Sherri me Auron Taren për jahtin luksoz, Pjerin Ndreu në krah të vëllait: Kemi gjithë jetën që përballemi, tregoju vendin

6 Prill 2020, 11:13Politika TEMA

Ka shkaktuar një debat të fortë vendimi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare për të mos lejuar qendrimin në portin e Durrësit të jahtit “Maltese Falcon” me arsyetimin se kalata duhej mbajtur e lirë për anijet tregtare.

Auron Tare, si agjent që do të mundësonte futjen e jahtit në port dhe furnizimin e tij akuzoi Paulin Ndreun, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme Detare se largoi jahtin me dhunë nga porti ndërkohë që priste të furnizohej me karburant dhe ushqime.

Ndërkohë, Ndreu iu përgjigj Tares përmes një postimi në Facebook se jahti kishte kërkuar të qendronte dy javë në port duke zënë kalatën, ndërsa nuk kishte pranuar as të furnizohej gjatë të premtes duke u larguar më pas vetë nga porti.

Në mes të këtij debati është futur edhe ish-deputeti socialist, aktualisht kreu i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, vëllai i Paulin Ndreut.

Në një koment në Facebook, Ndreu i kërkon të vëllait të qendrojë strikt me ligjin duke theksuar se familja e tyre ishte përballur përherë me të padrejtën.

“Qendro strikë ne mbrojtje te ligjit. Kam besim te ti se ben gjene e duhur. Madhesia, luksi qe paraqet Jacht nuk jane arsye me mbylle syte e me shkel ligjin.

Keqperdorimini ketyre termave qe gjoja po demtohet turizmi, kur ai nuk ekziston askund, eshte djallezore. Bota ka tjeter hall dhe turizmi vuan Covid-19 jo tekat e dikujt kushdoqofte.

Tregoju vendin kujdo qe mendon se mund te tregoje forcen kur ti je korrekt. Kemi gjithe jeten si familje qe perballemi ! Nuk kemi bere dhe nuk kemi per te bere kurre nje gje te paligjshme.

Korrektesa, ligjshmeria dhe emri yne dikujt i vret syrin, por nuk e ndihmojme dot. Ec para vella. Pa keto pengesat nuk behesh ai qe duhet”, shkruan Ndreu në Facebook.

34 komente në “Sherri me Auron Taren për jahtin luksoz, Pjerin Ndreu në krah të vëllait: Kemi gjithë jetën që përballemi, tregoju vendin”

  1. Jo per gje... says:

    Shume mire ja beni. Jam 100% me Pjerinin. Per pordhet e Tares na u dashka ulur hunda institucioneve te shtetit? Edhe me shqelma bythesh ti kish marre kta piseveng mir do ja u kishte bere…

    1. Ilir says:

      Ka te drejte Ndreu, pa diskutim. Vetem dicka, mé me qytetarí, mé bute ne komunikim. I the jo, sh mire e bere, vetem mos uleri, sidomos me te huajt. Na nxjer si popull pylli, shpellash.

  2. ardit says:

    Ec para vella, perse te vume aty, Nga pergjegjes i rojeve private te bera drejtor. Zboji te gjithe, c’na duhet turizmi.

    1. Zigur Qarri says:

      Paulini roje,Pjerini polic!Nje nga meritat e Paulinit,eshte ajo qe fikte radaret,qe te kalonte droga per ne Itali me tonelata!
      Ne Amerike do te ishte denuar me burg te perjetshem per kete,ashtu si urdheruesi i tij,Saimir Tahiri.Por ne Sulltanatin e
      e Edvin Escobar D’Rames,pa urdherin e tij,edhe sikur te shesesh Shqiperine,nuk te ndodh asgje,nuk te preket asnje fije
      floku!Kot nuk thone,më mirë nje mik se sa nje çiflik.

      1. Qorri Zigur says:

        Qytetary digital te informoka me mire ty se Salen. Do na behet xheloz Saliu!

      2. Alo alo says:

        Eh mor Zigur, edhe sikur të kishte pjellë Shiqerja nuk duhet të ishe kaq qorr. Po mirë ky i paska fikur radarët që këtej, po italianët nuk kanë radar o të kripsha trutë që sa një dy kokrra gruri i ke ? Apo edhe italianët i ka blerë Edi Rama ?

  3. Tirana Vitet 80 says:

    Gjithe Jeta keshtu i ka shkuar ketij si
    Bythqir i kategorise pare..Shume kemi
    ardhur ne Metropol me kohe dhe pa
    kohe por ketij ju kthye ne inferioritet
    Si jo venali tek Oxhaku ku jetonte..ndaj
    filloi punen qe di te beje me mire te nje
    Bythqiri Arrogant.

  4. Koli says:

    Tarja nuk eshte ndonje burr i mire po qe dhe ky drejtiri qenka vella me ate deputetin e PS tregon sa llum i qelbur eshte shteti yne i kapur nga mafiet here e mafies se PS here e mafies se PD.

  5. tropoja1 says:

    haha ja bandat e edvin mafise auron tare bashke me vellain e vet agronin ate qorrin me syze qe e ka zv minister te jashtem dhe pjerini me vellain e vet zihen njeri me tjetrin per fuqi pushteti uzurpim territoresh etj zona te veta me vjedh e me plaçkit por demek po mbrojme ligjin te gjith jane hajdute kriminela te edvin mafise,po pse more dhe auroni drejtor dhe vellai tij zv minister? pse more pjerini kryetar bashkie e paulini drejtor porti? s ka shqiperia tjeter individ vetem keshtu nga dy per familje mafiozesh? edvin narkoshteti

    1. Malok sala me rrjepacuket e tij says:

      O malok tropoje nji here ju dha mundesia ju malokeve te komandoni, na e kthyt shqiperin ne Afganistan.. Rrac gamgunesh e shpellaresh

  6. Roberto says:

    Nuk eshte nevoja te perdoresh ironi ne kete rast Ardit. Une Auron Taren e njoh prej vitesh por akoma me shume njoh Tare te tjere qe jane shoke te mire. Auroni kujton se ka kapur qiellin me dore prandaj ben pordhe. Sa per turizmin qe thua ti as nuk ka lidhje fare. Ti a shikon c’fare po ndodh ne te gjithe boten??? Jeton ketu apo je ne hene?? Ku ka turizem tani??? Ti dhe ne bashke te urojme qe ne maj te kete filluar zbritja e infeksionit qe mund te pretendohet nga qershori ndonje turizem per te mbajtur frymen gjalle por jo ashtu sic punohet ne jug te cilet per 2 muaj duan te nxjerin fitimet e gjithe vitit.

    1. Ilir says:

      Pershendetje, komenti yt eshte realist. Perfitoj te them qe u duhet bere thirrje emigranteve te vijne MASIVISHT ne Shqiperi kete vere,ata qe munden sigurisht. Kane filluar ta bejne tashme ketu ne Itali italianet, dhe kane te drejte. Duhet ta bejme edhe ne, me shume se kurre.Sa per ata te jugut, Bregut sidomos, nuk ke c’u ben, do ti mesoje Koha, dhe sa me pare aq me mire per ta. Nga eksperienca ime me jugun, mund te them se duhet te ndryshojne me themel 3 gjera :Komunikimin, kulturen e sherbimit dhe gatimin e higjienen. Le te shohin Shqiperine e mesme, qofte edhe Shengjinin, ne disa aspekte. Po flas me syrin e atij qe vjen nga jashte dhe I sheh gjerat me ftohtesi è paanesi,dhe me deshiren e sinqerte qe ta shoh Shqiperine sa me mire.

  7. NUK KENI PARE GJE AKOMA says:

    Po su kollit auroni mos hap rruge do leket shefi , prandaj te vume aty , i kemi dhane besen , do bejme shtet , po se beri familja jon Shqiperine e mori lumi . Osa mire me qene Shqiptare .

  8. Ndue Sanaj says:

    Te lumte Pjerin Ndreu! Po, gjithe atyre qe po na hiqen ka te palare duhet treguar vendi.

  9. Ana says:

    Familja Ndreu eshte familje e nderuar!
    Respekte!

  10. Demi says:

    Nje kurve e shemtuar greke e paska pas ket jahtin si dhurat

    Per me teper kurve e shemtuar greke arab nga qipro?

    Te marrin shembull motrat e gabeleve vlleh neo grek qe komentojne ketu, motrat tuaja te mos pallohen me per 20 euro por te bejne si kjo arabja e qipros.

  11. Eugen says:

    Jam shume dakord qe te zbatohet ligji dhe asnje tolerance me pretekse specifike (demtohet turizmi, imazhi etj), nuk duhet te jem kokeulur dhe te na intimidoje madheshtia, por ama, duhet nje komunikim korrekt dhe me edukate. Mund te refuzosh dhe kerkosh te zbatohet urdheri me qetesi jo duke ulerritur e ofenduar me nje anglishte te cale (si ai qe ulerrinte ne video)…. Ne kesi rastesh edhe kur ke te drejte (porti), e drejta kalon fiktivisht nga pala abuzuese (jachti), prandaj duhet punesuar njerez te sakte jo hajvane

  12. dyshuesi says:

    Mos c’na bere na hiku turizmi per kete vit. Po pse more per naften tone kishte ngelur ky pasniku i Greqise? Le qe ky sikur lundronte edhe me vela? Aha donte te bllinte portokalle greke por te shitura ne Durres. Do na thote ndokush si rrealisht e ka hallin Tarja?

  13. uskania says:

    Pse Pjerini fut hundët në këtë debat? Apo që ta marrim vesh të gjithë kastën vllaznore? Njeri pa nivel!

  14. Ardi says:

    ME NEPOTIZEM I PASTER NUK BEHET. VELLEZERIT NDREU TE ZBRITUR NGA MALET E BUBIT KANE ZAPTU TIRONEN DHE RILINDJEN E EDVINIT. KA DHE TE TJERE NDREU QE ZOTEROJNE KOMPANINE SECURITY TE FURNIZUAR ME PARE NGA QEVERIA. NUK JABE KAQ TE NERSHEM SA HIQEN KETA PP NDREU. LE TE BEJNE NJE HETIM TE IMET INSTITUCIONET KOMPETENTE DHE TJA SHOHIM NERSHMRINE.

  15. Ardi says:

    ME NEPOTIZEM I PASTER NUK BEHET. VELLEZERIT NDREU TE ZBRITUR NGA MALET E BUBIT KANE ZAPTU TIRONEN DHE RILINDJEN E EDVINIT.
    KA DHE TE TJERE NDREU QE ZOTEROJNE KOMPANINE SECURITY TE FURNIZUAR ME PARE NGA QEVERIA. NUK JANE KAQ TE NERSHEM SA HIQEN KETA PP NDREU. LE TE BEJNE NJE HETIM TE IMET INSTITUCIONET KOMPETENTE DHE TJA SHOHIM NERSHMRINE…

  16. Konjak says:

    Deebati midis Tares dhe Paulinit , nuk eshte se ka ndonje rendesi te vecant per ti kushtuar vemendie , por me ben pershtypie se ,problemi eshte tek thyeria e ligjit –urdhereses – se ministrise perkatese . Ne shtetin tone nuk pytet per- kushtetuten- , pa le per -urdheresa- ministrishe . Nuk dua te them se , duhet te injorojme ligje e urdheresa , por edhe per- pak fare pak- treg , kemi shum nevoje ; a thua se s’ka nevoje ,qerozi per ca lesh . Po mir ngjer ketu , keto probleme dhe ti zgjidhe pushteti ,dhe institucionet e popullit ;por dua te them se c’hyn ketu –si druja ne sholle –Pjerini !?.Si ka mundesi te besh kopetentin ,e tu tregosh vendin , atyre qe s’ke pune fare , te zvendesosh me kapadaillek e mungese respekti , institucionet perkatese te pushtetit . Kaq shum ta paskan hapur driten jeshile sa mund te aneksosh edhe pushtetaret . As etika nuk te lejon , ti tundesh gishtin tjeterit , se keshtu te shkrep tij , duke kujtuar se je i plotfuqishem e i pari i vendit , kurse sa per tjeterin s’begeniske te besh as nje bisede mirkuptimi .Zoti te ndihmofte , Faleminderit .

  17. Tutu says:

    Nje nga pamjet per njeriu te korruptuar te policit maskara Pjerin Ndreu…

  18. ndrea says:

    Kemi gjith jeten qe flasim pe nepotizem qe ne keto 30 vjet ja ka kaluar atij te rregjimit Enverit dhe vetem bla, bla, bla…. Perse duhet te jete drejtor ky apo pse e ka vellane dikushin….

  19. elton says:

    Si Pjerini ,si ju qe beni komente te llojit qe mire ja bere…, jeni ca injorante qe vetem regres sillni.

  20. fluturimi says:

    More a eshte ky ai PJERINI qe doli ne pergjime duke thene atij drejtor a mesues a cishte” OSE DEKLARO HAPUR VOTEN OSE FLUTURON” ??

  21. Loran shehu says:

    As i njof fare vllezrit Ndreu po di qe ky auron tarja esht nje maskara kush e di veten ky qe jep mend andej ktej dhe per veprimin e drejtorit te portit esht per tu pergezuar sepse veproi sipas ligjit dhe pa Dallim ,ne kemi ligje e jo lloqet e kti auron tares

  22. Genci says:

    Nuk ka lidhje fare me turizmin.
    Ky jaht por dhe qindra e qindra të tjerë, e me luksoz se ky vijnë në Shqipëri për dy arsye,,,,
    1. Nafta është shumë herë më e lirë se e rajonit lëre pastaj në europe, për shkak se për këtë kategori mjetesh lundruese shitet pa akcizë.
    2.Tarifat portuale të ankorimit kohor për këtë kategori janë shumë herë më lirë se në rajon.
    Shumë mirë ka bere që nuk e ka lënë, nëse arsyeja ka qenë prioriteti I anijeve të mallrave që përveçse paguajnë shumë më shumë, sjellin mallra aq të nevojshme në këtë kohë.
    Një herë të vetme mos u merrni se KUSH nuk e ka lënë, POR a ka bere mirë apo jo.
    Nuk është dhe nuk mund të jetë vëllai futbollist merita e dy vëllezërve të tjerë që avash avash u duket se janë ata e të tjerët hane bar.

  23. bimi says:

    Nuk kam ndermend te hyj fare ne dikutim si ishte problemi dhe si eshte e verteta se gjithkush thote te verteten e vete por me ben pershtypje sjellja tribale e ketyre malokeve qe nderhyn vellai per te mbrojtur vellain ,prandaj mire thone qe nuk behet shtet me maloke se po te kritikosh njerin maloket ngrihen si fis njerez tribale te prapambetur dhe hakmarres hajdute dhe te pa bese .

  24. Emiljano says:

    Vellai drejtor,vet kryetar bashkie ,kta jan fut me fis mor plak,po kemi shtet ne ste fal.Ka ven nji gomar atje si drejtor dhe ju pellet te huajve si hajvan

  25. Thanas Mustaqi says:

    Ja çfare pergjigjeje i ka kthyer Auron Taresnje inspektor i kapitenerise se Durresit, duke e detyruar Auroni te zbythet e te pergjigjet me “faleminderit per mesazhin. besoj se u sqaruam ne telefon”.
    Teksti i reagimit:
    “Zoti Tare! Jam punonjës i Kapitanerisë së Porteve (Kontrollit Shtetëror Portual) dhe bashkë me një kolegun tim kemi qenë në detyrë ditën e shtune që “Maltese Falcon” është larguar nga Porti dhe ka dalë në radë.
    Kemi komunikuar rreth 40 minuta me kapitenin dhe kryemekanikun e jahtit me shumë mirësjellje, duke i shpjeguar dhe më pas duke i kërkuar të zbatojë urdhrin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare.
    Në asnjë moment nuk jemi treguar as arrogantë e as injorantë, sepse nuk eshte as në kulturën tonë të punës e as në gjenin tonë familjar diçka e tillë.
    Besoj, ju kujtohet që kemi komunikuar dhe bashkë atë ditë nëpërmjet telefonit të kapitenit dhe ju jemi përgjigjur me më shumë respekt nga ç’kemi përftuar në atë moment.
    Me një diskutim sa zyrtar por aq edhe miqësor-profesional me kapitenin dhe kryemekanikun, të cilët ishin me kombësi, përkatësisht, angleze dhe greke, u shpjeguam se këto masa burojnë nga situata e luftës pandemike, në të cilën ndodhet e gjithe bota dhe i kërkuam të na mirëkuptojëë duke dalë përkohësisht në radën e portit derisa procedurat për furnizimin me naftë të ishin gati ditën e hënë.
    Gjithashtu, duke qenë se kapiteni ishte pak konfuz ose i keqinformuar mbi fushën e kompetencës se institucioneve, që operojnë në port, i bëmë të ditur që Drejtoria e Përgjithshme Detare (pjesë e së cilës është edhe Kontrolli Shtetëror Portual) është institucioni, i cili ka të drejtën dhe përgjegjësinë e marrjes të të gjitha vendimeve në fushën e detarisë, përveç se rasteve kur kjo e drejtë është kompetencë ekskluzive e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.
    Në ateë moment kapiteni u qartësua dhe na kërkoi pak kohë sa të përgatiste mjetin për çakostim, veprim për të cilin iu deshën rreth 20-30 minuta.
    Sa i përket videos të ngarkuar në internet, ku shfaqet inspektori i kapitanerisë, dua të bëj pak transparencë me informacionin që kam. Zoti Hajri Lala, i cili ka rreth 35 vite që ushtron atë detyrë, ishte hera e tretë apo e katërt që linte zyrën e kapitanerisë dhe shkonte pranë jahtit për t’i dhënë të njëjtin njoftim, të cilin ekuipazhi i jahtit për herë të tretë apo të katërt, jo vetëm që nuk e zbatonte por edhe e snobonte. Zoti Lala është me moshën rreth të 60-ave dhe jeta nuk i ka dhënë mundësinë të mbrojë Toefl, Ielts apo Sat dhe, besoj, është normal ndonjë tejkalim emocional i tij, sidomos në këtë kohë pandemie globale, ku inspektorët e kapitanerisë kryejnë shërbim 24-orësh, të detyrueshëm për vetë natyrën e punës.
    Dy punonjësit e tjerë, që shfaqen në video me uniforma me ngjyrë të zezë, janë punonjës të forcës së sigurisë portuale të Autoritetit Portual Durrës, të cilët patrullojnë gjatë gjithë kohës kalatat e portit dhe janë afruar aty nga kurioziteti “i shqiptarit” për të dëgjuar se ç’po ndodh e jo se i ka thirrur dikush për ndonjë qëllim.
    Krahasimi ynë dhe i kolegut tonë Hajri Lala me “Mihalin” e Qeparoit, përveç se nuk është gjetje letrare për rastin, është edhe shumë i tepërt dhe abuzues nga ana juaj për identifikimin e një nëpunësi civil të Republikës së Shqipërisë.
    As nuk u shtri kush në bordin e jahtit, as nuk i thyu kush xhamat e jahtit e as nuk u var kush mbi jaht deri kur jahti doli në radën e portit. Ndaj më shumë se kurrë për ne “mihalët” vlen sot ajo fjala e urtë shqiptare se “ai që e mban trupin drejt, s’ka dert se po i del hija shtremët”.
    Besoj fort se këto kohë kemi nevojë vetëm per solidaritet, vëllazëri dhe harmoni mes shqiptarësh! Nuk na ben nder as ne, as ju e askujt që media dhe portalet të vlojnë për një situatë, e cila ishte lehtësisht e evitueshme në këtë kohë lufte. Mjafton vetëm të zbatohej urdhri i Drejtorisë së Përgjithshme Detare! Besfort Veli

  26. Nik says:

    Po ne qè nuk kemi asnjè vèlla lart kur do tè na vij rradha?Siç shikojm nga tè dy familjet vijnè vèllezèrit paralelisht nè vende pune mjaft tè rèndèsishme dhe mungon konkurenca e hapur pèr tè gjith pjesmarrèsit .Shumè mir qè e larguat,çfar u bè kètu streha e vjedhèsve?Tè shkoj e furnizohet nè greqi,qipro,arabi nga erdhi ,kur nga tè gjitha anèt èshtè e ndaluar tè qarkullosh me avion,makina,trena nga e mori vesh qipriotja arabe se nè shqipèri mundet tè furnizohesh?Tre katèr tragete mbushur me turista qèndruan mbi 1 muaj duke lundruar sepse asnjè port nuk i
    pranonte pèr arsyen e koronavirus,pèrse kètu tè ulim pantallonat pèr çdo tè huaj?Do tè pyesni se anglishtja e zyrtarit tonè le shumè pèr tè dèshiruar gjithashtu komunikimi,pèr kètè motiv besoj ministria e transportit duhet tè organizoj kurse pèr anglisht por edhe sesi tè sillen nè mènyrè tè kulturuar ndaj çdo qytetari.Debati nuk èshtè pa gjè,dmth kritika ekziston .

  27. Notari says:

    Pergjigje tejet shteruese!
    Zoti Thanas Mustaqi ia ke zgjatur shume. Cfare durimi paske patur!
    Cfare duan me shume keta zoterinjte? Po zoti Tare? Te shkelen rregullat, ligjet, normat? Atehere u kthyem tek koha e qoftelargut, koha e rrumpalles(!) i thone!
    Keta duhet te kerkojne falje 100 here dhe te rrine kokulur perpara autoriteteve shteterore. Pike!

  28. Jimi says:

    Vete fakti qe ne nje post teper te rendesishem e strategjik vendoset nje familjar i nje eksponenti politik, pavaresisht se edhe munde ta justifikoje me profesionalizmin dhe korrektesen ne kryerjen e detyres, kjo le vend vend per shum pyetje!? Per me teper futja ne kete konflikt edhe vellat deputet e kompromenton shum ceshtjen! A thua ky “konflikt” nuk eshte administrativ, por per prone familjare !? E pakuptushme dhe mbi te gjtha e pafalshme, tregimi i muskujve nga ana e ish deputetit!? Mos kujtojne kerta se porti strategjik i Durresit eshte prone e tyre familjare? Eshte detyre e ministrise qe jo vetem ta zhbiroje mire kete “konflikt” por edhe te marre masa per keta “pronare te portit”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje