Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga qytetarët që t’i marrin me rezervë deklarimet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Përmes një video-mesazhi, Kurti ka thënë se ka politikanë e zyrtarë në Prishtinë dhe Beograd që duan konflikt në Kosovë, sidomos në veri të Ibrit, duke provokuar incidente.
“Tash duan konfikte e gjakderdhje ne terren për t’u rikthyer te shkëmbimi territorial përkatësisht te ndarja e Kosovës. Krejt njëjtë është edhe ajo intenca për të shpallur Gjendje të Jashtëzakonshme me çdo kusht e çmim. Pasi që nuk arriten ta shpallin për ta bërë, duan ta bëjnë për ta shpallur”, ka thënë Kurti.
Të shtunën, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kritikuar qeverinë në detyrë duke thënë se ajo është e papërgjegjshme karshi situatës së krijuar me pandeminë në veri të Kosovës.
Dy komuna të veriut, Mitrivica e Veriut dhe Zveçani, janë vendosur në karantinë dhe kjo, sipas Thaçit është bërë jashtë kontrollit të institucioneve të Kosovës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk guxon të lejojë që komunat në pjesën veriore të Kosovës të funksionojnë jashtë kontrollit menaxhues të institucioneve dhe organeve kompetente për parandalimin e pandemisë COVID-19, duke iu krijuar kështu hapësirë ilegale vepruese autoriteteve të Serbisë brenda territorit të shtetit tonë”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.
Mirëpo zyrtarët e qeverisë në detyrë kanë instistuar se vendosja në karantinë e këtyre dy komunave është bërë në koordinim zyrtar më Ministrinë e Shëndetësisë dhe bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se është ministria e Shëndetësisë ajo që ka shpallur karantinën në dy komunat me shumicë serbe.
“Ne e dimë se Serbia ka pretendime ndaj shtetit tonë të pavarur të cilin ajo nuk e njeh. Ne e dimë se ajo merr edhe veprime kundër institucioneve tona, posaçërisht në veri. Të gjitha këto ne i raportojmë të KFOR-i dhe faktorët tjerë ndërkombëtarë. Ne veprojmë e sillemi me kujdes, sidomos në këtë kohë kur askush nuk mund të ketë prioritet tjetër përveç shëndetit publik”, ka thënë Kurti./REL
Ky eshte vetem nje i semure psiqik, ndersa ajo vjosa bullica me sa duket ka ngordhur.keta te dy do i shkaterrojne edhe ato qe jane arritur ne 20 vitet e fundit.
Ca robi eshte ky Kurti mor jahu,shyqyr qe u be kryeminister me 12% te elektoratit dhe 25% te votueseve, tani i shkarkuar me mbi 2/3 e parlamentit do qe te qendroj me cdo kusht ne karrike.Hiqeni mo kete legen,ky eshte si Saliu,nuk njeh as demokraci dhe as ligj.
Ne cdo vend demokratik,kur nje qeveri humbet shumicen absolute,si kjo e Kurtit,nuk pretendon dhe nuk ka moral te qeverisi me ne emer te popullit,i hape krahun atij ose asaj qe formon shumicen.Kembegulja berishiste e Kurtit per te qendruar kryeminister me cdo kusht eshte e rrezikshme.
Qeveria Kurti ra se Trump ka nevojë për një fitore diplomatike në politikën të jashtme duke patur parasysh se janë zgjedhjet në nëntor dhe do të bëjë gjithçka për ta bërë marrëveshjen edhë dukë dëmtuar shqiptarët. Ky është problemi. Nuk duhet të humbasim veriun ë Kosovës sepse aty ka miliarda nëntokë dhe ato janë lekë të gjeneratave të se ardhmes.
Habitem si nuk e kuptoni qe Albin Kurti i Kosoves eshte Sali Berisha i Shqiperise,ndryshimet jane dytesore strategjija e njejt,pushtet me cdo kusht dhe mjet,duke perfshire dhe dhunen.Hapni syte sa nuk eshte vone!
Qeveria Kurti ra se Trump ka nevojë për një fitore diplomatike në politikën të jashtme duke patur parasysh se janë zgjedhjet në nëntor dhe do të bëjë gjithçka për ta bërë marrëveshjen edhë dukë dëmtuar shqiptarët. Ky është problemi. Nuk duhet të humbasim veriun ë Kosovës sepse aty ka miliarda nëntokë dhe ato janë lekë të gjeneratave të se ardhmes.
Kqyrni ktu vllehogrek shqipfolsa, ni lider si ky ju veq ne andrra muni me pa
https://www.youtube.com/watch?v=F0yWOLW4nnk
Perse fyen ore idiot. Shiqoje kete link:
https://www.parrotlla.net/albin-kurti-dokument-te-aki-se-fshihet-nder-qebe-pas-takimit-sherbimin-sekret-serb/
Ja dhe Kurt demokrati! Me kot e shajne se nuk degjon ministrat dhe ministrite. Gjendja e jashtezakonshme qe eshte vene ne veri e Kosoves, eshte bere nga Ministra e Shendetesi, thote ai! Ky njeri eshte krej jashte mendje. Nuk ka shume qe ai vetem e vetem se nje minister foli per gjendje te jashtezakonshme dhe ai e shkarkoi. Arriti deri aty sa shkarkoi dhe vehten per te mos pranuar qe te merrte masa drastike kunder koronavirusit. Sot ai kete qe nuk beri per Shhiptaret, per ti mbrojtur nga “armiku I padukshem”, e ben per te mbrojtur Serbet.Ska faj. Serbet jane qenie te rrezikuar ne Kosove nga shqiptaret dhe ai mbron. Ai kot thote qe Ministria e shendetesise ka vendosur per kete. Nuk eshte Albini nga ata burra qe kupton demokracine. Ai eshte njeri ne detyre. Ben ate qe i thone, prandaj eshte dhe kaq konfjuz. Per te mos patur keqkuptim them se karantimi i veriut eshte gje norale. Pyetja eshte se pse kjo nuk eshte normale per shqiptaret. Pse Kurtic nuk shpalle gjendje te jashtezakonshme per tu mbrojtur nga virusi, kur kete e pranon per Serbet. A ka ndonje burre qe mund ti shpjegoje keto gjera. Aman, or Zaku I Pamposhtur, me ndihmo!