Sherret politike në Kosovë, reagon ambasada amerikane: Duke lënë anash ndasitë mes komuniteteve, të mposhtim COVID-19

5 Prill 2020, 16:18Rajoni TEMA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka përgëzuar ato që i ka konsideruar si përpjekje të vazhdueshme të profesionistëve shëndetësorë dhe pjesëtarëve tjerë të shoqërisë që po punojnë në parandalimin e përhapjes së sëmundjes, Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Megjithatë, kjo ambasadë ka theksuar se sëmundja mposhtet duke lënë anash ndasitë mes komuniteteve, dhe duke ndjekur udhëzimet e profesionistëve shëndetësorë. Deri më tani në Kosovë është raportuar për 140 persona të infektuar dhe një të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri.

Aktualisht Kosova drejtohet nga një qeveri në detyrë, pasi Lidhja Demokratike e Kosovës ka iniciuar mocionin e mobesimit ndaj qeverisë së kryeministrit, Albin Kurti.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimeve që ka zhvilluar me liderë të partive politike në Kosovë, i ka kërkuar Lëvizjes Vetëvendosje emrin e mandatarit për formimin e qeverisë së re./REL

4 komente në “Sherret politike në Kosovë, reagon ambasada amerikane: Duke lënë anash ndasitë mes komuniteteve, të mposhtim COVID-19”

  1. pjeter says:

    Ambasada Amerikane ne Prishtine e di qe Ne Kosove nuk mundet asnje te beje ndonje gje, pa Pelqimin Amerikan,kjo Qeverri edhte e rrexuar edhe me pelqimin e tyre,pikrrisht ne mes te Virusit.Nuk eshte mire te leshohen deklarata per ndahsite,kur kontributi ishte shume i madh per per kete situate.Shqiptaret ju jane perjetesisht mirenjohes,por jo budallenj.Granell nuk i njef shqiptaret,Shqiptaret per te ngritur nje gje te vogel,ju duhet nje jete e tere,per ta shkaterruar,2 minuta.

    1. NE says:

      Ti mund te jesh ndryshe nga Kurti. Kurti nuk eshte mirenjohes dhe nuk eshte budalla. Ti mund te jesh mirenjohes, por budalla. Ti Pjeter je budalla sepse nuk kupton se Kurti eshte mosmirenjohes me vepren Amerikane per clirimin e Kosoves. Amerika nuk mund te punoje sipas mendjes se Kurtit. Po te kish punuar sipas mendjes se tij, sot ne do ishim akoma nen Serbine. Ti nuk kupton se Kurti nuk eshte budalla qe nuk degjon Ameriken por eshte i kompromentuar. Edhe per rrezimin e qeverise, ai u veterrezua sepse keshtu eshte politika Serbe. Ata duan qe ne te behemi armik me Ameriken dhe rrumpalle. Pikerisht kete po ben Kurtiqi. Ti nuk i kupton dot keto gjera. Ti as me shume dhe as me pak kerkon qe Amerika te punoje sipas planit te BIA-s. Kjo nuk ka per te ndodhur kurre. Eshte mire qe ti te jesh ne anen me te mire te shqiptarizmes. Eshte koha te jesh jo vetem mirenjohes per ate qe ka bere Amerika or edhe per ato qe do beje ne te arthmen. Beju i zgjuar!

  2. Po.prape.me ramushet do genjehet Kosova?! Si nuk po del nje grup i.ri.politikanesh te rinj dhe te lene keta prane oxhakut qe te tregojne historite me lufte, me trimni, me heroizma?!

  3. Bbbb says:

    Epo jan tu tall k**** o pra
    E rendesishme ne ket pik esht qe te hapim syt dhe mos bejme nga keto gabime vet…2 veta gjithsej nuk jan Amerika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje