetori i anëtarësimit në NATO, e gjen Shqipërinë në luftë me një armik të padukshëm të quajtur koronavirus, për këtë arsye ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka zgjedhur që sot të falenderojë 5000 efektivët që janë në terren në këtë betejë.

Sot duhet të ishte një ditë festeje, shkruan Xhaçka, por që është e pamundur të festohet, ndonëse nuk ka asnjë motiv që mund të shuajë ndjenjën e krenarisë për trupat e Forcave të Armatosura që janë renditur denjësisht krah aleatëve të saj.

Deklarata e plotë e Ministres së Mbrojtjes:

Sot mbushen 11 vjet nga dita e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Është një ditë historike për mbarë shqiptarët. Një ditë kur Shqipëria u bë anëtare e aleancës më të madhe ushtarake që ka njohur historia. Prandaj, sot dua t’ju shpreh falënderimet e mia të gjithë atyre që kanë punuar aq shumë për ta bërë realitet këtë aspiratë të shqiptarëve. E dua po ashtu t’u shpreh falënderimet gjithë aleatëve, në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që besuan tek Shqipëria dhe e mirëpritën Shqipërinë në radhët e aleatëve.

Sot do të duhet të ishte një ditë për të festuar. Çka sigurisht nuk është e mundur sepse sot përballemi me një luftë, ndryshe nga luftërat konvencionale për të cilat është krijuar NATO, me një armik të padukshëm e të panjohur, por po aq të rrezikshëm sa çdo armik konvencional. Ama, ka shumë arsye për t’u ndjerë krenar për Forcat e Armatosura. Për çdo djalë e vajzë e burrë e grua në uniformë. Falë punës e përkushtimit të tyre FA ia kanë dalë në këto 11 vjet të fitojnë respektin e admirimin partnerëve e aleatëve, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në misionet e Aleancës, shumë më të madh sesa kontributi që do t’i takonte normalisht një vendi me përmasat e Shqipërisë.

Por sot, FA janë angazhuar në misionin e tyre më të vështirë duke rrezikuar sot jetën e shëndetin, në vijën e parë të frontit të luftës, për të garantuar shëndetin dhe jetën e qytetarëve shqiptarë. Këta djem e vajza, burra e gra në uniformë na kanë bërë shpesh të ndihemi krenarë, me mënyrën si kanë performuar në misione nga Afganistani në Irak, me mënyrën si ju kanë ardhur në ndihmë qytetarëve të rrezikuar nga përmbytjet e të bllokuar nga dëbora. Por kurrë si sot, nuk jam ndjerë krenare për çdonjërin prej tyre! Ata 5000 efektivë të shpërndarë sot në çdo anë e kënd të Shqipërisë për të ndihmuar çdo familje e çdo qytetar në nevojë, janë sot prova më e bukur dhe më e fortë e transformimit të madh që ka pësuar FA duke u kthyer në një forcë vërtet të denjë për një vend anëtar të NATO!

1 komente në “11 vite në NATO, Xhaçka: Do të duhet të ishte një ditë për të festuar. Krenare për 5000 efektivë të FA në vijën e parë të luftës me COVID-19”

  1. NATO ESHTE DREJT SHPERNDARJES
    BOLL BET ATE QENIN E BINDUR BUDALLA
    POR HAPNI SYT E TE SHIKONI TE NDERTONI STRADEGJI PER TE MBROJTUR
    SHQIPRINE SE NESER MUNDET T’JA BOJ BAMB O NAIVET E KSAJ BOTE!

    MIQTE TAE LUAJE ME SHUME KARTA
    DHE MUNDET T’JU MBAJNE ASHTU NUDO
    SI I PELQEN GJITHMONE POLITIKAVE TE KURVES ME I PA SHQIPTARET
    DERI NE CASTOIN E FUDIT KUR T’JA BEJ BAM
    SA TI MOS ME PAS ME KOHE ME U VESH
    DHE IMAGJINONE C’BEN SERBET NE KOSOVE ASHTU KAN ME BO TE TJERET ME JU
    NQS NUK MBLIDHNI TRUT POR VAZHDONI ME PA ENDRRA SI AI FEMIJA
    QE S’RRITET KURR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje