James Pardew: Ndërkohë që Covid ka përfshirë botën, SHBA merret me lojra të fëlliqura në Ballkan në favor të Serbisë

6 Prill 2020, 10:17Rajoni TEMA

Ish-diplomati amerikan, James Pardew në shkrimin me titull: “Ndërkohë që Covid ka përfshirë botën, Uashingtoni merret me lojra të fëlliqura në Ballkan” i kërkon Grenellit të mos merret me Ballkanin, se nuk ka kompetencë.

The Hill, një gazetë interneti botoi dje të dielën, më 5 prill, një shkrim të James Pardew me titull: “Ndërkohë që Covid ka përfshirë botën, Uashingtoni merret me lojra të fëlliqura në Ballkan”. Autori, oficer karriere në shërbimet ushtarake të inteligjencës shtron që në fillim të shkrimit pyetjen, se cilat mund të jenë interesat amerikane për hir të të cilave, diplomacia e administratës së Trumpit është duke destabilizuar Kosovën, “këtë vend të vogël dhe të pambrojtur proamerikan të Ballkanit”, në një kohë që pandemia globale e shëndetit ka kapluar botën? Pse e bën një gjë të tillë ekipi i Trumpit, kur dihet që SHBA ndaloi me forcë Serbinë, që të mos kryente gjenocid në Kosovë në vitin 1999?

“Kjo gjë është shumë e çuditshme kur mendon që SHBA ka luajtur rolin kryesor në dhënien e pavarësisë Kosovës dhe që nga ajo kohë Kosova ka qenë vendi më proamerikan i Europës,” shkruan më tej Pardew, i cili e njeh mirë rajonin, ku ka shërbyer edhe si ambasador në Bullgari. “Sot, shkruan ai, diplomacia amerikane favorizon Serbinë, aleatin më të ngushtë të Rusisë në rajon.”

Më tej ai i kthehet Grenellit, të dërguarit të Trumpit, “i cili i ka bërë presion Kosovës, që të pranojë kërkesat serbe si pjesë e “negociatave” për normalizimin midis dy vendeve”. Grenell, drejton diplomacinë amerikane në Kosovë në një kohë që mban postin e ambasadorit amerikan në Gjermani dhe të drejtorit në veprim të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës. “Ky është një varg absurd detyrash për dikë që ka eksperiencë të kufizuar diplomatike dhe nuk ka aspak eksperiencë në fushën e shërbimeve të inteligjencës”, shkruan James Pardew, i cili e shpreh qartë mosvlerësimin për Grenellin, për të cilin thotë se “ka qenë katastrofë si ambasador në Gjermani, aleatin më të rëndësishëm demokratik të Amerikës në Europë”. Zyrtarët gjermanë mezi presin largimin e Grenellit, thotë Pardew.

Gazeta online, “The Hill”, me bazë në Uashington ku është botuar shkrimi i James Pardew, e ka bazën në gazetën e printuar me të njëjtin titull, hapur më 1994 nga dy ish gazetarë të Nju Jork Times. The Hill informon kryesisht mbi Kongresin amerikan, (Parlamentin), presidencën dhe fushatat elektorale.

James Pardew, e quan presidentin serb Aleksandar Vucic, “një nacionalist serb që përdor si mjet politik për të marrë mbështetje urrejtjen etnike, siç ka pas bërë në vitet 1990 Sllobodan Millochevici”. Pardew, që përveç postit të Ambasadorit amerikan në Bullgari, ka mbajtur edhe postin e zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, vlerëson se “Udhëheqësit serbë vazhdojnë të ushqejnë ndarjet dhe armiqësitë si në Bosnjë ashtu edhe në Kosovë” dhe se “Vladimir Putini lumturohet kur e ndihmon Beogradin në çdo gjë që përçan unitetin midis Europës Perëndimore dhe Shteteve të Bashkuara”.

“Ajo që është duke bërë Trumpi dhe Grenelli tani në Kosovë shkatërron themelet e politikës së suksesshme amerikane në rajon,” shkruan autori. Më tej ai shpjegon pse.

“Një nga principet amerikane që sollën paqen në rajon më 2008, ishte nocioni se kufijtë janë të vendosur dhe zgjidhjet politike duhen gjetur brenda kufijve të kombit, për të cilin bëhet fjalë. Marrëveshja e Ohrit që pengoi luftën në Maqedoni, thoshte qartë se “Nuk ka zgjidhje territoriale për çështjet etnike. Territoret nuk janë zgjidhje për probleme të tilla”.

Përpjekjet amerikane në ish-Jugosllavi, autori i quan, suksese të mëdha të politikës së jashtme amerikane në periudhën e hershme post-sovjetike. Ai kujton se kur ish-Jugosllavia u shpërbë, drejtimi amerikan në koalicion të ngushtë me partnerët ndërkombëtar, duke përdorur diplomacinë dhe forcën ushtarake i dha fund gjenocidit serb në Bosnjë, ndaloi katastrofën humanitare në Kosovë dhe parandaloi luftën civile në Maqedoni nga 1995 deri më 2008, , shkruan Pardew, në këtë op- ed, që është shkurtimi për “opposite the editorial page”, “përballje me editorialin”.

“Kosova është sot shtet i pavarur demokratik, i njohur nga 97 vende, kujton Pardew, por Serbia përdor influencën e saj për t’ia bllokuar anëtarësimin në OKB dhe institucione të tjera ndërkombëtare. Si reagim Kosova vendosi tarifa 100 përqindëshe mbi mallrat serbe që hyjnë në vend. Grenell i ka bërë presion Kosovës të heqë tarifat në mënyrë që të vihen në lëvizje bisedimet e bllokuara”.

Por qëndrimin e administratës së Trumpit, Pardew e quan përtej ironikes: „Sanksionet ndërkombëtare dhe tarifat janë politika më e favorizuar e administratës së Trumpit, prandaj kundërshtimi për vendosjen legjitime të tarifave si mjet në marrëdhëniet ndërkombëtare, ia kalon çdo lloj ironie.”

“Për të bërë presion mbi Prishtinën, SHBA ndaloi ndihmat aq të nevojshme për Kosovën. Disa zyrtarë të Uashingtonit ngritën madje pyetjen e mundësisë së largimit të kontigjentit të vogël të trupave amerika nga Kosova, të cilat kanë qenë shumë të rëndësishme për sigurinë e Ballkanit që nga viti 1999.” “Ky ishte faktori kryesor që e bëri të rrëzohej kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një kohë kur në rajon përhapej virusi Covid 19. Kosova tani drejtohet nga një qeveri e dobët, që nuk mund të kujdeset për gjithçka”, shkruan James Pardew.

Më tej në shkrim: “Grenelli me sa duket preferon qëndrimin e politikanit kohëgjatë dhe presidentit aktual Hashim Thaçi, i cili favorizon një marrëveshje me Beogradin edhe nëse kjo përmban shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Beogradit. Unë e pata këshilluar Thaçin një vit më parë gjatë një bisede në Uashington se marrëveshja me këmbime territoresh është një hile serbe që nuk të çon kurrkund, dhe se ai nuk mund t’i besojë administratës së Trumpit për asnjë lloj negociatash me Beogradin. Ai e ka injoruar këshillën.”

James Pardew mendon se ekzistojnë shumë pyetje lidhur me misionin e Grenellit në Kosovë: “Pse do të donte dikush me eksperiencë kaq të kufizuar dhe detyra kaq të rëndësishme kombëtare, të angazhohej në bisedimet midis dy kundërshtarëve të dobët në Ballkan? Pse është duke marrë Grenell qëndrime proserbe në bisedime? Pse është duke destabilizuar SHBA një vend proamerikan në kohë kaq delikate?

“Ka diçka që mban erë në gjithë këtë gjë”, shkruan ai i sigurt.

Dhe vazhdon me supozimet se: “Duke qenë një Trumpist entuziast e i angazhuar, Grenell, mbase kërkon me çdo kusht që të kënaqë shefin. Por kur kujtohem për marrëdhëniet shumë të dyshimta midis Trumpit dhe Vlatimir Putinit, unë dyshoj se ka diçka tjetër më shqetësuese. Unë dyshoj, pa patur prova, se Putini i ka paraqitur idetë e tij proserbe presidentit Trump, duke e vënë theksin tek shqiptarët që janë myslimanë dhe duke i kërkuar Trumpit ndihmë për të nxitur bisedimet”.

“Ashtu si emërimet e tjera të keqkonceptuara, Trump e bëri njeriun e tij besnik, Grenellin, njeri agresiv dhe antagonist, njeriun kryesor për Kosovën. Kjo është një dhuratë e vogël për Putinin, të cilit i pëlqejnë të shkaktojë turbullira në Europë, të çfarëdo lloji qofshin,” shkruan Pardew. “Të angazhosh në ish-Jugosllavi diplomacinë e frymëzuar nga Trumpi është sikur të lesh një fëmijë dy vjeçar të luajë me qirinj të ndezur pranë një mullari me bar”.

James Pardew kritikon misionin e Richard Grenell: “Misioni i Grenellit në Kosovë rrit destabilitetin në Ballkan dhe nuk i shërben interesave kombëtare amerikane. Politika aktuale amerikane në Kosovë është të paktën inkompetencë diplomatike, për të mos thënë qëndrim i gabuar“.

“Në një kohë kur Covid 19 është duke u përhapur në SHBA dhe Europë. Grenelli duhet ta lerë rehat Ballkanin dhe të mos turbullojë ujrat në një rajon, për të cilin i mungojnë njohuritë, eksperienca dhe kapaciteti diplomatik për të përmirësuar situatën,” shkruan për “The Hill” James Pardew.

Në fund të shkrimit të tij: “Në vend të kësaj. SHBA duhet të mbështesë qeverinë në Kosovë, që të merret me krizën shëndetësore. Marrëdhëniet  Kosovë- Serbi janë një problem afatgjatë që kërkon vëmendje serioze dhe diplomaci profesionale, jo një politikë të gatuar përgjysmë që t’i shërbejë vetëm interesave serbe dhe ruse”, shkruan James Pardew.

22 komente në “James Pardew: Ndërkohë që Covid ka përfshirë botën, SHBA merret me lojra të fëlliqura në Ballkan në favor të Serbisë”

  1. Edlira says:

    ??????????????

    1. i relaksuar says:

      Interesat amerikane
      -Amerika nuk do askend pervec VETVETES. Kush nuk e kupton kete eshte IDIOT! Amerika ka interesat e saj dhe ne baze te ketyre interesave ajo “do apo nuk do” dike. Fatmiresisht sot per sot interesat amerikane perputhen deri diku me ato shqiptare, prandaj Amerika “na do”. Nese interesat e saj ndryshojne, atehere ajo mund te “doje” dike tjeter.
      -Historia eshte shume me relative. SHBA nuk kane luajtur ndonje rol vendimtar ne ekzistencen e Shqiperise (sic ka luajtur Austria – edhe kjo per interesa te saj atehere). Gjesti fisnik i Presidentit Willson ne 1919-n (president ne vitet 1913-1921) eshte bere ne nje kohe kur SHBA nuk ishte fare Fuqi Boterore (ishte nje shtojce e politikes angleze) dhe as mund te percaktonte vendimmarrjen e Fuqive Boterore. Eshte nje gjest qe eshte vleresuar dhe do vleresohet gjithmone nga shqiptaret, pasi ndikoi pozitivisht ne opinionin publik boteror ne favor te shqiptareve atehere. Por kaq, te mos e hiperbolizojme. Ne fakt gjesti i Rusise Sovjetike dhe i Leninit, ne demaskimin e Traktatit te Fshehte te Londres ne 1917, eshte shume here me i rendesishem dhe mbi te gjitha shume i rendesishem per vendimmarjen e Fuqive te Medha (Rusia ishte njera prej tyre), qe percaktoi me te vertete ekzistencen e Shqiperise (perndryshe sot kufiri Serbi – Greqi do ishte ne lumin Shkumbin).
      – SHBA u bene fuqi boterore pas Luftes se II-te Boterore, pas 1945. Qasja e politikes amerikane ndaj Shqiperise nuk ka qene aspak proshqiptare, qe te mos themi se historia tregon se amerikanet u treguan antishqiptare. Dihet shume mire se pas Luftes, politika amerikane (bashke me ate angleze) ishte ne mbeshtetje te pretendimeve greke dhe per cenimin e teresise territoriale te shtetit shqiptar. Kush ben sikur “nuk e mban mend” eshte maskara! Justifikimi i te ashtuquajturve “proamerikane” sot, eshte se amerikanet ishin kunder Shqiperise per arsye politike, meqe ne pushtet ne Shqiperi erdhen komunistet!!! E cfare pastaj se erdhen komunistet? Per kete arsye amerikanet ishin gati ti falnin Greqise gjysmen e Shqiperise!? Ou, pse ca u be ketu!!! Dihet shume mire se forcat partizane shqiptare i ndaluan forcat anglo-amerikane qe moren pjese se bashku me forcat partizane, ne clirimin e Sarandes, qe te futeshin ne thellesi te territorit shqiptar dhe duke kaluar nga lugina e Vjoses te dilnin drejt Korces, duke krijuar nje zone ndarjeje territoriale de facto te Shqiperise, politike kjo ne favor te synimeve greke. Kjo tentative dhe ajo tjetra (incidenti i kanalit te Korfuzit) u kundershtuan haptazi dhe me force nga shteti shqiptar (i drejtuar nga komunistet). Pra amerikanet shihnin interesin e tyre, jo te Shqiperise. Perseri interesant eshte fakti historik, se ishte Rusia Sovjetike qe u ndodh ne mbeshtetje te Shqiperise dhe teresise se saj territoriale, ne pranimin e saj ne OKB dhe ne njohjen e qeverise shqiptare (edhe kjo per arsyet e veta politike). Pra menjehere pas Luftes, nese amerikanet u treguan antishqiptare, ruset u treguan proshqiptare! E cuditshme, por e vertete pa piken e dyshimit! Edhe SHBA edhe Rusia i mbajten keto qendrime per arsye te interesave te tyre, as njera e as tjetra per arsye sepse “na donin apo s’na donin”.
      – Gjate Luftes se ftohte (1945-1990) amerikanet kane mbajtur nje qendrim haptas progrek dhe pas 1948-s edhe projugosllav, gjithmone ne favor te interesave te tyre amerikane. Pra nuk e kane vrare mendjen fare per interesat shqiptare. Ideja e pergjithsme eshte se kjo sjellje ishte pasoje e politikes amerikane per shkakt se ne pushtet ishin komunistet ne Shqiperi. E c’a pastaj se ishin komunistet!? Po pas 1968-s kur Shqiperia u largua nga Rusia sovjetike? Po pas 1978-s kur Shqiperia u largua nga Kina? Askund nuk pame proshqiptarizem ne politiken amerikane, ata vazhduan te ishin pro-grekojugosllave! Kesaj i shtohet fakti tjeter se pas 1968-s edhe Rusia Sovjetike ndryshoi politike dhe u be pro- grekojugosllave! Pra nuk e rruajti as SHBA as Rusia per interesat shqiptare, sepse secila kishte interesat e saj strategjike.
      – Pas 1990-s amerikanet vleresuan se interesat strategjike amerikane ne rajonin e Ballkanit ishin me te aferta me shqiptaret. Ky ndryshim i orientimit te politikes amerikane, ishte fat dhe mundesi e mire per shqiptaret. Menjehere shqiptaret gjeten fije lidhese dhe glorifikuan politiken proshqiptare amerikane dhe ne drite doli Presidenti Willson, nderkohe qe “u harruan” vitet 1945 apo 1968 e me tej. Ky orientim amerikan, ishte nje fat i madh historik per ne shqiptaret qe te realizonim interesat tona politiko-historike. Gjetem nje aleat te madh dhe te fuqishem, faktikisht fuqine me te madhe boterore, interesat e te cilit perafroheshin me ato tonat. U mbeshtetem fort dhe fituam ne 1999. Nderkohe pas 1990-s Rusia (jo sovjetike tashme) e forcoi orientimin e saj antishqiptar dhe pro-serbogrek.
      – Historia pra tregon se politika e Fuqive te Medha, Amerika ne kete rast, nuk ka qene njesoj dhe ka qene shume relative gjate historise. Nga proshqiptare ne 1919, amerikanet u bene antishqiptare ne 1945 – 1990 dhe pastaj perseri proshqiptare ne 1999- deri sot. Te njejten gje mund te themi per Rusine, e cila deri ne 1917 ishte dukshem antishqiptare, pastaj u be proshqiptare ne 1917, 1945 deri ne 1968. Pastaj u be perseri antishqiptare deri sot. Kjo tregon as me pak e as me shume se secili shikon interesat e veta strategjike!
      – Ne shqiptaret te shpresojme se interesat amerikane do vazhdojne te jene ne perafersi me interesat tona (aq me teper qe interesat ruse jane te lidhura me ato serbe). Por kjo nuk duhet te na beje budallenj “te dashuruar”, por te kapshem dhe racionale qe te perparojme interesat tona. Duhet perfituar nga koha dhe rrethanat. Qe te arrish dicka duhet ta kerkosh,qe te arrish sa me shume duket te kerkosh sa me shume. Por qe te kerkosh duhet te jesh “grindavec” e jo qaf ulur!!!

      1. Xxx says:

        Bravo. E more pjaten e supes dhe per sot. Je idjot dhe nuk njeh faktet historike apo e ben me qellim per te ngateruar kete e di ti.
        Po cfre thia mo idjot qe e shpetoi Shqiperine Lenini me denoncimin e tij?
        Po Rusia ne ate kohe ishte me brek neper kembe e telendisur nga ” revolucioni ” ne fakt grushti i shtetit te Trockit , komunist.
        Rusia humbi miljona km2 teritore pas luftes se I boterore.
        Rusia ne ate kohe ishte komplet e pazonja per tendikuar ne arenen globale.
        Denoncimi nga Lenini u be per te “demaskuar ” imerjalizmin dhe aspak se ju dhimbs Shqiperia dhe popujt e veghel
        Tejesh antiamerikan sot padyshim ose je tradhetar renegat i paguar nga Rusia, Serbia, Greqia apo Turqia ose idjot i lindur.
        Padyshim qe Amerika ne luften e I boterore dhe sidomos pas saj doli si nje superfuqi boterore. Kjo lufte beri transferimin e kapitaleve dhe influencave nga Angliane SHBA.
        Mbeshtetja amerikan e Wilson ishte vendimtare dhe shume e rendesishme ne ato momente delikate per te penguar nje copetim te dyte te Shqiperise.
        Pas luftes se II boterore SHBA nuk kane qene ne mbeshtetje te Greqise si Anglia. DHBA u detyra tabaje ate qendrim me pas per shkak te pozicionit politik qe Shqiperia mori drejt kampit politil lindor te Moskes dhe prishjes se marreveshneve qe qeveria komuniste hodhi poshte aps lufte, marreveshne te lidhura ne kohene mbretit Zog.
        Madje edhe gjate regjimit komunist megnithe perpjekjet e deshtuara te inteligjences amerikane per rezimin e sistemit, asnjehere SHBA nuk e hodhi poshte Shqiperine pasi e dinte mire qe nje dite Shqiperia do i kthehej rruges se perendimit aty ku natyrshem i takon te jete.
        Rusia , Serbia , Grequa api Turqia e sotme me Erdogan ( jo ajo e meparshmja) nuk kane perte qene kurre miq te Shqiperise apo te kemi perputhje interesash paerfakti e thneshte sesu Serbia ashtu dhe Greqia kane interesa oredentiste kundrejt Shqiperise te mbeshtetura nga Rusia. Po ashtu edhe Erdogan ka intersa per tjetersimin kulturor identetar te Shqiperise per tebire faren e ” vellazerise” federale nen ndikimin e prpagandes fetare qe keqprrdoret politilisht ne endren e ngjjalljes se P. Osmane.
        Disfavori i sotem per ne eshte politila e dyshimte e Presidentit Trump dhe jo e adminstrates te SHBA.
        Ky palo president nacionalist e sovranist ne marrdhenie me Putinin po mbeshtet nacionalistet e llonit te vete ne Europe ne dem te BE dhe aspirates shqiptare per antaresim ne BE.
        Shqiperia pa BE do jete e humbur.
        Ne nuk mund te konkurojme kombetarisht me fqinjte tane jo dashamires e me gjere duke pasur parasysh dhe percarjet e brendeshme ne politike, ekonomi, kulture madje dhe ne identitet kombetar.
        Autori i shpreh shume qarte reziqet ekesaj politike te Trup dhe minimin e punes se SHBA ve ne gnithe keto vite per paqen ne Ballkan.
        Amerika i riktheu shqiptareve Kosoven…..
        Si mund te jesh shqiptar dhe ti kundervihesh SHBA !???
        Kush mund ta beje kete vecse te paguarve nga hasmi apo idjoteve?
        SHBA nuk jane Trump !
        Sado te flirtoje Trump me Putin dhe Vucic politila e jashme amerikane eshte e paprekshme persa i perket aleances me shqiptaret.
        ” Amerikanet kane interesat e tyre..!”
        Po cfare thoni o idjote!???
        Po r ce pastaj se ka interesat e saj ?
        Por cfare funksionon ne kete bote pa interesa?
        Ca eshte kjo llognike kalamajsh ” ka interesin e vet”?
        Eshte fat i madh qe interesi i atij shteti te madh eshte dhe interesi yne.
        Me te kundert te ha ujku ti, mua e te gnithe shqiptatet kudo jane. Te majte e te djathte, te zgjuar ebudallenj, musliman e te lrishter, veriore e jugore.
        Shtetet nuk jane nje e dhene e sigurte njehere e mire.
        Historia la treguar se si perandori jane fshire nga faqja e dheut jo me nje cope toke 28 mije km2 e nje Kosove e brishte 10, 800 km2.
        Keshtu qe nqs nuk hani pjaten e supes te hasmit qe tebeni keto komente antiamerikane, zgjohuni dhe behuni shqiptare po e doni Shqiperine dhe vlereson mibeshtetjen amerikane. Amerika dhe nje here nuk eshte Trump…
        Trump sh shpejt do e thyej qafen.

        1. uhahahaaaaaa says:

          GOMAR!
          Nuk te pelqen e verteta!? Na plasi trapi …

  2. Agim Anastasi says:

    Kjo situate vjen pas takimit te presdentit amerikan me Putinin
    ne vendin skandinav. Kosovaret duhet ta kalojne kete situate te veshtire edhe pa adminisdraten amerikane. Trumpi nuk e di as ne harte Kosoven e jo me problemin ne shekuj. Presidenti me ambasadorin Grenell jo vetem po i pergjigjen kerkeses se Putinit, por synimi i tyre eshte shkaterimi i Europes e sidomos Gjermanise, vendit ku popujte shohin te ardhmen te nje sistemi trasparent. Ata qe sot jane ne krye te shtepise se bardhe nuk perfaqesojne Ameriken. Kosovaret nuk e meritojne kete qendrim te pabesueshem te presidendit Amerikan. Ai u kuptua qe kur tha se shqiptaret shume shpejte fillojne luften e trete. Por ai ta di mire se shqiptaret nuk do te luftojne per interesat e nje njeriu qe gjithe jeten ka numeruar leke.

  3. Bekim Peja says:

    Ik ore palaço, mos te ishte Thaçi nuk do kishte Kosova Pavarësi.

    1. agon says:

      Po mer palaço se Thaci e çliroi Kosoven me pushke ne dore ai dhe vetëm ai hajde mendje hajde dukesh qe nuk po bën interesat e shqiptareve o Bekim Peja … kushedi se për kë po punon po për shqiptaret jo e sigurt kjo…

      1. Bekim Peja says:

        Agono ik q..e bi..n tek vorri i Bomit, se po te zëra ti qkuli veshët.

        1. Shqip says:

          Ti qkuli… Hahaha keta verioret nuk arrijne dot as te mesojne gjuhen LETRARE, te aprovuar nga te gjithe patriotet shqiptare,imagjino pastaj ti pyesesh sa bejne 7×7…! Si profesori mak maku qe s’ishte ne gjendje as te merte nje leje te thjeshte ne cel e tij. Dhe fajeso jné te tjeret… Jane qesharake… sidomos si ky qe… te qkul… mender ta ha te tere.

    2. katarakti says:

      O Bekim. Nga ajo qe ke shkruar kuptohesh se je nje militant i shkalluar. Por per mê shume nuk paske as edhe një gram tru në koke. Shumë gjynah per ty.

  4. Lymi Tutit says:

    Pardew diplomat i nivelit te larte.Argumentet, aresyetimi dhe konkluzioni te besueshme,per sa kohe nuk ka nje spjegim tjeter… Po te ndjekesh me pak vemendje,politikat e jashtme te Trumpi-it,ne arenen nderkombetare,kane devijime serioze nga politika amerikane ndjekur pas fillim viteve 90’te.Politika qe po demtojne seriozisht pozicionin e te qenit lider boteror.Shembujt jane te shumte ! Ndoshta edhe Kosova,nje nder to ! Shtoi dhe miungesen e theksuar te vizionit dhe pa pergjegjshmerine e klases politike kosovare.Duhet shume zgjuarsi dhe ripozicionim.Cfardo te ndodhe ne rajonin tone,eshte me shume “dhimbje koke” per Europen (BE’ne),se sa SHBA’ne.Edhe kjo do konsideruar ,prandaj politika & diplomacia Kosovare,por edhe e jona,duhet te “levize” ne nje te “mesme”…… ndoshta do kete ndryshime thelbesore me nje President te Ri,pas zgjedhjeve te fund vitit ne SHBA…. Lymi Tutit

  5. lana says:

    Me troç, fshati digjet e kurva Grenell, me paaftesine e tij dipllomatike, krihet ne mes te pandemise duke sakrifikuar Kosoven.

  6. Ilir says:

    Bravo Albinit qe nuk ju nenshtrua urdhrave te sherbetoreve te Putinit.Mero, po ta perseris, kritikoje I Albinin vetem per lidhjet ne Shqiperi. Per te tjerat ai ka te drejte. Po te ishte Hillary Clinton sot presidente, dhe jo ai qe vendos I Putin me manipulime, NUK DO TE NDODHNIN KETO MASKARALLEQE ne dobi te Serbise… Hapni kujtesen dhe hapni syte!!! Une jam i bindur, as Boris Johnson nuk do te ishte sot kryeminister, dhe UK nuk do te kishte dale nga BE pa manipulimet e Putinit. Sot po synohet percarja e BE, largimi i Italise, nje ITALEXIT, dhe prape ketu eshte dora e Putinit… I lumte, eshte shume me i zgjuar, me i pergatitur se gjithe udheheqesit aktuale te BE dhe USA te mare se bashku. Nuk ka mundesi, te jene te gjitha koincidenca, ardhjet ne pushtet te te gjitheve atyre sic I donte Rusia. Putin ka ndertuar strategji, dhe po e zbaton hap pas hapi. Sic shkaterroi perendimi BASHKIMIN SOVJETIK 30 vjet me pare, po ben te njejte gje PUTIN ndaj perendimit… Bravo I qofte, kur gjen hapsira dhe I shfrytezon mjeshterisht,si nje KGB-ist I shkelqyer. Kam frike se ne kete situate kaotike boterore, qe nuk me duket RASTESI, do te ndodhin carje te medha mes vendeve perendim ore, uroj te jem I gabuar por ne perfundim te te gjithe kesaj rrumpalle, mé e fituar do te dale Rusia (pjeserisht Kina) dhe me I humburi perendimi, aleanca BE USA.

  7. Timi says:

    Ja ku e keni. Qeveria e Tramp është e dyshimtë . E thonë edhe diplomatët. Ka për qëllim ta destabilizojnë Ballkanin e përmes kësaj edhe Europen. Kosova duhet të pres deri në vjeshtë. Besoj se Biden do e heq qafe Tramp.

  8. Bekim Peja says:

    Agon pleshti, se si është çliruar Kosovë e dim të gjithë dhe veçanërisht unë që isha në luftë në Kroaci dhe Kosovë deri sa ti ke q..r bith… nëpër Tiranë.
    Thaçi është një politikan që solli pamvarsin sepse sikur të ishte sy ky Albini që kundërshton çdo gjë që solli pamvarsin sot do ishim një Krahin e Serbisë.
    Thaçi me kem ngulm dhe mençuri solli tek shpallja e pavarësisë dhe atë pesë para dymbëdhjetë, sepse lufta veç filloj te harroher nga përkrahësit e Kosovës.
    Gezetat e Kosovës dhe disa të Shqipërisë janë plotësisht në shërbim të Serbisë, ashtu siç thoshte edhe shefi i inteligjencës Kroate para shumë vitesh.
    Agon dhe pleshtat si ti duhet ta mbyllni gojën se jau qkuli veshët.

  9. KUJTIMI says:

    Hej , njerez . Jeni ba si makarona e zjere .
    Po ju e mbytet me komente Albinin qe “tradhetoi Ameriken e Grenellit”
    Po se patet kuptuar kte shkrimin lexojeni edhe nja dy tre here!!!

  10. faro says:

    Mos harrojmë se SHBA është në fushatë elektorale. Lobi serb është më i shumtë atje nga ai shqiptar. Pra me një politikë pro serbe merr me shumë vota. Pra Kosova bën mirë që ta tërheqë zvarrë si problem, deri sa të mbarojnë zgjedhjet. Në 2021-shi DUHET pritur, me politikën tërhiq e lësho!

  11. pjeter says:

    Doni me per Granell? E tha publikisht Server,u ankua Engel,Ja perseri nje akuze tjeter.Duket qarte qe ka nje gje qe nuk shkon.

  12. Sami says:

    O Kosovare duroni edhe 6 muaj sa te behen zgjedhjet ne USA. Biden do te fitoje me siguri dhe atehere do te dalin te gjitha pislleqet e administrates Trump ne favor te serbise dhe ne kurriz te shtetit te vogel me proamerikan ne bote Kosoves.

  13. Era says:

    A mund te jete i vetmi presiden amerikan qe i do te keqen kombit me te vjeter ne europe? Shqiptaret e duan demokracine amerikane dhe popullin amerikan,por jo ata qe ne bashkepunim me tradhetaret e kombit shqiptar,kosovare e shqiptare i duan shkaterimin. Kombi shqiptar sot ka keto permasa vetem nga tradhetaret e tij.qe ni iliri rine tyretradhetia beri qe ky komb te rudhet. Me ndihmen e anglise,frances me ushtrite e tyre e per intesesa ruse ne si komb u rudhem deri ne keto teritore. Mos valle sot trampi po na kethen 100 vjt pas? Nje popull qe nuk armatoset dhe nuk meson perdorimin e armeve eshte i destinuar te zhduket. A eshte e mundur qe per kete teze ka punua saliu,edvini, luli,iliri dhe politikanet qora,hadute ne keta 30 vjet? Athua dhe thaci,sejdini dhe gjithe ata qe rezuan qeverine kurti kane qellimin e shkaterimit te kosoves dhe shqiperise me ndihmen e trampit? Pak

  14. Taku says:

    Kush komenton ne pozicion antiamerikan eshte i vene per te bere komente nga armiqte e kombit.
    Shikojini vete krimbat antishqiptare.

  15. emigranti says:

    Qytetaret shqiptare kudo qe ndodhen duhet te ndergjegjesohen, sidomos sot ato ne Kosove.
    Te jene me patriote e sycelur.
    Ti besojne mikut por jo te zgjidhin breket.
    Vete i zoti e nxjerr gomar7n nga balta thote populli.
    Besojini Albin Kurtit e jo Mustafes, Thacit & Co. qe jane te kapur.
    Grenellit i intereson vetem stabilizimi i maredhenieve Serbi- Kosove per te cilen e ka me te lehte ti beje presion pales
    Se kapur kosovare, kuptohet ne dem te intetresave te Kosoves.
    Tani qe qellimi i Grenellit per dobesimin e qeverise Kurti u realizua po rri i heshtur.
    Turp per qeverine Tramp qe perfaqesohet nga diplomate arrogante te tipit Grenell.
    Kosova duhet drejtuar nga njerez idealiste si Kurti e Vjosa Osmani e jo nga te kapurit qe i sherbejne interesave Ruso- Serbe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje