Teste me përgjigje në një kohë mjaft të shkurtër. Kjo është nisma e re që po ndërmerr Italia.
Do të përdoren testet serologjike, sepse krijojnë mundësinë e realizimit të shumë testeve dhe përgjigjet në kohë të shkurtër, pa pritur disa ditë.
Presidenti i Këshillit të Lartë të Shëndetit Franco Locatelli tha:
“Vlerësimi i testeve do të bëhet në bazë të 4 kritereve dhe duhet të jenë teste me një vlerë kombëtare, në mënyrë që të mos ketë rrezik ndryshimesh midis Rajoneve të ndryshme.
Ne jemi duke punuar shumë dhe do të ketë një përgjigje për vlefshmërinë brenda një kohe të shkurtër, brenda disa ditësh“.
Vlefshmëria e testeve serologjike krijon mundësinë e shpërndarjes në të gjithë rajonin, por nuk ka sigurinë 100 % si tamponët e posaçëm për Covid-19.