E ka perballuar me sukses betejen me koronavirusin mjeku i njohur Dhimiter Kraja, qe u infektua teksa ishte ne sherbim.
Ai ka dale i sheruar nga spitali Infektiv, pas trajtimit disa ditor ne kete repart.
“Lajm shumë i mirë nga spitali infektiv. Sapo ka dalë i shëruar prof. Dhimitër Kraja!”- shkruan ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu.
Mjeku Kraja pas 48 vitesh ne sherbim, ishte nder te paret qe iu bashkua thirrjes per staf e personel mjekesor ne emergjencen qe po kalojme.
Mëshira e Zotit të Madhërishëm qoftë mbi neve!
Doktorin e kam takuar edhe personalisht para 4 vitesh, dhe eshte njeri shume shume i mirë.
Urime Doktor ?, te kesh nje shendet sa me te mire.
Edhe Doktoreshe Najaden, edhe Doktor Tritanin i kam takuar personalisht.
Pra kam pasur takim me te tre keta mjeke-njerez shume te nderuar .
Jane mjeke shume te afte dhe njerez shume shume shume te mire.
Nuk gjej fjale per ti falenderuar.
Gjithe te mirat!
???