Braçe i përgjigjet Armand Dukës: Shit Bentley-n, nëse nuk dalin paratë paguaj me fitimin tënd nga DIGITALB

6 Prill 2020, 16:50Sport TEMA

Nga Erion Braçe

Ishte: Futbolli nuk eshte per hallexhinj! U be: Jep para per hallexhinjte e futbollit! Shit bentley-n tend! nese parate nuk dalin, paguaj me fitimin tend nga digitalb!

Kaq mund te kish qene pergjigja per presidentin e FSHF. Por sa kohe futbolli eshte nje e mire publike dhe, evazioni fiskal nje problem shume i madh per kete vend, do e zgjas pergjigjen.

Qysh javen e dyte te STOP-it te shpetues per pandemine, dy kore si ne stadium-njeri, “NA KANE RENE TE ARDHURAT”, tjetri, “DUAM PARA NGA QEVERIA”, bene bashke ca politikane hibrid, ca biznesmene te medhenj, ca hajdute te medhenj!

Jane te njejtat fytyra, tipologji; Mendojne te vene ne veshtiresi nje qeveri qe paguan me te ardhurat qe jane ngadalesuar e deri ndalur, mendojne parate publike pa prekur fare luksin e tyre privat!

Presidenti i FSHF e nisi me tre genjeshtra per te ardhurat e #Superliges, vijoi me kerkesen per te paguar qeveria per te/ta, pas reagimit eshte ndalur te pagesat per futbollin e amatoreve, femijeve!

Ai foli per “hallexhinjte e futbollit”, por deri dje, FSHF, ulerinte se “futbolli nuk eshte per hallexhinjte”! Kombinimi i genjeshtres me propaganden, eshte si kombinimi i patologjive te tjera me #coronavirusin;

Fakt: ne futbollin e FSHF, per femijet qe luajne futboll deri ne nje kontrate profesionisti, paguajne prinderit, nis me 30 dollare/muaj ne trajnere e fusha gjithefaresh, arrin ne 70 dollare ne akademi klubesh;

Keshtu marrin para nga prinderit e femijeve qe luajne edhe ne kompleksin e FSHF ne Kamze! Pra, jo qe FSHF nuk paguan per ta, por ne ambjentet e saj marrin para nga femijet.

A quhet kjo ekonomi e futbollit qe eshte prekur nga kriza?! Eshte turp ky! Kjo nuk eshte ekonomi! Kjo eshte zhvatje! Kete u mundova te them dje ne #diell, ne #TopChannel, me fakte e pa fyer kend. Ne darke, ne nje prej instrumentave te #SISTEMIT, lexova fyerje por jo fakte.

Nuk di cila nga te #VERTETAT qe rendita, tromaksi presidentin e FSHF, e ktheu nga nje biznesmen te madh ne nje fuci fyerjesh pa kapak! #Everteta e pare qe, rrezoi genjeshtren se klubeve te Superliges u kane rene te ardhurat nga shitja e biletave? Te ardhurat nga biletat ne klubet e superliges jane minimale, kushtezuar nga cmime 200-400 leke per bilete e tifoze te pakte ne stadiume;

Nje ndeshje eshte qe sjell te ardhura, Partizani-Tirana dhe aty, FSHF rrjep cdo lekure, njehere deri ne 25% te te ardhurave-Partizanit i mori 42 milion leke, njehere si gjobe ndaj klubeve “per sjellje jo te denje te tifozeve”, deri ne 5 milion leke.

#Everteta e dyte qe, rrezoi genjeshtren se klubeve te Superliges u kane rene te ardhurat nga sponsoret? Te ardhurat nga sponsoret ne klubet e superliges jane po aq minimale, kufizuar ne Tirane e Durres, kryesisht nga reklama te kompanive te presidenteve ose, kompani qe ofrojne sherbime per klubet-funksionon me klering, sherbim paguar me reklame.

Une e kam thene disa here, nuk jep kush para per nje gare qe paravendoset dhe kjo eshte prova. Me keq, FSHF eshte vete pa sponsor per garen qe organizon, hem per kampionatin e hem per kupen; Nje jete qe garen nuk ja ble kush! A quhet kjo ekonomi e kampionatit, kupes, qe eshte prekur nga kriza? Ne kete aspekt as qe ka ekonomi, zero deri pak leke sponsorizime, kete deshmojne!

#Everteta e trete qe, rrezoi genjeshtren se klubeve te #Superliges u kane rene te ardhurat nga e drejta televizive? Ne fakt ka ca leke nga kjo e drejte! Por si mund te kompesoje qeveria nje skandal?? Shikoni, FSHF ua ka marre klubeve te drejten televizive, e ka shitur per kater vjet dhe ne avance;

Me e renda, FSHF qe ka president, ja ka shitur te drejten televizive nje kompanie ku aksioner/pronar, deklaruar publikisht pak jave me pare, eshte presidenti i FSHF.

Mos u shastisni; Kampionatin e organizon FSHF ne drejtimin e presidentit, te drejten televizive e shet ai/ajo, e ble kompania ku presidenti eshte nje nga pronaret e ku ndahet edhe fitimi!

Tani me thoni ju qe lexoni; a eshte ekonomi kjo? A mund te paguaje qeveria per kete? Une them jooo! Kjo ceshtje nuk eshte per tu paguar,por per tu hetuar penalisht!

Nuk ka president, zevendespresident ne fubollin gjerman qe ben kete!Madje presidenti i nje klubi epik atje, kampion bote e evrope si lojtar, shkoi ne burg per evazion fiskal.

Ish presidenti epik i federates se futbollit ne Spanje-45 tituj evropian e boteror ne ekipe kombetare te cdo moshe, u arrestua ne zyre e eshte nen proces per nje rast si ky!

Ketu, rrethi i “te paprekshmeve” me para shume, imunizuar nga nje sistem kriminal drejtesie, nuk lejon as ta thuash kete, jo me te ndertosh proces administrativ apo penal per kete rast!

Po ka nje dite te pare gjithnje, D-Day quhet! Pra, futbolli eshte pa ekonomi; Ekonomine e futbollit nuk e ben qeveria, kerkund!

Kjo eshte kryevepra e nje menaxheri te cilit pula i ben para vertete, por qe ekonomine e futbollit nuk e beri dot kurre;

Ka ndertuar nje ekonomi te rreme, te zeze, mu si Sali Berisha ekonomine e piramidave qe po jep shpirt, por kerkon kompesim 100% nga qeveria! Kur ju tha Jooo, nisi te ulerase; vete e ka lejuar qeveria informalitetin dhe pagat si ne fasson! Edhe kjo eshte nje genjeshter publike;

Fakt: Ne 11 janar 2018 administrata tatimore, mbi bazen e nje detyre nga KLSH, lajmeroi kontroll fiskal ne klubet e futbollit! Kontrolli u ndalua, presidenti i FSHF nuk e lejoi, madje ndermori sulm politik publik;

Ne 18 prill 2018 administrata tatimore lajmeroi kontroll fiskal ne vend, ne FSHF, por presidenti i FSHF perseri e ndaloi, perseri ndermori nje sulm politik publik; Nje kontroll i plote fiskal nuk ndodhi me pas, nuk u lejua, nuk lejohet as sot!

Presidenti FSHF shfrytezon mrekullisht qofte kurajon e munguar per te bere ligj e rend fiskal ne kete vend, qofte komunikimin e munguar mes organeve fiskale dhe UEFA e FIFA qe transparencen e kane thelb pas arrestimeve ne to!

Por ta leme fiskun dhe qeverine menjane! FSHF licenson klubet-jo qeveria,per aktivitetin e saj, madje dhe pjesmarrjen ne garat evropiane; kriteri ekonomik eshte kyc per licensimin! Pra, po e le betejen e organeve fiskale kunder ekonomise se zeze ne futboll;

Ky/Kjo, presidenti e federata e kane detyre themelore te luftojne ekonomine e zeze kur licensojne. Cfare kane bere ata? Kane genjyer ne nje xhiro mashtrimi qe u zbulua nga vete UEFA! Kane licensuar klube pa para, me borxhe ndaj fiskut e rroga pa paguar ndaj lojtare e trajnereve, vendime te komisioneve te UEFA pa zbatuar per borxhet, ne evazion te thelle fiskal!

Kjo eshte arsyeja perse UEFA ka futur ne karantine tre vjecare FSHF per licensimin e klubeve, shoqeruar edhe me cerek milioni euro pagese si shpulle!

Ne karantinen e UEFA-s eshte! Nga gjithe sa me siper, ky, presidenti i FSHF ka pergjegjesi kyce; Nuk mund ta shkarkoje tek qeveria! Nuk e ve dot boten e futbollit perballe qeverise!

Kjo qeveri, fiks kjo qeveri i ka dhene futbollit me shume se 23 milione dollare!
Asnje qeveri tjeter ketu e me pare, as aty matane ku merr refencen e padobishme shpesh presidenti i FSHF.

Tani ti dale zot! E para, me buxhetin e tij, duke nisur nga berja publike e tij per cdokend,
pastaj duke e ribere ze me ze ne funksion te perballimit te krizes qe me thene te drejten ishte aty qe para pandemise, vite me rradhe;

Madje duke shtyre ne kohe perfundimin e zyres se stermadhe qe beri xheloz edhe Ceferin te UEFA-s.

Por mund te bej edhe me shume sic Albini fjala bie qe shiti shtepine, te shese Bentley-n e tij qe po ta kerkosh e gjen nga 160 mije deri ne 342 mije dollare!! Nese parate nuk mjaftojne,

atehere mund te ndaje nga fitimi i tij ne DIGITALB, aty ku ka shitur te drejten televizive te futbollit!

Nese perseri nuk mjaftojne, te bej edhe nje gje me shume, te lere te lire futbollin te luhet ne fushe, jo ne zyra e me zara ne fushe; Pra te lejoje garen, mungesa e se ciles ka vrare ekonomine e futbollit!

E ben dot? vo: tani dy gjera personale; E para, mos u perpiq me te fyesh, nuk me ndyn i ndyri kurre, jam aq lart sa peshtyma jote arrin deri ne fytyren tende, aq fryme ke xhanem dhe sic e di, asnje therrje doktori spo te ndihmon.

Por nuk do e le keshtu; Do flas me fakte, prova, dokumenta, jo ketu-e di qe i ke bere mute-pa ze (mos keqkuptohet kush) te gjithe; Ne UEFA e FIFA. E di qe ke mbushur dynjane se nje leter pacavure atje, anonime, e kam bere une; une kam emer e mbiemer e nuk bej llogje, mbledh dokumenta dhe tani po, po ta them se ne UEFA e FIFA letrat do ti coj une;

Pas tyre edhe ne cdo organ ligjzbatues! E dyta, per komunitetin e futbollit, prej femijeve deri tek ata qe vijne e luajne ne kombetare, mbeshteta nje pakete ekonomike e fiskale qe ben ekonomine e futbollit qe luani. 

Natyrisht isha kunder e do jem qe futbolliste, madje deshtake te paguar shume nder ta, te mos paguajne ate qe e paguan edhe nje sanitare, tatimin mbi te ardhurat, por mbeshteta privatizimin e klubeve, formulen qe ju propozuat per sponsorizimet, jo variantin refernece qe nuk vlen kur behet per fushate; por variantin qe ju propozuat ne nje kontekst evropian dhe mundesish, i cili per fat te keq u rrezua (mbeti vec me mua e zevendesministrin). Kaq mundesi pata, une Bentley nuk kam!

23 komente në “Braçe i përgjigjet Armand Dukës: Shit Bentley-n, nëse nuk dalin paratë paguaj me fitimin tënd nga DIGITALB”

  1. KUTE KEPUTE says:

    Ajdutet ne Burk
    Keta plera ne koh te veshtire KERKOIN para

  2. KUTE KEPUTE says:

    Ajdutet ne Burk
    Keta plera ne koh te veshtire KERKOIN para
    KRIMINELE

  3. pilafi says:

    Si po munet bre burra, A. Duka, a asht ai qe krimineli sal ram shiqere birisha ka thane:”Hajdut e bir hajduti”?

  4. Alb says:

    Po ky erioni ka shit gje apo ska.

    1. DREJTESI says:

      Rejoin SHPETIMTARI I futbollit te luajtur dheNDESHKUESI I futbollit te tavolinave me regji arbitrat dhe FSHF

  5. KV says:

    E di pse respektoj me shume ket Armandin se ket ku*ven e vogel Brace ? Se ky te pakten e tregon haptas ca eshte dhe e dime te gjithe ca eshte si shume te tjere politikane e “biznesmene” qe zhvaten popullin e shtetin. Kurse kjo k*rva e vogel dhe e neveritshme Brace do te beje ku*ven e ndershme, parimoren qe ti shitet popullit. Ate shtepine ne zonen me te shtrenjte te Tiranes si e bleve? Ne parim skeni asnje ndryshim, thjesht ky i Fshf- kishte pak me shume prapanice ndersa ti ke cerek dhe te vjen inat.

    1. ben says:

      KV-vetem per Bracen nuk flet dot se deri me sot asnje fjale uk i ka dale per korrupsion. Sa per Armando Duken, ate e njohim te gjithe, prandaj leri komentet pa buke.

  6. ish sportisti says:

    Te perballen me ligjin! Futbolli eshte per te qare hallin. Ky president i marrte te keqen Hosni Mubarak-ut! Nuk shihet, kur del ne ekranet e tv. Lakmia u ka zene syte dhe nuk shikojne veten si jane katandisur e sa thelle jane poshte batakut…Vetem para duan. I hengert paraja!

  7. ish sportisti says:

    Te perballen me ligjin! Futbolli eshte per te qare hallin. Ky president i marrte te keqen Hosni Mubarak-ut! Nuk shihet, kur del ne ekranet e tv. Lakmia u ka zene syte dhe nuk shikojne veten si jane katandisur e sa thelle jane poshte batakut…Vetem para duan. I hengert paraja!

  8. Tili says:

    Po edhe ky gam gam ben se kur vje puna te aplikojne ligjin kta heshtin.

  9. Beni says:

    Bravo Erion.Ky plehra duhet te ishte dorezuar me kohe ne duart e drejtesise.I njoh mire jane si fis koketrashe e jo me kot Berisha ( pu pu dhe Berisha) i ka quajtur ” klani i Zemunit ” dhe epitetin tjeter
    ” Duka i krimit “

  10. Populli says:

    Mire ithote bythqirit hajdut

    1. I djathte says:

      Bravo Brace, shko deri ne fund ne luften kunder ketyre hajduteve.

  11. Taipi says:

    Kujton se uefa nuk e di Atyre u intereson vota e ketyre Prandaj mbyllin veshet e syte Se u duhen keto vota te ketyre byth lepirsve Erion llumi eshte shume me i madhe se sa kujton ti UEFA e njehe DUKEN Por ashtu i duhet prandaj ligjet e UEFA jane si ligje bande qe te mos preket asnje bandit Prandaj shteti duhet tu tregoje vendin ketyre

  12. Denis says:

    HAJDUTÈT dhe KRRIMINELÈT e KRIMIT tè ORGANIZUAR tè shkojnè nè BURG , bashkè me PULARITÈ e tyre KRRIMINALE dhe VEZÈT e KRIMIT tè ORGANIZUAR dhe MAFIES sé FSHFsè !! Vèllezèrit DUKA janè “Klani i Zenumit” bashkè me PULARITÈ e tyre KRRIMINALE , qè i kanè krijuar nèpèrmjet KORRUPSIONIT SHTETÈROR dhe MAFIES sè FSHFsè me VJEDHJE pafund , ZHVATJE , GRABITJE , PLAÇKITJE dhe TRUKIME NDESHJESH NDÈRKOMBÈTARE dhe tè Brendshme !!! ERJON BRAÇE RESPEKTE , por duhet tu tregosh Vendin kètyre QENÈVE , dhe pastaj do FITOSH RESPEKT nga 99 % e gjithè POPULLIT SHQIPTAR

  13. Mimoza Canga says:

    Bravo Braçe !

  14. Bujku says:

    Ka nje te vertet te madhe! Ka vite qe ndeshjet e kampionatit tone nuk shikohen me! I sheh vetem nje grup i vogel qe kryesisht ven ne stadium per te share! Pa folur per ekipet zinxhire, terenet, masivizimin, etj. Dhe pergjegjesine sigurisht e ka FShF pra don Duka!

  15. Populli says:

    Zoti Erjon Brace:
    Ju kemi lexuar shpesh qe nxirrni krime te ketij Dukes.
    Ne reagimin e tij te parapak ditesh ai perdor gjuhe qensh ndaj jush.
    Gjuha e tij atakonte jo Erjon Bracen por Shtetin Shqiptar, perderisa ju quajti kone.
    Me ne, popullin, tifozet e futbollit dhe lexuesit, nuk mund te shlyhen kaq thjeshte: shaj ti e shaj ai pa fund.
    Ne duam:
    1. Pse futbolli shqiptar nga arene sportive eshte kthyer ne arene krimesh.
    2. Nese Duka eshte pronar te drejtash televizive dhe njeheresh edhe Shef FSHF, ky eshte krim moral dhe material. Me krimin merret drejtesia dhe UEFA.
    3. Ku vene leket e shitjeve te ndeshjeve nga te cilat burojne krimet ne stadiume?
    4. Ka te drejte shteti te auditoje kete Perandorine e Dukes apo Duka t’ju meshiroje me ndonje bilete per te pare ndeshje ne Perandorine e tij?
    Eshume te tjera.

  16. Luli says:

    Armando Duka nje hajdut qe se ka pare historia Ai jo vetem do te vjedhi shtetin Shqipetare, por bene lloj lloje makinacione per tu pasuruar ne kete kohe te veshtire per vendin dhe per shtetin Shqipetare
    Por hajduti dhe mashtruesi nuk heq dore nga zanati qe ka

  17. Jack says:

    Qeverite e futbollit ne bote, kontrollohen ne veprimtarine e tyre, si dhe ndryshojne me zgjedhje te lira, e te fshehta. Si eshte e mundur kete Duken nuk e leviz as topi , thua se ka lindur me karrike pas bythe. Ai po ben nje kohe te gjate ne ate post dhe eshte e pamundur te jate kaq i “virgjer” ne aktivitetin e tij , me lidhje interesash te paskrupullta gati,gati mafioze. Bravo Erjon.

  18. Zana says:

    Po mire o Zoti Brace, kujt ja thua dhe per ke mendon qe duhet ti vere keto gjera ne vendin e duhur? Ne populli? Je Zv. Kryeminister or burre cfar ke pritur dhe cfar pret.

  19. Seferin Daja says:

    Nje gjo nuk kuptoj une: kur Duka siç e paraqit Braçe paska bo kaq shume krime( vjedhje,mashtrim e fshehje te ardhurash) pse nuk eshte para drejtesise por eshte ne krye te FSHF???Permend nje gjerman dhe nje spanjoll(drejtues federate) qe jane ndershkuar nga drejtesia per keto krime POR harron te thuash se atje ka drejtues qeverie te pergjegjshem dhe jo si TY dhe shefi yt qe flisni per drejtesi kur ju fyejne ju! Pse nuk e ndershkoni Duken z ZV- KRYEMINISTER??? Prova ke plot( siç i thua,vota ke plot,pushtet po e po se je nr 2 i qeverise!)Kur nuk e bon ti ,kush mund ta beje??? Por nuk e bon se dhe qeveria jote eshte e perlyer me allishverishet e klanit Duka.ps: ti ( qeveria) mos ndihmo Duken parate derdhi ne llogari individuale te personave qe meren me futbollin POR qe preken realisht nga situata!!

  20. Kritiku says:

    Z.Brace,populli ka deleguar nje parti e ajo nje qeveri per te drejtuar vendin.Jam dakort qe shteti nuk duhet tu jape para kesaj federate per shume arsye.Po Ju pyes z.Brace:”Nga kush e prisni qe ky sektor te kethehet ne rrugen e fomalitetit?Pse po na thoni qe Qeveria nuk futet dot kur rruga per kontrolle funksionon ne gjithe federatat e tjera kudo ne bote?Mos valle vetem kur flasin ne vete te pare per JU reagoni?Footbollo ka shume vite ne Shqiperi qe nuk shihet me sy.Edhe Perfaqesuesja jone fale femijeve shqiptar te lindur jashte Shqiperise po ben nje emer te mire.Fale atyre djemve atedhetare nga Kosova arriten te vene edhe ne kampionatin Europian.Ligji sic thuhet ne Kushtetute eshte i njejte per te gjithe persona individ apo shoqeri.Pa aftesin tuaj mos e mbuloni me sllogane.Kush shkel ligjin duhet te perballet me te e kete perballje duhet ta inicioj Qeveria nepermjet organeve te saj.Te gjithe ju flisni per informalitetin ne kete sektor por vetem konstatoni.Merrni masa,se asnjehere nuk eshte vone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje