Alkooli dhe femrat i shkatërruan karrierën, shprehjet më të famshme të Best: Nëse do isha i shëmtuar, nuk do dëgjonit për Pele

5 Prill 2020, 13:06Sport TEMA

Xhorxh Best konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë në historinë e futbollit edhe pse nuk pati një karrierë të gjatë. Veshur me fanellën e Mançester Junajtid, Best, e arriti shumë shpejt suksesin që u pasua edhe nga fama. Por, kjo e fundit do t’i sillte telashet më të mëdha si pasojë e pijeve alkoolike.

Së fundmi, janë kujtuar edhe disa nga thëniet më të famshme të Xhorxh Best, nga “Nëse do të isha i shëmtuar nuk do të dëgjonit për Pele”, deri tek ajo për Bekam: “Bekam? Ai nuk mund të godasë me të majtën, nuk godet me kokë, nuk mund të mbrojë, nuk shënon shumë gola. Përveç këtyre, është lojtar i mirë.

1-Linda me shumë talent, por ndonjëherë kjo është shkatërruese.

2-Në vitin 1969 hoqa dorë nga alkooli dhe femrat. Ishin 20 minutat më të këqija në jetën time.

3-Kisha një ship pranë një plazhi, por për të shkuar atje duhej të kaloja nga një bar. Nuk shkova asnjëherë të lahesha.

4-Shpenzova një thes me para me makina, femra dhe alkool. Pjesën tjetër, thjesht i shpërdorova.

5-Sa herë shkoj diku, janë rreth 60 njerëz që kërkojnë të më qerasin me një pije. Unë thjesht nuk di të them jo.

6-Nuk është e vërtetë që kam fjetur me 6 Miss World. Kanë qenë vetëm tre.

7-Pele thotë se mendon se unë jam më i miri në histori. Unë asnjëherë nuk jam ndjerë inferior ndaj një futbollisti tjetër. Nëse unë do të kasha lindur i shëmtuar, ju nuk do të kishit dëgjuar për Pelen.

8-Mbase “ të jesh vetëm” është një fjalë e fortë, por unë gjithmonë e kam shijuar të “jem vetëm”.

9-Do të ktheja të gjithë shampanjën e këtyre viteve, për të luajtur edhe një ndeshje europiane me Erik Kantona në old Trafford.

10- Bekam? Ai nuk mund të godasë me të majtën, nuk godet me kokë, nuk mund të mbrojë, nuk shënon shumë gola. Përveç këtyre, është lojtar i mirë.

11-Njëherë thashë se IQ e Gaskonj është më e vogël se numri i fanellës së tij dhe më vonë ai më pyeti se çfarë është IQ?

12-Kam aq të dashura sa kokrra rëre në det, prandoj po e lë futbollin.

13-Shumë lojtarë janë quajtur si “Xhorxh Best i Ri”, por vetëm me Kristiano Ronaldon e kam marrë si compliment.

14-Është për të qeshur kur gazetarë më shohin si një yll në rënie. Ata ulen në një zyrë prej orës 9 deri në 5 dhe nuk e di sa paguhen, por mua më japin pesë mijë euro për intervistë. Tani, kush është një yll në rënie?

2 komente në “Alkooli dhe femrat i shkatërruan karrierën, shprehjet më të famshme të Best: Nëse do isha i shëmtuar, nuk do dëgjonit për Pele”

  1. Z says:

    Nuk eshte mire qe njeriu te bjere pre e veseve te tij! Te pish per qejf ,jo te dehesh! Te shkosh me femra per qejf ,jo per t’u shkateruar! Te shijosh jeten me mencuri,jo te abuzosh! Por keshillat jane te teperta gjithmone dhe nuk vlejne sidomos ne kohen e sotme,sepse femijet lindin me universitet!

  2. Man U Fans says:

    Pele is Good, Maradona is better, George is the Best !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje