FOTOT/ Distancimi social, Rama: Ky do të jetë standarti kudo, përgëzime bashkisë Elbasan

6 Prill 2020, 16:22Politika TEMA
FOTOT/ Distancimi social, Rama: Ky do të jetë standarti kudo,

Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar bashkinë Elbasan për masat e marra për respektimin e masa nga ana e qytetarëve për distancimin social.

“Përgëzime bashkisë Elbasan

*ky do të jetë standarti kudo dhe pikat e verdha do të bëhen si vijat e bardha a si semaforët, me detyrimin për t’i respektuar të gjithë dhe masat ndëshkimore për shkeljen e tyre

*deri dje vetëm automjetet mund të plagosnin e vrisnin njerëz, sot edhe këmbësorët janë rrezik për njëri-tjetrin, prandaj deri nesër, kur bota të rikthehet në normalitet, na duhet të bashkëjetojmë me rregulla që deri dje as nuk i ka imagjinuar dot askush”- shkruan Rama teksa poston fotot. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje