Nga Olti Rrumbullaku
Dy të dielat e mëparshme (22 Mars dhe 29 Mars) postova një krahasim të Shqipërisë me Sardegnën duke u bazuar në një funksione polinomiale të gradës së dytë dhe gradës së tretë që përmblidhnin më mirë rezultatet deri në ato data.
Funksioni më optimist i gradës së tretë i javës së shkuar parashikonte që do kishim një kulm rreth 87 të shtruar nga mesi i javës dhe sot do ishim në rreth 78 të shtruar. Për fat të mirë kulmi ishte rreth 82 të shtruar nga mesi i javës dhe sot numri qëndron në 71 të shtruar. Rezultatet janë më të mira se sa sugjeronte algjebra në javën e shkuar (grafiku i dytë).
Mirëpo, nga sot grafikët tregojnë dy histori krejt të ndryshme:
A. Mund të vazhdojmë të mbetemi të disiplinuar deri në fund, duke shpresuar që të kemi përsëri një funksion të gradës së tretë që ka një prirje rënëse thelbësore në vazhdim.
B. Disiplina do të rrëzohet dhe do të mbetemi në një funksion kuadratik (të gradës së dytë), me prirje rritëse të lehtë dhe disa ditë dhe më pas prirje rënëse në vazhdim.
Edhe një situatë e ndërmjetme është përsëri një ndryshim pozitiv. Mirëpo, jemi në mes të rrugës. Kjo nuk është garë e shpejtë. Kjo është një maratonë që kërkon edhe më shumë impenjim pas mesit të garës.
Secili të bëjë detyrën e vet. Nuk ka darka, festa familjare, funerale apo asgjë tjetër që duhet të na pengojë. Edhe Sardegna që është izoluar nga italia rreth 6 ditë pas nesh po arrin të balancojë situatën, megjithëse ka dy herë më shumë të inventuar, dy herë më shumë të shtruar dhe dy herë më shumë humbje jete së Shqipëria.
Ne duhet të rikthejmë sa më shpejt minimumin e rasteve në spitale dhe kjo mund të bëhet vetëm nëse të gjithë e kuptojmë që rregullat e kësaj luftë vazhdojnë e vazhdojnë deri tek i shëruari i fundit!
Flm per punen dhe qartesine e studimit! Jep shprese dhe besim se do tja dalim!
Une vleresoj kedo qe me qelllimin e mire perpiqet te kuptoj trendin e perhapjes se ketij virusi ne Shqiperi pasi kjo eshte dicka mjaft e veshtire edhe per specialistet neper bote. Shkrimi i mesiperm per mua eshte shume here me mire sesa idiotesite qe leshon Zaloshnja neper mediat e tredhura shqiptare. Gjeja me e rendesishme per muar i cdo publikimi te dhenash/kalkulimesh te tilla duhet te jete qe te mos shkaktoje me shume panik e paqartesi per publikun.
Thelbi qendron qe Shqiperia deri me tash eshte nen nivelin e parashikuar qofte per shtrimet e ca me teper per numrin e te vdekurve – dhe kjo eshte fantastike. Kjo duhet thene vazhdimisht dhe te pershendetet solidariteti i 90% te shqiptareve pasi kjo eshte arritje e tyre.
Statistikat e mirefillta dhe zyrtare duhet te na i jape task forca prane Kryeministrise, ata duhet te japin te dhena te perditshme lidhur me keto trende per te te mos ja lene ne dore te pseudo statiticienve si puna e Zaloshnjes.
Persona si Zaloshnja qe nuk e kutpojne as statitiken mjekesore e ca me pak epidemiologjine mund te bejne me shume dem sesa informim per publikun. Zoteria me siper me duket se nuk pretendon te jete as statiticien e as epidemiolog dhe thjesht flet per kalkulimet e tij lidhur me trendet ne vendet perkatese dhe mesazhi i tij ne thelb eshte pozitiv e edukues per publikun.
traplleqe.po nese kete jave nga trajta polinomiale kthehet ne eksponenciale te mirefillte?fakti qe te ka ndryshuar dy here funksioni ne varesi te grades se polinomeve do te thote qe ske bere parashikim thjesht ta ka dhene kom duke u nisur nga vlerat per cdo dite,
Fiti juaj polinomial prapashikon paciente me korona perpara se te shperthente epidemia :). Kaq per vlefshferine e tij. Ndoshta po te ishte perdorur analiza ne vend te algjebres do kishte qene me mire. Sidoqofte, faleminderit per argetimin.
Ne kohen e koleres et te murtajes, sharlatanismi vetem jepte recetat falso te sherimit.
Sharlatanizmi i sotem, merr format e “parashikimeve” ,ga pseudo-shkencetaret. Turp et faqe te zeze per shkencen nese do te perfaqesohej nga nje fytyre e tille.
Shko meso bazat e interpolimit Olti perpara se te besh “parashikime”. Mjere Shqiperia per “pedagogun”, e mjere ata qe “mesojne” prej teje !
Gardci do ishte ngritur nga varri per te shkruar ” Pseudoshkenca ne kohen e koranvirusit”. Turp !!!
Bravo…Shpetuam