Pas lajmit tek TemA, Rama urdhëron ushtrinë dhe policitë bashkiake: Të krijojnë urgjentisht kordonët sanitarë të tregjeve. Nga e hëna burg për kokëshkretët

4 Prill 2020, 12:58Politika TEMA

Pas lajmit që gazeta TemA publikoi se si tregjet në Tiranë ishte të mbushur me qytetarë që nuk respektonin distancat e sigurisë, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Teksa publikon fotot në “Facebook”, Rama paralajmëron masa të reja ndëshkimore për të gjithë ata që shkelin masat kundër koronavirusit.

Rama ka urdhëruar ushtrinë dhe policitë bashkiake të krijojnë urgjentisht kordonët sanitarë të tregjeve ndërsa policia e shtetit do të godas shkelësit me masa të reja ndëshkimore.

Gjithashtu shefi i qeverisë bën me dije se nga e hëna kokëshkretët, siç i quan ai, do të shkohet deri në heqje lirie.

“Nëse ky është niveli i kuptimit të detyrës qytetare në frontin e kësaj lufte për jetë a vdekje dhe meqë mesa duket ecurinë pozitive të luftës deri tani, shumëkush po e kupton gabimisht si arsye për t’u lëshuar me idenë se s’na gjen gjë, atëherë përgjigja e shtetit do të jetë reciproke për këdo që nuk do të hyjë në rresht për të mbajtur radhë!

Ushtria dhe policitë bashkiake bashkiake do të krijojnë urgjentisht kordonët sanitarë të tregjeve. Policia e shtetit do të godasë shkelësit me masa të reja ndëshkimore!

Masat e reja ndëshkimore do të jenë ligj ditën e hënë dhe për kokëshkretët do të shkohet deri në heqje lirie!

*Tirana është vatra më e rrezikshme e luftës. Durrësi njësoj si Tirana mund të kthehet në Vaterlonë tonë.  Shkodra është tanimë një bombë me sahat.

Fieri është një rrezik i madh potencial. Kudo mund të na iki avantazhi që kemi krijuar, nëqoftëse do ta bëjmë si Kombëtarja Kuqezi që pjesën e parë duket sikur do fitojë, pastaj… Harrojeni, këtë luftë nuk kemi për ta humbur për ata që s’kanë mendje dhe këllqe të luftojnë si mbarë populli shqiptar.”– shkruan Rama. (TemA)

19 komente në “Pas lajmit tek TemA, Rama urdhëron ushtrinë dhe policitë bashkiake: Të krijojnë urgjentisht kordonët sanitarë të tregjeve. Nga e hëna burg për kokëshkretët”

  1. lesh e li says:

    Rrethim Jo veten tregjeve. Dhe qyteteve apo lagjeve qe krijojne probleme. Te jetojne ne vetmi. Sakrifica e nje vendi te tere po shkon dem nga disa kokeloqe.

    1. #GOPISTI i NSHRAK-ut says:


      Na u mblodhën
      Shqipet bashkë
      “Për nji viç
      m’xu nata jashtë”.
      Ksaj i thonë
      Bujrum virus
      për nji pras
      a nji karpuz.
      O Shqiptarë
      bëni ç’u thonë
      në s’bëtë, nesër
      do jetë vonë.
      Me durim
      e tolerancë
      në pazar
      mbani distancë.

      P.S.
      Për higjenë
      s’ua kam frikën
      në bisht lëmë
      Amerikën.
      Veç ca raste
      ca etapa:
      “E verdha para
      e Kafta mbrapa”

      1. Edlir says:

        Po ca shtet vari karin eshte ky qe pret nga gazeta te marre vesh ku i ka problemet!!!
        Te gjitha tregjet keshtu jane, plot me njerez ngjitur, absolutisht te GJITHA.
        Ca mutin kane bere keta deri me sot! Na kane care karin mos dilni mos dilni: aty ne tregje nga ora 10 deri ne 12 behet nami me njerez, te dhjefsha karantinen!
        Shtet vari karin komplet e kane hallin vetem te leket dhe sa bejne gam gam show kot ne TV.

  2. zhaku i pamposhtur says:

    O motërqiratori i temës nuk fshihesh dot mbas gishtit të Meros. .do vijë ora dhe do jepni llogari për bashkëpunim në vjedhje dhe në shtypjen e këtij populli. .mundoheni të çensuroni zërat kritikë të qeverrisë por e keni të kotë asnjë gjë nuk e ndalon zemërimin e këtij populli aq më tepër gazeta juaj sharlatane. .

    1. Shqip says:

      Rri atje ne greqi ku je o plak i dhjere . Lere popullin se nuk je ti populli o zvarranik. Tru peshk.

    2. Roberto says:

      Mbahu Zhak,ruaj qetesine.Qenke shume i shqetesuar dhe flet ketu per vjedhje dhe shtypje populli.Nuk e di per ke e ke fjalen por nese masat e qeverise per te mire tuaj dhe tonen pa dallim partiak i quhan vjedhje apo shtypje nuk e di c’te te them.Nese e ke fjale per dicka tjeter thuaje sepse nuk besoj se Tema do te censuroje ty apo ndonje tjeter,Dikur mua me ka censuruar PANORAMA edhe pse kam komunikuar me pergjegjsit perkates deri tek kryeredaktori dhe drejtori por prap pas nje pauze vazhdonin te njetin avaz deri sa hoqa dore dhe nuk shkruaj me atje edhe pse dua t’ju a perplas per ato qe atyre nuk ju pelqen prandaj duhet ta mbash me nder emrin Zhaku i Pamposhtur. Mos u dorezo Zhak :-).

      1. zhaku i pamposhtur says:

        Roberto unë vetë jetoj në Greqi por kjo nuk do të thotë që unë nuk duhet të shprehem për sa shikoj se si vuajnë prindërit e mi apo vëllezërit e mi në shqipëri. .unë gjithmonë që nga vitet 90 i kam ndjekur nga afër ndryshimet politike që ndodhën në shqipëri, edhe në emigracion gjithmonë mundohem te marr informacion për sa ndodh në shqipëri. .konkluzioni im është se Rama Berisha Basha dhe meta janë bashkëpunëtorë të instruktuar nga asfalia greke zëri dhe dora e politikës janë media. .popullit nuk i dëgjohet zëri dhe nuk mund të organizohet sepse këta sharlatanë politikanë i zhdukën e i kompromentuan sindikatat dhe çdo lloj organizate me bazë popullin me qëllim që këta të vjedhin të trafikojnë apo të tradhtojnë këtë popull si ua do qejfi…unë gjithmonë kam shkruajtur vetëm me një nickname sepse nuk kam se çfarë të fsheh as militant nuk jam. .si puna e këtyre këtu vërdallë që u djegin replikat e mia. .kam vënë re se moderatori i kësaj gazete jo vetëm që çensuron shumë nga replikat e mia apo edhe të kritikëve të tjerë por i shfaq këto replika vetëm kur lajmi hiqet nga formati kryesor. .një taktikë e njohur dhe e ulët kjo. .nuk kam as dyshimin më të vogël mbi bashkëpunimin e ngushtë të medias me qeverrinë gjithashtu edhe me opozitën për të mbajtur ekuilibrat që këtyre dhe shefave të tyre nga Athina u interesojnë, edhe unë veproj si ty Roberto dhe shkruaj edhe në forume të tjera ku denoncoj ashpër gazetën tema dhe mero bazen për tradhëti të interesave kombëtare dhe bashkëpunim me politikën për konspiracion kundër popullit. .arma ime e vetme është të shkruaj ato që kam parë dhe kam përjetuar pa u rreshtuar mbas asnjë formacioni politik. .gazeta e meros mund të çensurojë 5-25apo 150 persona por jo një popull të tërë. .unë do vazhdoj të bëj detyrën ndërsa edi me meron dhe me larot e tyre që nderojnë nga 50 nickname çdo ditë kuptohet që do vazhdojnë tradhëtinë dhe konapiracionin në kurriz të këtij populli. .

  3. Cudia says:

    Foto 3 eshte vari k…ret. jemi popull injorant nga kepuca te kapelja.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Fut ushtrine ne toke me tela dhe postoblloqe.. Filloni burgosni.. Do pak Enver shqipja..

    1. Si nuk na erdhi njehere nje njeri ne krye te qeverise ?! says:

      O idiote frikacake qe po dhisni ne breke nga frika e psikopatit ed rama ?!
      Po pse o idiote, shtetrrehimi po e mban korona leshin ?!
      Nese cov -19 lesh me qimja do ishte i vertete keshtu siç e bejne mafiozet e politikes, atehere bo shuhej gjithe mileti.
      Per çfare lesh distancash flisni, a thua se virusi hyn direkt nga goja ne goje. Nese do ishte i vertete virusi dhe dikush me virus do endej neper treg, virusi do endej ne ajer dhe do ta hanin edhe ata me dy metra distance edhe ata me 5 metra.
      Nese do ishte i vertete, klush do ishte ai shkerdhate doktor, politikan apo matematicien OBSH-je qe do jepte prognoza idiote, se kjo pune mbyllet ne prill, a ne maj, a ne dhjetor apo kur ? Apo do leshonte ed rama ushtrine dhe do bombardonin virusin ?

  5. Tim says:

    Kapic Naresh ne dukje!

  6. Agim says:

    O lesh ti qe po lhen shum si qenet e terbuar ne je burr me bolle shko ne spital ku jan te infektuarit atje do te shhohesh te tem nga ke dal.

  7. Kozmos says:

    JEMJ POPULLI ME IDIOT QE KA BALLKANI DHE EUROPA . MBAS KETYRE PAMJEVE TREGOHET QARTE CFARE QYTETARIE KANE SHQIPETARET . TURP JANE TE BABEZITUR . NUK RESPEKTOJNE RREGHLLAT ,AS KUR BEHET FJALE PER SHENDETIN E TYRE , SA PER ETIKE NUK FLITET FARE . JA ,KY POPULL INJORAT KERKON TE HYJ NE EUROPE ,TE RRESHTOHET ME KULTUREN EUROPIANE .
    JEMI NJE POPULL SKANDALOZ !!!

  8. Shkodrani says:

    I LUTEMI z. Rama ta bajne te njejten gja edhe ketu ne Shkodër, jo vetem te tregu por ne cdo cep te qytetit perfshi Kiras e Dobrac qe para disa muajsh i kishim problem per vrasjet tesh jane ba problem per covid19.

  9. Doktoresha says:

    O zot! Shqiptaret perfundimisht jane te babezitur! Mos u fryfshi , mos u ngopshi o kafshe! Qe merrni te tjeret ne qafe! Ne qafte ju rafte juve se nuk keni per tu bere njerez ndonjehere! Mbyllini mbyllini kafshet e rrezikeshme! Aty te ngordhin brenda me idene!

  10. faro says:

    Si nuk pamë një nga këta të PD, të dalë në treg? Si nuk pamë një nga doktorët e tyre të vesh perparsen e BARDHE, por ndjellin, që të gjithë vetëm ZI, nëpër media.?

  11. FaceMaskforAll says:

    Tashme eshte e qarte qe qente e Sorosit dhe cabalit qe perfaqson po implementojne planet ogurzeza per nje rend totalitar boteror.
    Fillon me krijimin e nje problemi.
    Media ben te veten duke amplifikuar impaktin ne popull.
    Pupulli binded nga injoranca e madhe dhe strukturat inefikase te demokracise.
    Organet e larta shendetosore shteterore dhe nderkombetare jane ifiltruar ne liste page. Dihet kush komandon WHO. U pa shume mire sa kohe iu desh per te deklaruar pandemine.
    Shkenca hesht dhe ska transparence, nderkohe jep shprese per kuren qe do te pakten nje vit.
    Ushtria shfaqet ne skene si perforcues nen petkun e deles se bardhe.
    Masat shtrengohen dhe izolohet popullsia, nderkohe te pasurit largohen neper residenca.
    Merren masat e para drastike duke hapur bunkeret strategjike (zona safe ne vendet e zhvilluara)
    Shtrengohen me shume masat dhe ushtria merr me teper fuqi, tashme liria nuk ekziston dhe masat merren pa u konsultuar ligji.
    Ekonomia e shumices bie teresisht.
    Depresion dhe frike, populli nuk mundesi reagimi dhe eshte i varuar nga ndihma.
    Ktu mbaron testi dhe ka pike kthimi. Populli i varferuar gezohet qe nje kure eshte ne shperndarje nderkohe cabali i erret ka arritur te ontrolloje ekonomine totalisht.

    Nese testi shtyhet me shume rrezikohet lufte biologjike midis fraksioneve. Ose njerzit dalin ne rruge te egersuar dhe trondisin boten.

    Askujt mos ti shkoje ne mendje qe ky virus eshte natyral apo e sajoje kina. Arsyeja eshte e thjesht:- Po te ishte natyral do ishim prekur me pare ne forma me te lehta pasi kalimi nga gjallesa mbartes tek njeriu do te ndodhte ne faza dhe ne vende te ndryshme. eshte absurde te mendosh qe ndodhi ne nje treg.
    Nuk ia mbathi nga laboratori i niv 4.

    Virusi eshte studiuar te pakten qe nga 2015 dhe teste jane kryer per te gjetur nje gjallese mbartes qe njeriu ka kontakt. Teste jane kryer ne vendet me te perparuara dhe vetem nje fije e holle e ndan studimin shkencore nga perdorimi i saje per humanizem apo kntroll totalitar.

    Imagjinoni sikur ky virus te ishte komplet gabim inje shteti si Kina , cfare rhetorike do kishte EU?US ndaj tyre. Te gjith i kane duart e ndyra.

    1. na mbyten injorantet turcelinj says:

      Leri more keta muter si ky me lart e ca cecen qe bejne si cuba leri te vdesin rruges…
      Leri keta si jul deda e sali krimineli e ilir meta te vdesin se nuk kemi nevoj,mblidhi te gjithe keta qe jane kundra rregullave ne nje vend si ata te lebrozes …
      Jane ca plehra tek gazeta antishqiptare DITA qe bejne thirrje me keq nga krimineli vicidolit,leri keta esat pasher te shkojne ne hale dhe te mos ju dihet edhe varri,se boll na kane vjedh ne keto 30 vjet.

      1. FaceMaskforAll says:

        Nuk jam aspak kundra masave te marra por duhet konsultim ligjor dhe jo ad-hoc si pas mendjes se se nje idividi. Mos harro se u shpall gjendje alarmante fill mbas kongresit kur dihej mire cpo ndodhte dhe ashtu vazhdoi me pas po sipas mendjes se te parit.
        I pergezoj masat e marra por duhet kujdes mos tejkalohet kompence ne nje shoqeri demokratike.
        Abuzuesi te ndeshkohet sipas ligjit dhe ligji te jete i qarte dhe i mbeshtetur nga ligj-venes dhe jo nga postime facebook. nga aty rrjedhin abuzime nga dora injorante e ligjit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje