Deputeti i listës "Basha" sqaron foton duke pjekur qingj: U mblodha të festoj me nipat e mi, nuk e respektoj distancën se veç gripi s'mund të vijë në Albanopolis

5 Prill 2020, 20:30Politika TEMA

Kujtim Gjuzi, deputeti i dalë nga lista “Basha” në zgjedhjet e vitit 2017, ka sqaruar fotografinë që postoi disa ditë më parë në rrjetet e tij sociale ku shfaqej me kushërinjtë e tij duke pjekur një qengj në hell.

Në momentin kur e gjithë popullata ka marrë urdhra të prerë për të ruajtur distancën sociale, Gjuzi u shfaq mes tyre duke i shkelur katërcipërisht këto rregulla.

Teksa ishte në një lidhje direkte në “E Diell” në Top Channel nga shtëpia e tij në fshatin Kameras, Fushë –Krujë, Gjuzi sqaroi:

“Nipi im kishte ditëlindjen atë ditë dhe ne u mblodhëm këtu për të festuar sepse kishte shpëtuar edhe nga një aksident i rëndë automobilistik” pohoi ai.

Por pse nuk i respektoi distancat deputeti shqiptar?

“Vetëm gripi nuk mund të vijë në Albanopolis” tha Gjuzi.

Gjuzi është kryetar i Partisë Konservatore, i cili hyri në parlament përmes listës së Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, ku ai ishte i përzgjedhuri i kryedemokratit Lulzim Basha nën sloganin “Republika e re”. (TemA)

5 komente në “Deputeti i listës “Basha” sqaron foton duke pjekur qingj: U mblodha të festoj me nipat e mi, nuk e respektoj distancën se veç gripi s’mund të vijë në Albanopolis”

  1. Nik says:

    Arrestoheni dhe vendosni gjoba mè tè larta ndryshe kètu shqipèria eleminohet brènda dy javèsh nqse nuk respektohen rregullat dhe distanca 1 metèr.

  2. Gingi says:

    BARBARE!!!
    Refuzoj te jem bashkombas me.kete sorollop…

  3. Lani says:

    Mire ky se ia dime nivelin e inteligjences. Po keta te tjeret?

  4. vlora.vlora says:

    po ky bythqiri , fshatari mutit na kishte mbledh gjithe katunaret shemtirat e fushe-krujes dhe na shiste pordhe ,a o enver cophu dhe njehere nga vari

  5. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Kokëshpulla
    kujtim gjuzi
    nuk ka frikë
    nga Virusi.
    Që ta dini
    ky virus
    s’bie dot
    në kujtimgjuz?
    Ndodh sërish
    ajo që dihet
    fshati digjet
    kurva krihet.
    Me ca pordhë
    budallallëk
    ne na bëri
    karshillëk.
    Burri i rëndë
    e me parime
    nxjerr tani
    justifikime.
    O kujtim
    o derëzi
    o je trim
    o hallexhi!
    O kujtim
    kusuremadhi
    thoje troç
    na mblodhi halli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje