Franca lëviz e pavarur drejt Rusisë

5 Prill 2020, 08:42Politika TEMA

Europa duhet të gjejë mënyra dhe rrugë për mbrojtjen e interesave të vet të sigurisë, pavarësisht qëndrimeve të SHBA. Në krye të kësaj qasjeje qëndron Franca, që së fundmi ka propozuar emrin e ish-ministrit të Jashtëm, Hubert Vedrine, në një panel ekspertësh të NATO-s ku do të flitet për të ardhmen e aleancës.

Emri i Vedrine është një zgjedhje e duhur për politikën e Macron në raport me Rusinë, pasi ish-ministri ka deklaruar shpes nevojën e “një rithemelimi të marrëdhenieve tona me Rusinë pa pritur Trump i cili, nëse do të rizgjidhet do të nisë një dinamikë raportesh me Rusinë pa llogaritur interesat e Europës”.

Kjo qasje shihet si shumë problematike në vendet e Europës Lindore dhe Qendrore, duke rrezikuar një rritje të qëndrimeve proamerikane, aq sa të krijojnë në dikotomi me Europën Perëndimore.

Të qenit në distancë me SHBA arsyetohet si një nga psetë e zgjedhjes së Vedrine në panel, përveç faktit se ai njeh problemet e aleancës.

“Vedrine është i njohur për pavarësinë e mendimit dhe nuk njihet si militant i marrëdhënies atlantike. Emri i tij është pra një zgjedhje e natyrshme sepse është pikërisht për rivlerësimin e misioneve të aleancës në perspektivë, parë nga përvoja dhe pavarësia”, citon “Politico” një burim zyrtar të presidencës franceze.

Gazeta në fjalë kujton ndërkohë faktin se Vedrine është një nga teoricienët e tezës së “mëkatit perëndimor” duke vënë në dukje arrogancën e Perëndimit në imponimin e vlerave të veta pjesës tjetër të botës. Referimi i arrogancës na çon në Greqinë antike, ku besohej se arroganca qëndron në themel të rënies së pushtetit.

Sipas tij, aneksimi i Krimesë ishte pjesërisht pasojë e politikës amerikane të zgjerimit të NATO-s, ndërkohë që duket se zgjedhja e tij është bërë edhe sepse ndan të njëjtën pikëpamje me Macron për marrje të përgjegjësive më të mëdha në çështjet e sigurisë.

“Vedrine mishëron trashëgiminë golisto-mesdhetare…dhe e sheh veten si realist, i vendosur në mbrojtjen e interesave të Francës”, shprehet një studiues amerikan.

Mesa duket koha për të zgjedhur mes amerikanëve dhe europianëve, po afron edhe në NATO.

5 komente në “Franca lëviz e pavarur drejt Rusisë”

  1. Liri says:

    HA HA,ARTIKULL NGA POLITICO GJETET TE BOTONI.FAKE NEWS

    1. PEPJA says:

      Beni si them une mos beni si bej une.

  2. Aleks says:

    Makron I sherben vetem interesave ruse pansllaviste me ose pa vetedije! Pa US në France vec arabishtes sot do flitej gjermanisht. Të gjitha interesat ekonomike, edukative dhe kulturore të Frances, sidomos ne ballkan, prej 2015 jane lene ne dore te Kremlinit.

    1. pjeter says:

      Makron shikon interesat e veta ne radhe te pare.Por nje dore ne kete Gjyllurdi gjeopolitike, ja dha edhe Trumpi,e beri çarcaf Europen,i dha hapesira te mjaftueshme Ruseve e Kinezeve ne Europe,gje qe paraardhesit e tij i kane kushtuar shume vemendje dhe shume para te taksapaguesve Anerikane per te pasur ate Rend dhe ate influence ne europe.Amerika Ferst e Trumpit,dhe ky virusi,i dhane Shtyse Makroneve,Urbaneve,Kazinskave te shkojne per qef te tyre,qe per vec shkaterrimit te Europes,per Ameriken do jete me e veshtire te dominoje,pa marre parasysh,Ruset,e Kinezet ne Europe.Ish srkretari i njohur Amerikan ,Kissinger,te ben te mendosh thelle,”Pas virusit rendi boteror ndryshon per gjithmone”,dhe kjo per ne shqiptaret eshte shume negative.Kur Amerika lejon nje politike te tille ne Europe,Shperfill shtete si Gjermania,Franca, Italia,i Bombardon me taksa si ben me Kinen,le hapesira ne investime strategjike Kines ne zemer te europes,,Ku edhe presidenti vuri me shume se nje here dyshime mbi aleancen e NATOS,ne qe jemi te paperfillshem per kedo,vlejme akoma me pak.Kur u vendos te Bombardohej Serbia,Ministri i jashtem Italian Dini,nuk ishte shume i sigurt ta bente nje gje te tille,per te mos folur per ate Grek,por edhe Francezet nuk ishin shume te bindur.Por Albriht,i vuri ne rresht, Edhe ne keshillin e sigurise ne OKB,u be ajo qe duhej bere sepse Amerika e donte,dhe rezultati dihet.Sa eshte ne gjendje sot te beje Trump ne europe nje gje te tille? Ska asnje Shanc te binde Merkel,as Makronin,e as Italine.Gjermania vazhdon interesat e gazit me Ruset,duke anashkaluar me paperfillje Amerikane e te tjere,Italianet nuk jane shume te sigurt,pas ketij virusi te mos pranojne miliardat Kineze,per 5G,Francezet edhe ata, nuk po kerkojne Leje me per neokolonianizmat ne Afrike,plus Gjemani france Po i bejne konkurrence te Forte Boing,me Airbusin.Nuk e di por eshte shqetesuese ky dobesim Amerikan,nuk di pse,eshte papergjgjeshmeria e Trumpit,Apo Eshte nje politike afatgjate Amerikane ,fakti eshte qe per neve nuk eshte iç mire.

  3. Titi says:

    Kot fare, rusia mund te mashtroi ndonje shtet te varfer nga lindja dhe jo Francen. Putin dhe diktatura e tij jane misheri i antivlerave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje