Rama i prerë për situatën në kufij: Kush ka rezidencë jashtë nuk do hyjë, të tjerët karantinë në hotele me shpenzimet e veta

6 Prill 2020, 13:48Politika TEMA

Kryeministri Edi Rma po zhvillon një komunikim online me qytetarët.

“Dua tju them pa entuziasëm , me bindje dhe optimizëm ecuria është goxha pozitive, në radhë të parë falë jush, falë 99 e më shumë shqiptarëve që po bëjnë më të mirën e tyre në këtë luftë.

Ku 04 apo 05 përqind e të të papërgjegjshme nuk duan të dëgjojnë masën e madhe , janë një minë me sahat, që duhet ta adresojmë me patjetër.

Ka shumë e shumë halle, çështje me të cilët shumë përballen , por me besoni që po merremi me toi ditë natë. më lejoni të prek një cështje , si ajo e kufijve, të atyre që kuturisen të vijnë në kufi. Shpreh keqardhjen për disa media që i transmetojnë sikur janë live.

Në kakavijë tani skemi asnje që do të vijë, në Kapshticë 90 makina që janë banorë rezidentë në Greqi, që skanë asnjë urgjencë, por thjesht duan të takojnë familjen.

Në një kohë tjetër kjo që po them duket absurde por tani, sot, dekurajojmë maksimalisht hyrjen ne kufi. Sot kush bën patriotin, vajtimtarin, përmes pengesës që krijohet për të hyrë në atdhe synon të nxisë katastrofë, nuk është sekret, që Sali berisha ka vetëm një synim: Të rishkatrojë Shqipërinë për qëllimiet e tij. E solla emrin e tij si një zanafillë e nxitjet së rrëmujës, por jo vetëm e një zinxhiri vdekjesh.

Ee pa pranueshme që të nxitet kjo situatë dhe të nxitet njerëzit që të vijnë drejt kufijve dhe të konfliktohen me policinë. Ne kemi vendosur që brenda 24 orësh të ardhshme të hyjmë në një proces të ndërmjetëm dhe kush do vijë në kufij tokësor me dokumente rezisdente ne vende të tjera nuk do hyjë, ndërsa të tjerët do karantinohen ne hotele me shpenzimet e veta.

Kjo është e vetmja mënyrë, që të mbvrojme vendin tonë nga katastrofa.

Ardhja në Shqipëri sot është e papranueshme nga ata që janë rezidentë jashtë. Brenda 24 orësh do bëhet publike se si do veprohet për ata që janë në kufij”, tha Rama.

1 komente në “Rama i prerë për situatën në kufij: Kush ka rezidencë jashtë nuk do hyjë, të tjerët karantinë në hotele me shpenzimet e veta”

  1. Sllavo Mongolian Komunist says:

    A e degjon veten ky njeri ndonjehere apo duhet t’ja rikujtoje dikush se ata te bllokuarit jane bij e bija te k’tij vendi dhe se ky i ashtuquajtur kryeminister e ka mbi te gjithat detyrim kushtetues ti ndihmoje k’ta njerez t’kthehen shendoshe e mire prane familjeve te tyre!!Qeverite e vendeve tjera po dergojne avione per ti mbledhur turistet e tyre ane e kend botes kurse qeveria jone nuk lejon hallexhinjte SHQIPTARE te hyjne ne token e tyre??Po k’jo eshte pertej cmendurise o njerez..do themi s’kemi fonde per te derguar nji autobuz per ti sjelle ne shtepi?..para per te nxjerre autoblindat e ushtrise neper Tirane per t’kercenuar COVID19 me mitraloze kemi?..thirreni mendjes o njerez-sidomos ju rilindasit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje