Lulzim Basha i tregon Ramës një mendim: Duhen teste, ndryshe karantina do të vijojë gjatë

4 Prill 2020, 18:01Politika TEMA

Menjëherë pas përfundimit të video-mesazhit të kryeministrit Edi Rama, kryetari i opozitës, Lulzim Basha reagoi duke dhënë një mendim.

Përmes një postimi në Facebook, Basha e fokusoi vëmendjen në një tjetër debat, që lidhet me testet.

“Transparenca dhe informacioni mbi gjendjen reale të infektimeve janë jetike për të ofruar garanci dhe siguri për stafet mjekësore dhe për të gjithë qytetarët.

Testimi është mënyra më e suksesshme që po aplikohet sot për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit.

Prandaj sa nuk është vonë i bëj thirrje qeverisë të shtojë urgjentisht numrin e testimeve dhe të bëjë publike gjithë kapacitetet tona laboratorike”, shkruan ai. Çdo vonesë, sipas tij,  do të na kushtojë shtrenjtë!

“Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë të infektuar, aq më gjatë do të vazhdojë karantina dhe më shumë do të thellohet kriza ekonomike. Koha për të vepruar është TANI! Çdo ditë e humbur kushton jetë!”, shkruan ai.

8 komente në “Lulzim Basha i tregon Ramës një mendim: Duhen teste, ndryshe karantina do të vijojë gjatë”

  1. kris says:

    Kopuk koketrashe,, Italia ka mbi 10mije teste/1milon banore, me e larta ne bote

  2. Gjino Angjeli says:

    O idiot, testi nuk te sheron. O idiot, testi nese del negative sot, kjo nuk do te thote se nuk mund te dalesh pozitiv pas 1 ore pasi e ke kryer. Nese del pozitiv, tjeter mesele, po nuk fiton gje. Testimi masiv te jep nje tabllo, nje fotografi momentale, qe ne pak minuta zhduket, transformohet, shoku idiot.

  3. shqip says:

    Foli Voltanes, mos i fol murit. Ne e dimë çfarë duhet bere. Shpjegoja atyre aktivistëve të PD qe bëjnë si garipa.

  4. Ballisti says:

    Keto keshilla nuk i ka nga vehtja e tij. I ka mesuar nga Nard Noka. Ai ka thene shprehjen e mençur: kur bije shi lagesh.

  5. Olimpia says:

    Sakte Gjino…..vendimtare eshte gjurmimi i rasteve pozitiv ,izolimi apo ospitalizimi i rasteve problematike.Dhe sigurisht karantina e rrepte.

  6. Tironsi says:

    Vallahi I puno truri ketij bibilushit,ku I ka shku mendja mor jahu,i squt eshte vallahi,bravo!h

  7. Piro says:

    Lul, kerkoj Rames te japi informacion me te plote per te infektuarit. Sidomos per te infektuarit e rinj. Jo vetem sa infeksione te reja u shtuan me Tirane. Po dhe lagjen, apo kordinatat ku ata ndodhen. Ne kete menyre ajo zone behet vertet zone e kuqe. Sepse do meret vesh nga ata qe jetojne afer. Njerezit do distancohen prej tyre.

  8. Jimi says:

    E po thuaj qe nuk di ky dordolec!? Po ky “gjatovinua” mire qe nuk di, po te mesoj te pakten nga te mencurit! E keqja e kesaj pune eshte se edhe profesor Pipero, ish aleat i tij nuk po ja vershellen fare! Profesor, nuk e ke mire keshtu, veri vesh gomarit, ku e vrete samari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje