Rituali i kryeministrit

4 Prill 2020, 09:48Politika TEMA

Preferon të jetë në mes të skenës krejt i cënueshën përballë audiencës, pa lap top e celular.

Sot pas tre javësh masa e kokëcarje të vazhdueshme ndaj virusit të padukshëm Covid -19, Edi Rama të shfaqet si komunikues politik.

Statusi që ai ka është po aq i rëndësishëm sa edhe forma e mesazhit.

I vetëdijshëm për këtë, ai e fillon ditën në mëngjes herët duke lajmëruar popullin se masat e fundjavës do të jenë të njëjtat si ato të para një jave.

Pak minuta më vonë përcjell përditësimin e situatës nga zv-ministrja e Shëndetësisë. Më tej, shfaq një video për të treguar se distancimi social sot është më i rëndësishëm se cdo herë. “Kujdes, kemi hyrën në zonën e zjarrit” vëren ai.

Vlerëson qytetarët në një tjetër postim me video që kanë zbatuar rregullat. Edhe policinë në anën tjetër për kontrollet.

Nuk harron të lëshojë ndonjë romuze për opozitën.  Njofton në një tjetër postim se rinis puna për ndërtimin e brezit urban të bregdetit të Sarandës.

Për një orë e gjysmë mbasdite i përvishet komenteve gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Facebook. 200 mijë njerëz e shohin dhe mbi 7 mijë komente për nismën e tij për qiratë, ndihmat në ushqime, barnat e shërbimet vetjake, puna në të zezë, pensionistët, masat në vijim për lëvizjen…etj., etj.

Më pas futet gjysëm ore në dëgjesë me Komitetin Teknik të ekspertëve.

Shfaqet me një video të mëvonshme krenar për Forcat e Armatosura që shpërndajnë ndihma. Dhe… Rama sërish live.

Kësaj here në Tv Klan në “Zonë e Lirë” duke hyrë në orën e dytë të bisedës me Arjan Canin dhe të ftuarit e tij. …As sot Ramën nuk e ndal dot askush…(SI)

6 komente në “Rituali i kryeministrit”

  1. Skënderbeu says:

    O tema faleminderit i hoqe mallin e Berishoviçit njerëzve. Donin të tërë të lexonin sa aktiv është kryeministri, sa rekorde thyen, si arrin të dalë online në çdo moment. Asgjë nuk e ndal kryeministrin, shkëmb graniti në brigjet e adriatikut!

  2. Tef says:

    Perfundimisht rrote kari

  3. Timi says:

    Gjigand! Bravo dhe falemnderit!

  4. Adi says:

    Aman mos na hapni barkun. Diarreja e perditshme e llollollove ne kohe normale mund te topise mendjet e ca budallejve. Po ne kohe te veshtira si kjo llogjet jane pa asnje efekt. Duhen vepra e vepra ska se leket jane bere rrush e kumbulla me ppp. Prandaj ne vend te testimit ne mase kemi llogje te mengjesit, ne vend te respiratoreve llogjet e drekes, ne vend te ndihmes per ata qe jane pa pune llogjet e darkes. Na ndihmofte Zoti!

  5. Ilir says:

    Po , dhe ka perqundjen me te larye te vdekshmerise ne bote nga covid: 5.5 %.
    Kjo shifer shpreh sa e si jane shpenzuar milionat e tenderave ne mjekesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje