Ish-ministri i LSI-së, Edmond Panariti, përmes një statusi në Facebook thotë se qeveria duhet të ndihmojë fermerët në vështirësi që të prodhojnë në këto kushte krize.
Sipas tij, qeveria duhet t’ju japë atyre 72 milionë eurot e papërdorura nga paratë e BE për bujqësinë.
Nje “peng” i mbetur me sa duket qe nga koha kur Panariti ishte minister bujqesia, tre vite me pare!
Postimi i plote i Panaritit:
72 milionë euro të papërdorura nga paratë e BE për bujqësinë, (fondet IPARD), të cilat “flenë” ende në sirtar të shkojnë si mbështetje direkte për fermerët në vështirësi!
Sa më parë dhe sa më shpejt!
Jo si asistencë mbijetese por për prodhim në kushte krize!
Ato para, në kushtet e paralizës së tregjeve dhe pamundësisë së ekzekutimit të projekteve për shkak të pandemisë, do të “digjen” brenda vitit, nëse nuk i kërkohet që tani Bashkimit Evropian që ato të përdoren për të mbështetur fermerët e pambrojtur dhe të pambështur ne prag falimenti nga kriza e rëndë e COVID.
Kjo është “lëvizja” që do të mirëpritej nga BE pas propozimit të qeverisë!
Sepse ky “rikanalizim” i fondeve në përshtatje me situatën, u shqyrtua edhe në mbledhjen e 26 Marsit të Ministrave të Bujqësisë të BE, të cilët konstatuan se vetë rregullorja krijon fleksibilitet të mjaftueshëm për një veprim të tillë.
Prandaj Komisioni, ka vënë ne levizje një proces të përshpejtuar për administratat kombëtare për ta përshtatur programin me krizën aktuale.
Vetë politika për bujqësinë e BE, po shikon mundësinë për kryerjen e pagesave direkte për fermerët e tyre më herët se vitet e tjera, duke rritur sasinë e parave paradhënie.
Prandaj duhet vepruar shpejt, menjëherë.. Tani!
O koqe panariti.
Po ku je tash tre vjet?
Sot te ka ra nder men qe ka lek te pa shpenzuar.
Ti i bllokove se fermeret nuk te jepnin 30 % ?
Sa te degjeneruar jeni.
Tamam te LSI.
Hajduta.
Po rri urt o LEGEN ,HAJDUT I DEGJENERUM.
Sali Berisha do futur ne dhe per degjerimin qe i beri drejtesise, ndryshe keto ndyresira duhej te ishin ne burg per vjedhjet qe i kane bere ketij populli. Panariti ashtu si Meta krye hajdut.
Ndehme per bujkun!!! bujku jeni ju Ndihme per naftetarin, naftetari jeni ju , ndihme per te vobektit , te vobektit jeni ju , ndihme per studentet, studentet jeni ju , Ju jeni kodo andaj s’ka vend per ne
Boboooo, kujdeset ky per bujqesine, qe kur ishte minister bujqesie i masakroi keto fonde. Tani shet moral jep mendje nje bishtatundes qe nuk bani asgje per germeret, pervec se i zhvati ata. Turp.
O z.Ish.Minister! Shume i vonuar je! Ku ishe deri tani?! Pse nuk i ndate kur ishit ne qeveri?! Apo nuk rate dakord per te ndare copen!