PD përhap panik, Albana Vokshi: Virusi po kërcënon mjekët, për Ramën tamponi më i shtrenjtë se jeta

6 Prill 2020, 11:01Politika TEMA

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për të cilin thotë se po i shfrytëzon mjekët në mënyrë ç’njerëzore në këto ditë të vështira që janë në vijë të parë në luftën kundër Covid-19.

Përes një postimi në rrjetin social “facebook”, Vokshi thekson se personeli mjekësor është më i rrezikuari dhe se duhet të jenë të parët që duhet të bëjnë testin për Covid.

Ish-deputetja thekson më tej se bluzat e bardha që punojnë në Laboratorin e Mikrobologjisë tek Infektivit, kërkojnë të bëjnë testin dhe se sipas saj autoritetet e kanë refuzuar kërkesën e tyre.

Postimi i Vokshit:

PROPAGANDA E RAMËS, VIRUSI QË PO KËRCËNON MJEKËT!

Kryeministri me propagandën hipokrite ndaj mjekëve dhe infermierëve po fsheh shfrytëzimin çnjerëzor të tyre.

1. Numri i mjekëve dhe infermierëve të prekur nga COVID-19 rritet çdo ditë. Shqipëria zë vendin e parë në botë për numrin e personelit mjekësor të infektuar me koronavirus, 14%, duke lënë pas edhe Italinë dhe vendet e tjera të prekura nga pandemia.

2. Një mjeke denoncoi publikisht autoritetet shëndetësore se i kishin refuzuar kërkesën për të bërë analizën COVID-19, kur ajo u kishte referuar kolegëve simptomat e virusit. Disa herë kishte telefonuar 127-ën, për të kërkuar një tampon. Por siç duket 127-a nuk bën analiza pa pëlqimin e “babës…” !

Për Ramën, tamponi është më i shtrenjtë se jeta e një mjekeje, infermiereje, apo qytetari, por ky rast i denoncuar i çjerr maskën e propagandës për mjekët.

3. Para disa ditësh, Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT rezultoi pozitiv me COVID-19. Prej disa ditësh kolegët e tij të laboratorit ne të cilët ka qenë në kontakt me të, kërkojnë të bëjnë analizën për të mësuar nëse janë prekur ose jo edhe ata. Por autoritetet refuzojnë duke vënë në rrezik jo vetëm jetën e tyre, por edhe të familjarëve të tyre dhe të dhjetra pacientëve, që ju nënshtrohen analizave në këtë laborator për shërimin e plotë ose jo nga koronavirusi.

Personeli i laboratorit është lënë gjithashtu pa asnjë masë mbrojtëse. Ata janë pajisur me veshjet mbrojtese vetëm një ditë sa për fotot dhe videot e urdhëruara nga ministrja e propagandës shëndetësore.

Po, nëse personeli mjekësor sëmuret, a e di Rama të thotë kush do t’i bëjë analizat në laborator? Kush do të shërbejë, mjekojë e kujdeset për pacientët?

4. Në PD vijnë cdo ditë dhjetëra mesazhe e telefobata nga mjekë, infermierë që qëndrojnë të sëmurë me ditë të tëra, në shtëpitë e tyre të izouar, të frikësuar për familjarët e tyre e të braktisur nga shteti që ju refuzon edhe tamponin. A e di Rama dhe ministrja e tij e Shëndetësisë se sa janë dhjetëra mjekët dhe infermierët që qëndrojnë në shtëpi me qera e në hotele për të mbrojtur familjarët e tyre nga infektimi?

Sot, mjekë e infermiere janë krejt të pambrojtur. Ndaj, #testimi, #testimi, #testimi periodik i stafit mjekësor në spitale e qendra shëndetësore është #emergjencë.

#Testimi urgjent i #personelit #mjekësor në spitalet #Covid, personelit mjekësor të urgjencave në QSUT, i stafit të laboratoreve, i mjekëve në qendrat shëndetësore duhet të jetë prioriteti #1 i Qeverisë.

#Testimi, #gjurmimi, #trajtimi dhe #izolimi i rasteve janë mënyra e vetme për kufizimin e përhapjes së coronavirusit.

Për Kryeministrin, mjekë e infermierë janë thjesht numra, ata i shërbejnë për propagandë. Por propaganda nuk mbron jetë. Përkundrazi, në këtë situatë, rrezikon jetë.

Nëse nuk mbrojmë jetën dhe shëndetin e stafit mjekësor, rrezikohet jeta dhe shëndeti i çdo qytetari.

8 komente në “PD përhap panik, Albana Vokshi: Virusi po kërcënon mjekët, për Ramën tamponi më i shtrenjtë se jeta”

  1. Luli says:

    Pirdh,pirdh,pirdhni te gjithe me radhe,po brenda stanit tuaj,se qelbet dynjane,po ju si kampione te qelbesirave,kete gje dini te beni me mire,se per te tjerat jeni provuar se cfare dini te beni

  2. NAIM says:

    Ne te gjithe boten mjeket gjate punes tyre ne lufte me virusin C-19 jane infektuar,patjeter edhe rutine e punes tyre.Natyrisht ne Shqiperi shume,shume,shume pak ne ndryshim nga te gjitha shtetet e tjera Europiane.Por ne ndryshim me te gjitha shtetet europiane,mjeket qe jane ne kryesin e PD duhen bile urgjentisht te veshin bluzen e bardhe e te marin shembull nga kryeministri irlandez qe veshi bluzen e bardhe (ka profesionin mjek) ne sherbim te popullit.Cfar I mungon e pse nuk veshin bluzen e bardhe mjeket S.Berisha,T.Shehu,Spahija cila asht arsyeja.Populli ka nevoje per ti sherbyer e jo te degjojne rrenat mashtrimet,manipulimet e skenarimet per filma holivudian serial te njajte me at “babale”.Boll o hora e “vagabond politik” apo gjithesesi budallej qe mendojne qe mw prralla,rrena,mashtrime e manipulime mund te fitoni ndonje vote,perkundrazi kto qe beni do ju kthehen ne boomerang e sigurisht do largoheni perfundimisht nga skena politike.Keshtu si ju mendoni e veproni kurren e kurres nuk do ktheheni ne pushtet.E.Rama vecanarisht shkelqeu ai e qeveria e tij ne menaxhimin e dy situateve dramatike te muajve te fundit ne at te termetit e tani ne luften kunder virusit e padushim ne hapjen e bisedimeve per pranim ne BE,kurse ju te PD po shkelqeni me budalleqet me idiote ku baze ideologjike keni rrenen,mashtrimin,manipulimin e cdo gjeje .

    1. Viktor Proi says:

      O Naim , c’bluze te veshin ? Dhe kush ? Qellimi i tyre eshte te kete sa me shume viktima , dhe te fillojne te bejne opziten e zeze . Te gjejne nje sebep , mbaroi termeti , u zuri gojen Rama me donatoret dhe mbledhjen e shumes , e kuptuan qe sdoli gje dhe tani filluan me covid-19 . Jane kriminela, nuk e kupton ?? Nuk duan . Ke zene disa emra , nuk dua te flas per Saliun , Tritanin , apo ate kulishin e Monikes , shkollshumi i bythes , ate dihen boterisht qe jane ndyresira , Spahia ?? Doktor eshte ai ?? Ti ne jeten tende ke njojtur doktore ?? Apo jo ?? Nga ata qe ti ke njojtur , di ndonje qe te jete kaq ekstrem sa Spahia ?? Po ia nuk qe autori i djegjes se shkolles ?? Ai do ndihmoje ?? Mos o zot , clidhje ka Spahia me ndihmen ?? Gjenerate e re e PD-se Spahia , Salianji , Bardhi , ai djali i rinocerontit 55 , ata jane kamikaze , jane qelbesira .

  3. Gjenerata 1964 says:

    Shyqyr qe nuk jeni ju ne pushtet se do e kishit vdek fare kete popull.Pu far e keqe!

  4. Azio says:

    O popull,binduni.PD eshte parti fashiste me antar ne pjesen dermuese,hajdut,kriminel,injorant,tradhtar.
    Kjo qe Po Ju them nuk eshte mllef per kete parti.Eshte nje realitet.Perberja e saj,platform a e saj politike si dhe egersia kafsherore ndaj njerzeve qe me vullnet punojne per kete vend,jane tipare te nazismit hitlerian.
    Lexoni historine e partive fashiste dhe naziste te europes dhe do te bindeni.
    Nje she bull i thjeshte fare.Cfare ndryshimi ka midis Sali Berishes dhe Adolf Hitlerit?
    A nuk theriste e bertiste Hitleri me histerizem perpara ushtareve te vet?
    A nuk ben te njejten gje Saliu me PD dhe Antares e saj.Thirjet per lufte,kercenimet ndaj kundershtareve te tij,jane egzakt veprime te njejta me ato te Hitlerit..e tj tj.
    Kjo parti me keta udheheqes kriminel,duhet te dale jashte ligjit sa nuk eshte vone.Ndryshe ajo me veprimtarine e saj do ti sjelli Shqiperise dem te jashtezakonshem.Prandaj o popull shqiptar, abandonojeni kete parti canser ne turpin tuaj,qe te shpetoni njehere e pergjithmone.

  5. Ce says:

    Si rrihet pa lefur kesaj surratgerdalles se bandes se vrimes celesit. Ik moj sharebajge se sta ka qefin njeri. I gjithe shteti ne kembe kunder salivirusit.

  6. Vlesh says:

    Albana ka informacion te mbeshtetur ne burime te forta qe jane ne vijen e pare te luftes politike kunder Qeverise. Keto burime te dhenash jane: Tritani, Tit Vasili, Luli, Paloka, Doktor Vdekja, ndoshta edhe Ndoka.
    Me bo ndonje koment qe PD dhe soji i saj po marrin ne qafe Shkodren as qe i del zeri! Mendo cfare kafshe eshte kjo persone publike!

  7. Anila says:

    Ik moj mashtruse. Si nuk ju vjen turp beni politike ne kete situate kaq te veshtire.
    Njerez te peshtire. Kurre vota nuk do merrni o felliqesira.
    Sa e shemtuar je Vokshi tamam si bretkose sy ko..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje