FOTOT: Pacientët me koronavirus transferohen “gabimisht” në anijen e Marinës amerikane

5 Prill 2020, 10:13Bota TEMA
FOTOT: Pacientët me koronavirus transferohen “gabimisht”

Dy anije të Marinës Amerikane, “USNS Comfort” dhe “USNS Mercy”, janë shndërruar në spitale, për të përballuar krizën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Secila nga anijet ka mbi 1 mijë shtretër, por në ato do të vendosen pacientë që nuk janë të prekur nga koronavirusi, por sëmundje të tjera, në mënyrë që në spitale të lirohet vend për të infektuarit me Covid-19.

Por ndërsa ka nisur vendosja e pacientëve të parë në “USNS Comfort”, Daily Mail shkruan se janë transferuar edhe 5 pacientë, të cilët kanë qenë të prekur me koronavirus. Kur ata janë vendosur në anije nuk kanë pasur asnjë simptomë të virusit, të cilat janë shfaqur më pas.

Megjithatë, pacientët u izoluan sipas protokollit dhe më pas u transferuan sërish në spitalin ku kishin qenë të shtruar.

1 komente në “FOTOT: Pacientët me koronavirus transferohen “gabimisht” në anijen e Marinës amerikane”

  1. Tetari says:

    nuk jane shendruar ne spitale kane qene jane dhe do jene anije spitale ? its Navy

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje