30 bluzat e bardha që tronditën opozitën: Politikë derrçe, çështja është te rezultati

4 Prill 2020, 09:18Politika TEMA

Ka dukshëm një rikthim me revan në ashpërsinë tipike politike në vend, në kulmin e krizës së koronavirusit, e kjo fill pas atij zhvillimi befasues iniciuar nga kryeministri Rama, për të dërguar një kontigjent shqiptar bluzash të bardha në Itali.

Fama që ai mori, posaçërisht ajo italiane, falë atij akti solidariteti, qartazi ka rikthyer këto ditë opozitën në llogoren saj klasike; po ajo gjuhë, po ato akuza, po ato mite akuzatore, siç është janë PPP-të dhe oligarkët.

E paralel me to, ka ardhur, shumë naivisht, pohimi i Bashës se “nuk është koha për politikë(!!!), por për njerëzit”. I ka bërë dhe i bën pohime të tilla dhe në rrethana të tjera, kur përbetohet se nuk lufton a përpiqet për karrige, por vetëm për popullin.

Nuk dihet se nga i ka huazuar të tilla fraza, nga ç’histori politike individuale, se kush ja ka këshilluar, pasi e nxjerrin krejt profan.

Njerëzit kanë nuhatje, kanë instikt për të të përthithur në gjithçka bën e thua, e të tilla moralizime zorr të kenë efekt në vetëdijen kolektive mbi atë ç’farë je e sa vlen. Ato e shfaqin kompeksiv, sigurisht dhe paradoksal në terma teorikë, pasi e negativizon të bërit politikë duke qenë njerësh politikan.

Eshtë e qartë se ai bën politike, madje derrçe, në çdo rrethanë e për çdo arsye, edhe këto ditë. Bën dhe kryeministri sigurisht. Bën çdokush që është në llogore politike. Diferenca është se si e në çformë.

Edhe nëse Basha do zgjidhte të thoshte se ai po e lë betejën politike për momentin për t’ju bashkuar të parit të qeverisë në betejë me virusin, natyrshëm që dhe ky një akt politik është, e logjikisht e instiktivisht, ka pritshmëri për përfitime, në mos afatshkurtër patjetër afatgjatë.

Basha është politikan dhe përveçse të bëjë politikë nuk ka asnjë status tjetër për të bërë protagonizmin publik. Nëse ai zgjedh të mos bëjë politikë, nuk ka pse del fare në media e bën deklarime, tipike politike. Ndryshe, ai nuk ka as status të një aktivisti civil apo një figure me vokacion publik falë ndonjë talent apo aftësie të rrallë në një lëmë të caktuar, që të mos bëjë politikën por diç tjetër.

Ç’dreq këshilltarësh ka, apo thjesht bashkëpunëtorësh rreth e rrotull që nuk arrijnë ta gdhendin dot, por e lënë në nivele të tilla fëminore!

Pra, ajo çfarë ndodhi me të parin e qeverisë për disa ditë me radhë, ku në mediat e publikun italian arriti të eklipsojë dhe kataklizmonë e jetëve të shuara në seri, e detyroi opozitën që t’i rikthehet me ashpërsinë e saj tipike gjuhës së akuzave, si të ishte kohë normale.

Por ç’ndodh? Janë tipike si ato të të pas-tërmetit, në formë e përmbajtje, në pikë e presje.

Edhe në mos pastë tregues sondazhi, nuk ka qenë e vështirë të dallohet se stili politik i zgjedhur gjatë post-tërmetit nga ana e opozitës, nuk ia ka tronditur aspak pozitat Ramës.

Eshtë e qartë tashmë, mes shumë dritëhijeve të qeverisjes, se njeriu që sot qeverisë Shqipërinë ka një gen të lindur politik, të ngjizur nga shumë faktorë personaliteti e përvojash jetësore, prej atyre që mungojnë tërësisht te rivali i tij demokrat.

Eshtë pikërisht kjo që nëse sforcohesh të gjesh një dhe vetëm një pikë avantazhuese të Bashës karshi Ramës, të tillë si kreativiteti, energjia, vizioni, fantazia, aftësia artikuluese, kurajoja sfiduese etj., deri dhe morali, nuk do gjesh asnjë. Eshtë ky aspekt, ky detaj, që dhe në imagjinatë e bën të pamundur ardhjen në pushtet të kësaj opozite me Ramën përballë.

Duke qëndruar te akuzat, është mirë t’i kujtohet Bashës, por dhe PD-së në përgjithësi, se e ka të provuar si strategji të dështuar me Ramën. E jo vetëm kaq; e ka fuqizuar politikisht akoma më tepër.

Akuzat ndaj Ramës janë të hershme, sigurisht nga gjuha e Berishës. Janë të hershme e të llojllojshme, nga më ekstremet. Nisin që në vitin 2000 e vijojnë dhe sot, po me të njëjtin intensitet, por me të njëjtën larmi. Rezultati: PD është shpartalluar nga Rama në terma elektoralë prej vitit 2000 e deri më sot.

Kulmi i këtij shpartallimi, si dhe simboli gjithashtu, janë Lokalet e vitit 2007. PD, dy vjet pas ardhjes në pushtet ishte në kulmet e saj. Përballë Ramës për Tiranën do qe ylli i saj në qeverisje, Sokol Olldashi. Rama vinte nga dy mandate, por me të njëjtat njolla si dhe sot nga kundërshtarët e tij.

Fushata që tejet e egër, e akuzave të PD-së iu shtua dhe një foto nudo e Ramës bërë publike. Rezultati në votë qe katastrofik. Pas afro 80 përqind të numërimit të votave, Olldashi deklaron publikisht humbjen.  Ishte ndër fitoret më të thella të Ramës në Tiranë.

Pas gjithë kësaj, PD dhe Basha duhet të mësojnë si bëhet politika e jo se nuk duhet bërë politikë.(Tesheshi)

8 komente në “30 bluzat e bardha që tronditën opozitën: Politikë derrçe, çështja është te rezultati”

  1. Kater snajper dhe une ne dritare do hapnim zjarr says:

    Doli parashikimi im,jo se jam profet si mona me titin,por duke njohur natyren cecene,natyren e sali vampirit me kanun,kam komentuar vazhdimisht kunder lavdeve te gjatoshit,sepse do na ktheni tek molotovet….
    Natyra hakmarrse vrastare,nuk mund ta duroj kete gje dhe ai nxihet ne fytyre dhe urrejtja qe ushqen ai per popullin,na ben te friksohemi se ai po te kishte edhe bomben atomike,mund ta perdorte.
    Ai karierist nuk ja fal edi rames dhe pop heqjen e karrikes.
    Ai nuk ngopet me gjak….
    Edhe lulashi po te mendoj per pop,le te kthej ato milionat qe akuzohet,le te jape ndonje vil per te semuret apo te hape ndonje mence per te varfrit….
    Ata qe ne 90ten premtuan cekun e bardhe dhe zhdukjen e varferise ku jane?pse nuk ndihen?
    Apo u bene per vete sheike dhe sot nuk e rrujne per ata qe flen neper bunkera

    1. Roberto says:

      Jam shume dakort me komentin tend bile besoj se ka shume e shume te tjera per te thene per krimet e Berishes. Sa per cekun e bardhre e ka thene nje miku im i ndjere Gramoz Pashko te cilin ashtu si dhe shume te tjereve Berisha besoj (ky eshte mendimi im) ja mori jeten gjate dergimit te tij ne Itali per kurim.Njesoj sic deshte te vriste Pjeter Arbnorin kur turma u turr ne bulevard me trupin e nje tjeteri te vrare prej tij Azem Hajdarit apo Sokl Olldashi deri tek “defektet” apo “humbjet e kontrollin” te makines te Kosta Trebickes ku “ekspertiza Amerikane” e sjelle prej tij “konfirmoi” aksidentin dhe jo vrasje nga persona profesioniste qe kane vepruar per llogari te Sali Berishes dhe klanit te tij KRIMINAL prandaj une prap e cilesoj qe SALI RAM BERISHA do mbetet KRIMINEL ME DAMKE ne historine e Shqiperise.

  2. Timi says:

    Basha eshte thjesht nje lolo, sherbetor qorr i familjes mafioze te Sali Berishes. Familja e vuri aty ne ate post vetem per ti sherbyer e ruajtur bythen krimineleve berisha babe e bir. Jam dakort me ju gazetar po mua me duket absurde trajtimi i ketij idioti si politikan apo si kryetar. Do ishte mire qe te trajtohej ashtu sic eshte vegel qorre e Berishes. Eshte Berisha pas cdo fjale apo veprimi te ketij honxhobonxhoje (Edi Rana ja ka gjetur sakte epitetin). Dhe sa per matje me Edin jo ky lapanjoz por asnje deri me sot nuk matet. Edi eshte vite drite para ketyre ne cdo drejtim.

  3. "BOHOTINA" says:

    Njeri nga ata te cekut te bardhe te pershendet nga fundi i detit. Atje e deshi Salihu. Te tjeret bejne gam, gam… Keshtu SNAJPER-o qe e ke qare komentin…

  4. JESSSS!!!! says:

    UAUUUUU !!???

  5. Krimineli i pandeshkuar Salih Ram Berisha says:

    keeto qe shkruajne me te drejte komentuesit duhet ti lexojne prokuroret e SPAKUT dhe kandidatet per BKH-ne.Arben Kraja te hape dosjen e banditit pervers dhe ESES-it shqiptar Berishovic dhe urgjentisht.Ne te kundert do akuzohet per vrasjen e shpreses se shqiptrareve!

  6. labi says:

    SHQIPTARET T’I THONE FALEMINDERIT RAMES QE BERI KARANTINEN ,SE TE ISHTE PER BERISHEN DO TI LINTE RRUGEVE TE VDISNIN SA ME SHUME DHE TU BENTE QEJFIN SERBEVE.LUBONJA,BUSHATI,ZHEJI,RAKIPI LLUMRA TE SHOQERISE QE ME PARATE E ARMIQVE TE SHQIPERISE VJELLIN KUNDER TIJ.HARRUAN VITIN 97 KUR BERISHA VRAU 2000 SHQIPTARE DHE DO TI VINTE FLAKEN VLORES.TROPOJANET JANE TRIMA ,POR CUDI NUK DOLI NDONJE TI JA NUMEROJE NE KOKE KETIJ BANDITI ME TE MADH TE POULLIT SHQIPTAR SALI ”RAM;KARAXHIC

  7. Konjak says:

    Politikanet bejne punen e tyre , persa qendrojne ne politik ,ne kohen e duhur ,por ndonjehere edhe ne kohe te veshtira . Persa kohe jan persona publik , do kete edhe pergojime apo sulme ; shume here – tek ne – ne formen me barbare te mundshme . S’ka asgje per tu habitur kur politikanet , gjat punes se tyre ,qofte edhe ne kohe te veshtir , bejne detyren e tyre politike . Ne politike , perdotet masivisht retorika , dialektika ,sofizma e silogjizma qe tek ne , intelektualet apo populli i thjeshte , tingellon disi keq ; por per politiken , ne pergjithesi , eshte nje sjellie normale . Pra , politikanet jane ne te drejten e tyre legjitime , per nje politike te paster e frytdhenese , per popullin ku militojne . Sa per ne ; punonjesit e drejtperdrejt te medias , apo lexusit , e populli qe i ndjek , gjithe zhvillimet ne vend , duhet – me c’do kusht , te jemi sa me rracional e virtuoz , per te mos nxitur nje peshtjellim te pa nevojshem , ndonjehere edhe katastrofik , per gjithe jeten ne vend . Te jemi te pergjegjshem , per c’ka bejme e per c’ka thomi ; te mos behemi , me politikan se politikanet , te mos pergojojme e ofendojme , pa kufi ; per nje vend pune , apo per ca para , duke perlyer qenien tone , me lloj -lloj vesesh . Zoterinj te nderuar , duhet – me patjeter – te jemi me – civil – se sa jemi , te perdorim kolektivitetin , jo per ta xhvatur , por per ta gjetur njeri – tjetrin brenda saj , si e vetmja mundesi ,per te ecur , te gjithe se bashku , drejt perparimit . Zoti na ndihmofte . Faleminderit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje