Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj sulmeve të opozitës lidhur me rritjen e numrit të testimeve për Covid-19.
Rama me ironi ka këshilluar opozitën që të dëgjojë dhe mbështesë ekspertët, pasi sipas kryeministrit PD “s’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit”.
“PD s’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit!
Strategjia e testimit është detyrë e Komitetit Teknik që udhëheq luftën në vijën e zjarrit.
Detyra e politikës, qeverisë a opozitës është të dëgjojë dhe mbështesë ekspertët. Të tjerat janë 7×7=42”, shkruan Rama.