SONDAZHI: Gjykimi i shqiptarëve ndaj Ramës përmirësohet për 51% të tyre, Basha humb pikë tek 36% e qytetarëve

7 Prill 2020, 23:11Politika TEMA
SONDAZHI: Gjykimi i shqiptarëve ndaj Ramës përmirësohet

Report Tv dhe shoqëria italiane “MG Research” kryejnë një sondazh kombëtar si në Itali dhe në Shqipëri për të testuar opinionin publik mbi këtë emergjencë që ka bashkuar dy vendet nga pikëpamja humanitare dhe që po trondit mbarë botën.

Duke gjykuar mbi sjelljen e tij në përballimin e emergjencës së koronavirusit, shqiptarët janë pyetur si po ndryshon gjykimi i tyre politik kundrejt Edi Ramës? 

51% janë shprehur se gjykimi për kryeministrin është përmirësuar, 38% janë përgjigjur se nuk ka ndryshuar, ndërsa 11% kanë qenë se është përkeqësuar për kreun e qeverisë.

Duke gjykuar mbi sjelljen e tij në përballimin e emergjencës së koronavirusit, shqiptarët janë pyetur si po ndryshon gjykimi i tyre politik kundrejt kreut të PD-së Lulzim Basha?

51% janë shprehur se gjykimi për liderin demokrat nuk ka ndryshuar, 36% janë shprehur se është përkeqësuar mendimi për kryedemokratin duke parë sjelljen e tij, ndërsa vetëm te 13% është përmirësuar gjykimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje