Karantina e detyruar e qytetarëve si pasojë e situatës së krijuar globalisht nga përhapja e koronavirusit ka bërë që të ulet ndjeshëm krimi në Shqipëri.
Por për gazetarin Artan Hoxha, ai thekson se është ulur “krimi i rrugës”, si vjedhje dhe grabitjet, por bandat e trafikimit të lëndëve narkotike sipas tij kanë vijuar me aktivitetin tyre.
“Ka rënë numri i vjedhjeve, i grabitjeve, ka rënë numri i krimeve që kemi parë duke përfshirë vrasjet. Por kemi një natyrë tjetër krimi që nuk ka munguar. Nuk kanë munguar personat e arrestuar në, Tiranë, Durrës, Berat, ku janë kapur qytetarët që përfitonin edhe nga kjo situatë për të trafikuar lëndë narkotike, kanabis, por edhe kokainë. Kjo do të thotë s ky fenomen edhe në këtë situatë ku duket thuajse e pamundur ku mjetet nuk qarkullojnë, bota e krimit është përpjekur të vijojë aktivitetin.
Përdoruesit e lëndëve narkotike kanë po aq nevojë për këtë substancë sa kemi ne të tjetër për ushqim dhe ilaçe. Grupet kriminale kanë vazhduar të kryejnë aktivitetin e vet. Deri në javën e tretë çmimet në tregun e brendshëm kanë qenë të qëndrueshme dhe nuk kanë lëvizur. Kjo do të thotë që grupet kriminale në Shqipëri kanë pasur stok të kokainës dhe kanabisit dhe kjo ka bërë që çmimi të jetë i palëvizshëm.
Ndërsa me kalimin e javës së tretë çmimi ka lëvizur, kanë filluar të rriten që do të thotë se këto lëndë narkotike tashmë do të bëhen të vështira edhe për përdoruesit e tyre. Ndërkohë është vërejtur një fenomen tjetër, me grupet që ishin në fokusin tonë para se të ndodhte kjo situatë, pra kryesisht për grupet kriminale shqiptare që veprojnë në vende të ndryshme të BE apo deri në Amerikën Latine.
Kam mundur të kontaktoj gjatë këtyre javëve dhe më rezulton se grupet shqiptare në vendet e BE, në të cilat masat u morën pak më vonesë, pra në Belgjikë, Holandë, kanë vazhduar aktivitetin e tyre. Nuk ka qenë e vështirë për këto grupe të sigurojnë kokainën, e cila vazhdon të lëvizë dhe rruga kryesore e lëvizjes nga Amerika Latine drejt Evropës, janë mjetet detare. Ky aktivitet nuk është ndaluar deri tani dhe do të thotë që porositë e bëra para disa javësh dhe ngarkesat janë nisur sigurisht që kanë ardhur dhe janë duke ardhur drejt Evropës.
Nuk është problem të sigurosh lëndën narkotike, por është lëvizja dhe transporti i parave. Me bllokimin e qarkullimit, tashmë këto grupe e kanë të pamundur të qarkullojnë paranë. Është e vërtetë që në vende si Italia masat u morën të parët, kokaina është rritur me 12 apo 15 mijë euro në krahasim me ç’ishte para fillimit të Covid-19, por në vende të tjera për shkak të stokut çmimi ka qenë i pandryshueshëm. Gjatë dy javëve të fundit ka filluar të ketë një lëvizje të tillë që do e bëjë të vështirë për ta futur këtë lëndë narkotike do të jetë i vështirë”, shprehet Hoxha për ABC News.
Artan denonco me prova nese ke jo me hamendje
dhe une them qe virusi largohet te dielen
kjo eshte vetem nje paragjykim
apo ngelet pa dale studio live keto dite
dhe jepenk vetem parashikime
Artan,me gjithe respektin,me ate kryebashkiakun se gjoja kishte mare droge e dhjeve,u bere si qytetari dixhital,sidoqofte shpresoj te kesh reflektuar.
More ti ??? shume filozofi po bene ,por deri tani nuk ke thene qe ky apo ai eshte duke u mare me droge,por vetem llafe ne ere leshon
Por ske ci bene , edhe ti dote jetosh,dhe dote maresh para si gjithe te tjeret,jo se ti je i mencur ,apo i zgjuar,por te duhen para per te jetuar se nuk di te beshe gje tjeter pervec<>>ne thonjeza
Aman se ky trego prralla qe i pelqejne shqiptareve te degjojne. Lapangjoz
Po ku ke qen se na bere merak tham mos te zuri virusi!! Nuk pjerdh me njeri per karrileqet e tua. Kan halle te tjera njerzit. Ty te ka dale boja dhe moda. Ik se nuk te qi me njeri tani . Apo di dhe nga coronavirusi ti???
Ky ishte nje informacion i qarte mbi cmimin e lendeve narkotike per palen e interesuar: Perdoruesit. Pertej shakase eshte nje problem ne dukje I paduksshem por ne nivele alarmante pasi sh familje po shkaterrohen me shtimin e konsumit dhe konsumatoreve. Eshte nje problem sh here me I madh sec duket pasi perdoruesit e rregullt behen te paparashikueshem nga varesia. Dhe smund ta dime asnjehere reagimin e nje perdoruesi droge kur eshte ne mungese te saj…
TI bdhrt Trstimi per Droge ,,se shenjat Jane qe ne duket se e gjithe vete,Drogen e kam fjalen ! Jo ndonje gje tjeter..
Artan nga gazetar investigativ shume i mire je bere
si parashikusit e fatit. Kur nuk ke gje per te thene mos dil.
Na cave b…. o Artan.
Si nuk paskan problem te transportojne drogen dhe paskan problem te transportojne parane?!! Ha ha ha !! Keshtu eshte kur merr titullin “Gjitholog”!!