Ceremonia e varrimit që infektoi Shkodrën: 38 të prekur me COVID-19 nga i njëjti burim

5 Prill 2020, 16:25Sociale TEMA

Shkodra është vatra më e nxehtë e përhapjes së koronavirusit pas Tiranës. Aktualisht në këtë qytet numërohen 38 të prekur dhe një person humbi jetën.

Të infektuarit u përkasin 2 lagjeve Kiras dhe Dobraç ku përhapja e virusit ka qenë me ritme të shpejta.

Por si u bë papritmas Shkodra një zonë e kuqe në hartën e përhapjes së Covid-19?

Gjithçka filloi në një ceremoni varrimi në një familje në lagjen Kiras.

Edhe pse vendi kishte të paktën 10 ditë që ishte futur në karantinë dhe nuk lejoheshin grumbullimet masive të njerëzve, në mënyrë krejt të papërgjegjshme në këtë ceremoni të zhvilluar në mes te marsit, kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm personash.

Një prej të pranishëmve, një vajzë, ishte kthyer pak ditë më parë nga veriu i Italisë ku ishte prekur nga koronavirusi, por nuk kishte shfaqur simptoma dhe nuk ishte në dijeni.

Aty ajo ka infektuar një grua e cila ia ka përcjellë më pas familjes së saj, përfshirë edhe fëmijëve.

2 javë pas ceremonisë janë konfirmuar si të infektuar të 6 anëtarët e familjes. Ndërsa sot, në Kiras, të prekurit janë 28, të gjithë ngai njëjti burim.

Nga ceremonia e Kirasit e ka burimin edhe vatra tjetër e të infektuarve, në lagjen Dobraç.

Ka qenë një prej pjesëmarrësve në varrim që e ka përhapur tek të paktën 9 persona të tjerë.

Edhe gruaja që humbi jetën në lagjen Draçin dyshohet se ka qenë pjesë e zinxhirit të të infektuarve nga Kirasi.

Papërgjegjshmëria e këtyre individëve që thyen rregullat e karantinës e ka shndërruar Shkodrën një prej zonave më të rrezikuara nga pandemia.

Por krahas shkeljes se ligjit nga ana e tyre, shqetësues është mos zbatimi i ligjit nga policia e Shkodrës. Policia duhet të kishte ndërhyre për mos lejuar zhvillimin e ceremonisë me pjesëmarrjen e personave të tjerë, siç ka ndodhur deri tani në të gjitha qytetet e tjera të vendit, pasi grumbullimet e tilla ishin të ndaluara kategorikisht me akt normativ, si rrezik për përhapjen e infeksionit.

Shkodranët po ashtu duken pak të sensibilizuar për rreziqet. Këto janë pamjet e marra një ditë më parë në tregun e Zdrales, me të madhit në këtë qytet.

15 komente në “Ceremonia e varrimit që infektoi Shkodrën: 38 të prekur me COVID-19 nga i njëjti burim”

  1. I papami says:

    Duhet shkarkuar drejtori i policise ne Shkoder. Eshte neglizhence e rende ne kete kohe

    1. Tirona says:

      Nuk o faji i drejtorit te policise, faji eshte i kryetares se bashkise dhe atij aktorit palaco-pseudokomik qe me veprimet e tyre me dasje sensibilizuan disa te papergjegjshem te mos zbatonin rregullat e leshuara nga Qeveria.Prokuroria duhet te nisi hetimet ndaj ketyre dy personave dhe ti coje para drejtesise. Me kete veprim qe kan bete kto, po te ishin ne Kine , tani ata do kishin barin dy pellembe mbi varrin e tyre.

    2. KUTE KEPUTE says:

      O Zotni nuk e ka fain policia
      Shkodra esht Shkoder
      Fain e ka Voltana , Luli, Berisha we theresin mos degjoni RAMEN
      Shkodra ta kuptoi kush ja u futi
      RAMA PUNON ka bere DETYREN
      Shkodra tashi do ket problems
      Basha Berisha LIKE FLOLIRI MONA Jane LAPAQEN
      Nuk degjohen ata

  2. Petrit Vasili says:

    Po pamjet ku jane , mashtrues

  3. sunitet nuk behen njerez,lloji i kafshes......... says:

    e kupton tani ti mer dobic sulltoni[ti qe shan] pse une dje me sarkasma thashe se: sunitet lindin dhe jetojne per ……..te vdekur[infektuar nga corona] jo vec ata por duke marre me qaf edhe dhjetra familjare e femije te tyre! ptuuuuu,plehra!

    1. Evgjit grek says:

      O magjyp i pontit te q…a cfare ke ne shtepi shpresoje qe te gjejne se kush halene je dhe te janullosur sumen

    2. Sado te bejne europianet greket i tradhton lekura e zeze says:

      E mor rrac kinezi qe kujton se ofendon???ta Kam then un ty, vetem qirja dhjet here ne dite te ben derman, o rrac kurve e perzime me aziatik

  4. Shkodrane says:

    100% shkrim i vertet, jane edhe baret ne qender dhe ne cdo cep te qytetit cdo dite plot me njerez dhe me qepena te ulur por policia nuk i sheh, ishalla edhe me ndihmen Tuaj te gazetes i shkon ky artikull ne vemendje te KM ose Min. te Rendit.

  5. Genci says:

    Ajo vajza në burg patjetër. Ka ardhur nga Italia e për më tepër VERIU dhe nuk është vetekarantinuar për minimumi 14 ditë. Ka qenë rregull i detyruar prej fillimit të marsit. Në burg pa asnjë diskutim. Çfarë faji ka dr policisë kur një njeri shkon me apo vetëdije (ska asnjë rëndësi) të infektoje burra gra e për më tepër fëmijë. Edhe sikur të mos ishte lejuar të kryhej ceremonia ai njeri jo i vetekarantinuar po kaq njerëz e më shumë do kishte infektuar.

    1. Ilir says:

      Ajo ne burg po e po, pastaj ai zagari I Zefit, per thirrjet publike, policia qe nuk ndaloi njerezit te grupohen. Kryetarja ne detyre e bashkise per mos marre masash, Mos veprim. Familjet te dyja per mosbindje, e mosrespektim te ligjit. Te gjithe keta nese duan te vdesin per i at te Edi Rames, Le ta bejne, por pa rrezikuar qytetaret e tjere te Shkodres, qe duan te jetojne.

  6. Dauti says:

    Po nuk ju thone kot, malok. Ka nje baze se jane dru me pre

    1. o trap Juli nuk ka moter vetem po ja dhe ti motren tane ta ngrehi ai

  7. specialisti says:

    Zotni shkrimtar, ke te drejte qe nuk duhej bere ceremonia mortore, me grumbullime njerezish. Situata eshte jashte kontrollit ne ato lagje. Shkodranet tani mund te binden qe virusi mund te bjere edhe ne Shkoder. Ishalla me kaq.
    Fotoja qe ke nxjerr nuk eshte tregu ne Zdrale, por Pedonalja .

  8. EO says:

    Sherim te shpejt te gjithve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje