Qeveria serbe fut në karantinë Veriun e Kosovës, reagon Limaj: Kryeministri në largim po sillet sikur s’ka ndodhur asgjë

4 Prill 2020, 17:05Rajoni TEMA

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pasi qeveria serbe ka vendos të fus në krantinë komunat veriore të Kosovës.

Limaj ka thënë se ky veprim është cënim dhe shkelje e rëndë e sovranitetit të Kosovës.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Faceboo”, kreu i Nismës ka thënë se veriu dhe cdo pjesë e Kosovës, mund të izolohen, vetëm me vendim të institucioneve të vendit, nëse paraprakisht vlerësohet se është e nevojshme një gjë e tillë.

Limaj e ka vlerësuar si shqetësuese edhe heshtjen e kryeministrit në largim duke u sjellë sikur nuk ka ndodhë asgjë.

Postimi i plotë i Limajt:

Futja në karantinë e komunave veriore të vendit me vendim të qeverisë serbe është cenim dhe shkelje e rëndë e sovranitetit të Kosovës.

Veriu dhe çdo pjesë e Kosovës mund të izolohet vetëm me vendim të institucioneve të vendit, nëse paraprakisht vlerësohet se është e nevojshme një gjë e tillë.

Shqetësuese është edhe heshtja e kryeministrit në largim duke u sjellur sikur nuk ka ndodhur asgjë.

12 komente në “Qeveria serbe fut në karantinë Veriun e Kosovës, reagon Limaj: Kryeministri në largim po sillet sikur s’ka ndodhur asgjë”

  1. Bekim Peja says:

    Albini është punëtor i BIA-së.

    1. P. Hajdini says:

      Limaj ban se s ka ken n Kosove kinse kto dite. Gjykata Kushtetuese, shoqt e tina, i vendun antikushtetuese masat karantinuese te urdhnume nga qeveria e Albinit per me pshtue “Gjarpnin” nga kundershtia institucionale kundra tyne dhe mos me u denue a turpnue.
      Tash asht detyre e Thacit e Kuvenit qi e ka blloku ai me shoqt e tina t dalin me masa karantinuese, ku po nevojen e ku jo, e ma shume perkunder cka po nodh n tri komunat e veriut t Kosoves, se fale tyne sa heran, fiton hapsina shkjau.
      Mafia nji loje i qindron gjithere me cillin ka venu me e djege: hipe kalin se t djega, zdrype kalin se t djega!

  2. demokrati says:

    Krymenistri ne largim dhe ai para tij jane pak te thuash diletante. Serbia qeverise dhe ka nen kontrol te plote komunat ne veri te Kosoves dhe ajo nuk eshte e interesuar per nje marreveshje definitive por kerkon te fitoje kohe derisa ta fuse te gjithe Kosovn ne karantine permanente me ndihmen e buzhales, matoshit, osmanit te parlamentit dhe me pelqimin e plote te Kurit qe nuk ndihet aspak mire i lire nga Serbia. Kriza e korones tregoi se te gjitha shtetet ne Europe reaguan ne menyre Ethnike dhe Statiste, e lane menjane ndjenjen e humanitetit dhe solidaritetit. Holanda u kujdes me teper me se do te fshijne menderen trashaluqet e amsterdamit dhe nuk e qethi fare per italianet qe po vdisnin ne mase. Lerini menjane perallen e Jugosllavise se Re me emrin Kosove, leruani paraziteve qe lane pas Rankovici me shoke dhe shkruajne nga zvicra apo albanofoneve antishqiptare ne krye te pralamentit. Ndahuni nga kolera jugosllaviste dhe perzini njehere e pergjithmone Serbine nga Kosova nepermjet marreveshjes se noterizuar nga garanti SHBA.

  3. Apo jo? says:

    Serbi eshte shume i poshter.
    Nga nje ane fut ne karantine serbet e veriut te Kosves dhe nga ana tjeter shkaktoi krizen e rrezimit e qeverise, duke I dhene urdher Kurtit te rrezonte qevereine nen pretekstin se Ministri LDK, kishte abuzuar me vleresimin e situates. Nga nje ane nxit Kurtin per jo distancim socal dhe nga ana tjeter izolon Serbet. E mor Albin kokeshtrember. Ta kane shtremberuar koken ne burgjet serbe dhe ben sikur nuk kupton qe distancimi social eshte e vetmja arme per luften ndaj koronavirusit. As qe can koken per jeten e shqiptareve, por kujdesesh per serbet. Thuaji Vuciqit qe po gabon duke te urdheruar ‘vdekjen e Shqipareve”. Thuaji atij se sa do te izoluar te jene serbet, prapseprap ata rrezikohen nga shqiptaret e infektuar, sepse ti je kunder izolimit ashtu sic rekomandoi Vuciqi. Tuaji atij qe izolimi I shqiptaeve ndihmon dhe ne jeten e Serbeve. Jam I sigurte se po ja spjegove do ta ndryshoje orjentimin qe te ka thene dhe do mbeshtesi distancimin social edhe te shqiptareve te Kosoves.

  4. Kuq e zi says:

    Po ju z limaj si votuat me mocionin pro apo kunder qeverise kurti?
    Sepse ky ishte qellimi juaj te dobsohet qeveria dhe si rrjedhoje forcohet serbia

  5. Ceni says:

    Udheheqsit e kosoves Jane jashte kohe.

  6. Visar says:

    Ky hajni me i madh i ballkanit fatmir limaj sa ka qene ne qeveri si zv kryeminister eshte marr vetem me hajni edhe kurre me ramushin nuk jan marr me veriun e mitrovices. Gjendja ne veri nuk eshte si thot ky qelbanik, une isha para dy dite ne veri dhe levizja eshte e lire pa probleme por politika e ka shkatrruar trurin e njeriut kinse ne mundemi e ju jo. Turp per Limajn nje hajn ordiner se ky ne zgjedhjet e kaluara me ndihmen e Thaqit e kaloj pragun se nuk ka marr vota e tani na del si mbrojtes i Kosoves. Rroft Albin Kurti, posht fatmir limaj e soji i tij.

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Visar!
      Eshte e vertete qe para dy dite mund te levizje per ne Mitrovice te Veriut. Por sot nderruan punet. Prej sot, qeveria e Serbise ( jo qeveria e Kosoves) e karantizoi Veriun e Mitrovices dhe askush nuk mund te shkoje atje nga Kosova.
      E sa per ate qe je kunder Limaj-t dhe Thacit te jap te drejte, por lirisht ketyre shtoja edhe Isen me Albinin se as keta nuk jane me te mire.

  7. Plaku says:

    Ti Limaj me koke trashin Haradinaj e late Mitrovicen ne dore te Serbeve ne fillim te fundit te luftes 1999,duke pretendu si zone influence te njerit apo tjetrit dhe gati sa nuk u vrate mes vetit. Kjo eshte e verteteta dhe pastaj u shtruat neper kafet e çajtoret e Prishtines per te ndare zonat dhe percaktuar se kush duhej te asgjesohej e kush jo. Kete e di shumë mire njerezia ne Kosove dhe te rijte qe erdhen nga perendimi e luftuan ne Kosove,por qe u detyruan te kethehen mbrapsh dhe sot nuk fivurojne ne listat e luftetareve sepse keni bere vete listat sipas interesave meskine partiake….hani m…t sa te ngopeni e t’ju zeje fytyn se sa per Kosoven e keni shkateruar sasa nuk mban me ?????

  8. Kosta says:

    Ecni pra ju gjeneralat pa shkolle qe rrini para tavolinave me mish dhe birra ne Mitrovice.Po ju jeni te zene me rrezimin e qeverise more muter.Ju nuk keni luftuar.Ata qe luftuan rane deshmore ose ju kthyen perseri kurbetit per te mbajtur familjet e tyre.

  9. Lani says:

    Keta nuk ishin luftetaret per liri o njerez.Keta ishin cubat e fshatit qe u shkrujten mercenare te xhandari i botes.Luftetaret e lirise ishin Adem Jashari me gjithe familjen e tij.Ishin deshmoret qe dhane jeten per liri dhe ata qe pasi luftuan per lirine e Kosoves u kthyen perseri ne emigracion per te ushqyer familjet.Thaci Hashimi Haradinaj Ramushi Limaj Fatmir ishin horrat e luftes qe u tallen me gjakun e deshmoreve.

  10. mik says:

    E ç’ka mundet me ba nje kryeminister qe i ka duart e lidhuna nga te kater anet ?
    Ato duar nuk ja ka lidh Serbi, por vete keta qe flasin per patriotizem. Edhe sikur me dasht me vepru Albin Kurti, nuk e lejojne keta qe rrine e dhjesin patriotizem per dite.
    Si tha njeri : Hypi kalit se te djega, zhdrypi kalit se te djega.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje