Rama e “gdhin“ në video LIVE në Renzin, ish-kryeministri italian e përshëndet edhe me këngë: E di që të pëlqen shumë…

6 Prill 2020, 09:00Politika TEMA

Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi e ka kthyer në një ritual thuajse të përditshëm, zhvillimin e një ‘video-live’ në Instagram ku edhe komunikon me qytetarët lidhur me gjendjen e koronavirusit në vendin e tyre.

I njëjti “ritual” ka ndodhur edhe orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ku i ftuar special ka qënë kryeministri Edi Rama. Pas një bisedë të shkurtër lidhur me situatën e vështirë që po kalojnë dy vendet, Renzi surprizoi Ramën me një këngë.

“E di që të pëlqen shumë,”-tha Renzi dhe mënjëherë vendosi këngën e shqiptarit Ermal Meta, me të cilën përfaqësoi Italinë në Eurovizion. Ndërkohë që në sfond luhej “Non mi avete fatto niente”, ish-kreu i qeverisë italiane nuk i rezistoi dot tundimit dhe filloi ta këndonte edhe vetë.

Pasi gjithë “show” mbaroi, Rama u largua nga ‘live’ por jo pa përshëndetur edhe njëherë të fundit Italinë.

 

 

Bella serata anche stasera su Instagram. Grazie a tutti e grazie a Edi Rama, fratello e amico. Ci vediamo domani, buona notte a tutti

A post shared by Matteo Renzi (@matteorenzi) on

10 komente në “Rama e “gdhin“ në video LIVE në Renzin, ish-kryeministri italian e përshëndet edhe me këngë: E di që të pëlqen shumë…”

  1. Selim Shpuza says:

    mire e kemi marre vesh,eshte ish kryeministri,duam te dime se c’thote kryeministri,mjaft me ish….

  2. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    puç puç

  3. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    puç puç.

  4. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    puç puç..

  5. Bb says:

    Njëri më koqe se tjetri!

  6. Daku says:

    Imagjinoni kush ben politik rrin si kalamajt ter naten i bejn qefin njeri tjetrit , ky gomari jon hiqet sikur ky i çon me dhun njerzit neper qoka humanitare , se po mos jet ky ata nuk shkojn , ky esht i smur per psikiater , ne dor te kujt ka ren ky vend mer zot , si ky edhe saliu dhe luli iliri muli te ter zorraxhinj alabak.

  7. dashamires says:

    Rama e gdhin me Rrencin…si dikur ajo Joleza Koka-Kola e FRESH qe thosh se “u gdhiva me Saje Tahirin”

  8. JURISTI says:

    Po ku eshte lajmi ketu ? Imagjinoni sikur te gjithe presidentet e dhe kryeministrat e vendeve demokratike te benin si ky , apo ata nuk kane biseda te tilla , po pse rama i ben publike dhe ata jo ? E thjeshte ata jane dikush ky do qe te behet . Po biseden me Auronin dje per skafin pse nuk e bene publike ? Si u nda ai muhabet kush kishte te drejte sipas liderit ?

  9. zaho ina says:

    E keni degjuar Gjeneral -Koq. Ediin ?
    Tani thote se DUHET POLITIKA TE DEGJOJE ekspertet.
    Deri dje udhehiqte si i donte bytha me facebook nga bunkeri, duke pyt here Linden e here Zahon.
    Ho mi Ina (se kshtu e therret , nga tregimi Ina, ina hiqi breket) si thua ti, sa ore ti leme liridalje ktyre?
    Apo Zahos , ho mer tkuqen babi ti nxjerrim ato makinat e ushtrise ne rruge ,si thua? Nxirri babi nxirri se i kam shum qef ato.
    Tani kur po e shef qe si mban dot njerezit me muaj mbyll thote te degjojme ekspertet. Se tani i duhet ta lere pergjegjesine diku si gjithmone .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje