Shërimi i mjekut Kraja, Basha: Lajm i gëzuar. Qeveria të zbatojë korrektësisht kërkesën standarte të OBSH, të rritet numri i testimeve

4 Prill 2020, 13:21Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se shërimi i mjekut Dhimitër Kraja është një lajm shumë i mirë dhe ai personalisht ndihet i gëzuar.

Në një postim në Facebook, gjithashtu Basha ka përsëritur thirrjen për  qeverisë, që të rritet numri i testimeve për COVID-19.

Është një lajm i gëzuar për mua personalisht dhe për çdo bashkëqytetar shërimi i Prof. Dhimitër Krajës. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për të gjithë personelin mjekësor që po përballet sot me COVID-19. 

Për të gjithë ata mjekë, laborantë, infermierë, sanitarë e shoferë ambulancash që rrezikojnë çdo ditë jetët e tyre në shërbim të qytetarëve. 

Në këto ditë të vështira ata meritojnë angazhimin serioz të qeverisë për të siguruar të gjitha mjetet e nevojshme mbrojtëse për ekipet mjekësore. 

Transparenca është garanci dhe siguri si për stafet mjekësore ashtu dhe për të gjithë qytetarët. Testimi është mënyra më e suksesshme që po aplikohet sot për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit. 

Prandaj sa nuk është vonë qeveria duhet të zbatojë korrektësisht kërkesën standarte të OBSH: rritjen e numrit të testimeve. 

Çdo shmangie nga kërkesat e përsëritura nga OBSH është papërgjegjshmëri e rëndë që jo vetëm fsheh të vërtetën por kushton shtrenjtë: 

Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më gjatë shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit, aq më gjatë vazhdon karantina dhe thellohet kriza ekonomike. Duhet vepruar sot, çdo ditë e humbur na kushton jetë dhe shëndet!”- shkruan Basha. (TemA)

3 komente në “Shërimi i mjekut Kraja, Basha: Lajm i gëzuar. Qeveria të zbatojë korrektësisht kërkesën standarte të OBSH, të rritet numri i testimeve”

  1. Aleksander says:

    Basha kush eshte?

    1. Roberto says:

      Basha eshte loqja e Berishes i cili e perdor ate kur ja lyp nevoja.

  2. Tan_Tironci says:

    Amon, testojeni kete Idiot, qe tna bine veshet rehat.
    Po te ishte Ky, Tit Vasili ne Amerike, do I merrnin me shpulla ne kto momente.
    As USA nuk e ka ate komoditet te testoje cdo njeri, sidomos, cdo idiot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje