Vjosa Osmani, kolegëve në LDK: S’mund të fshiheni më prapa meje, matuni para qytetarëve

7 Prill 2020, 23:08Rajoni TEMA

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk do të hynte në listën garuese me LDK-në, nëse kjo parti do të kërkonte të bënte koalicion me partitë e PAN-it.

Osmani është shprehur e prerë se vijat e kuqe i ka për të gjitha partitë që, sipas saj e kanë zhvatur Kosovën.
“Nëse dëshironi të kërkoni besimin për të hyrë në koalicion me parti që e kanë zhvatur Kosovën, unë nuk i hyj asaj liste. Por ju dilni dhe matuni para qytetarëve sepse s’mund të fshiheni më prapa meje”, theksoi Osmani në KTV.

Ajo tha se ngutja e partisë së saj për të proceduar me mocionin e mosbesimit të Qeverisë nuk mund të arsyetohet me dialogun si argument. Osmani shtoi se tarifa tashmë nuk ekziston, por ka trajtim të barabartë në aspektin tregtar mes Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë pikë, ajo tha se është dashur të jetë zë i përbashkët i partnerëve qeveritarë.
“Kur ne dhe VV ishim bashkë në opozitë dhe kur i dërgonim bashkë letrat, kishin më shumë efekt. Jam në kontakt të vazhdueshëm me Francën dhe Gjermaninë. U bë thirrja nga shtetet e BE-së që të mbahet qeveria funksionale. Por, çka ndodhi më vonë, ishte një keqpërdorim i plotë i një deklarate të SHBA-së, e cila thjesht e përshëndeste vendimin tonë si Kuvend për thirrje të seancës. E përkthyen si përkrahje për një votë pro mocionit. SHBA-ja kurrë s’ka kërkuar të votohet pro mocionit, kurse shtetet e BE-së e kanë bërë të qartë që të mos votohet mocioni ose të shtyhet. Pse nuk ishte e mjaftueshme një thirrje e tillë, unë s’e kuptoj. Sepse në kohën kur Kosova ballafaqohej me rrezikun e ndryshimit të kufijve, dhe humbjes më të madhe që LDK-ja do të pësonte, jo në vota, por në aspektin e projektit të saj ‘Kosova shtet i pavarur sovran dhe në kufijtë aktualë’, kush ishte personi që mbronte kufijtë tanë? Ishte kanelarja Merkel! Pse tani zëri i saj u bë tejet i parëndësishëm?”, tha Osmani.

Ajo tha se ka shumë gjëra për të cilat në këtë moment, për shkak të konfidencialitetit s’mund t’i thotë, por tha se “do të dalin në shesh dezinformatat që i janë dërguar SHBA-së nga një rrjet i organizuar nëpër parti politike”.

“Do të dalin edhe qëllimet e vërteta të njerëzve prapa krejt kësaj situate. Do të dalë edhe e vërteta që këtë qëndrim që e mbaj, s’e mbaj për vota, por unë, mes reputacionit dhe mes pozitës partiake dhe ndërgjegjes sime, gjithnjë e kam zgjedhur ndërgjegjen. Shpresoj që këtë ta kuptojë secili”, u shpreh ajo.

Ajo thotë se përkrahja e Gjermanisë dhe e SHBA-së është për popullin e Kosovës, jo për liderë të caktuar.
“Fakti se është injoruar demarshi i Francës dhe i Gjermanisë ndaj LDK-së, nuk është pritur mirë nga këto dy vende. Natyrisht se ata punojnë me secilën qeveri”, tha Osmani. Për periudhën pas mocionit, Osmani tha se këto çështje do të përfundojnë në Kushtetuese.

11 komente në “Vjosa Osmani, kolegëve në LDK: S’mund të fshiheni më prapa meje, matuni para qytetarëve”

  1. Konica Usa says:

    Te gjithe politikanet e Kosoves nuk kane shume ndryshim nga njeri tjetri,nje pjese jane te koruptuar,pjesa tjeter e pa provuar ne qeverisje si ww-eja,genjeshtare dhe egoiste.Albin Kurti vec te tjerave ka bashkepunuar vitin e kaluar me Sali Berishen per te rrezuar qeverine shqiptare,per kete themeloj dhe ww-en ne Tirane.

    1. eris says:

      Nuk eshte e vertete!
      E para eshte gabim te behen pergjithesime duke thene “te gjithe politikanet”. Si mund ti njohesh ti kaq mire te gjithe politikanet ose mbi c baza e thua kete ?! E dyta, Albin Kurti mund te kete 1001 te meta ne karakter dhe si figure politike por nuk mund ta quash egoist dhe genjeshtar. Ai mund te jete ambicioz ( eshte normale ) dhe kembengules por aspak egoist e jo me genjeshtar (apo e the Grenelli, ajo lodra e D.Trump).
      Sa per Sali Berishen, nuk ka bashkapunuar me S.B se ska pas nevoje por kur ka kerkuar mbeshtetje per ndalim te projekteve midis Hasim Thacit dhe Vucicit per ndarje te Kosoves. Te vetmet dyer qe ka gjet hapur ne Tirane ka qene S.B (Edi Rama ka qene pro ndarjes dhe kete se mohon dot as ai). Pa diskutim dhe duhet rikujtuar qe nje ndihme te madhe ka dhene Merkel.
      E vleresoj si perpjekje te gabur takimin me S.B por ka qene e lavdishme dhe heroike perpjekja e Albinit per te ndalur ate gabim historik qe do te kulmunte me te tjera dhimbje per Kosoven dhe rajonin. Tung

  2. Nik says:

    Te lumte Znj. Osmani, u bere nje sfide te merituar Isa Skuthit dhe lakejve te tij!

  3. Fatosi-kosove says:

    Une jam kosovar,nje nder te paret ne LDK, ne ate LDK kur skishte gani geca e adem saliha,as vjosa osmanka me shume isa mustafa e ismet beqira,por qe i vie dita vjosa osmankes te flet ne emer te LDK dhe qytetareve as qe e kam menduar kurre, nderkohe qe edhe ne émer te Rugoves flet e kur e larguan vajzen e tij as qe foli,edhe Teuta pra vajza e Rugoves mori disa vota jo se qytetaret e votuan per LDK por se ishte vajza e tij,edhe vjosa qe siq thoshte nje analist ne shqiperi e nxoren ne autostop dhe pas qubave fshihej isa apo te tjeret mori votat qe mori JO pse shqiptaret e duan aq shume sepse ska bere asnje pune as gjest qe dikush ta doje ose ta njof por se u deshmua si anti Thaqi dhe partive te dala nga lufta edhe pse kane shume gjynahe edhe ata por ama atakimi dhe sharjet qe i ka bere vjosa Thaqit nuk i ka bere as vuqiqi serb,pos Daqiqi, shesheli apo edhe vet millosheviqi dikur,prandaj vjosa i ka marre votat e atyre proserbeve qe mjerisht ne kosove nuk Jane pak, me vjen gjynah per Kurtin qe erdhi ne gjendje qe fatin e tij politik ta percaktoje nje vjose qe ska asnje vlere por dhe asnje vendimmarrje ne LDK sepse aty vendosin udb pjese e se ciles tash e disa vite ishte edhe vjosa osmanka,krejt kete hallakame qe po e ban eshte ta ruaje nje pozite ne LDK sepse paret dhe fotelja Jane te ambla thoshte Rugova i cili dikur ne parti kishte akademine e profesor sot ka spiune e udb dhe narkotik.

  4. Star says:

    Per kete prononcim duhet te flase Ajo gezetare qe e cuan vehten te zgjuar,Kimja e Berishajve. Ajo pati thene se Vjosa dhe Kurti jane te mire, kane popull prapa qe i voton,por nuk dijne te bejne politike. Politike din te beje Thaci.
    Po normale qe Thaci din te vjedh edhe me votat e kundershtareve. Gjithje e me qarte po duket se ku e ka katandisur partine e Rugoves Isa kurva serbe. Ta provojne popullin direkt dhe mos te fshihen pas fytyrave te reja.

  5. Indiferent says:

    As qe kam idene se ceshte dhe cka qene kjo Vjosa. Me veprimet e saj te koheve te fundit tregoi se eshte e papjekur. Nje njeri qe eshte antar partie, eshte per hir te ideve ne ate parti. Me sa duket per Vjosen nuk ka qene keshtu. Ajo nuk eshte konsekuente sepse LDK, nuk ka ndryshuar. Ashtu ka qene edhe ne kohen qe ate e propozuan per Kryeministre. Punet rrodhen ashtu si rrodhen, Vjosa nuk ka pse tradheton partine. Po te ishte ne ate parti per idete e saja, ajo do luftonte dhe te merrte kreun e parties. Ao zgjodhi rrugen e tradhetise. Ajo me kete veprim tregoi se eshte e papjekur dhe e denoi veten me asgjesim politik. Ajo as ka qene politikane dhe as ka per tu bere. Shyqyr qe nuk fitoi te behej Kryeministre se floket e saj te gjata do ezauronin trurin e saj te vogel.

  6. ALBAN DEGA says:

    HALLALL GJIRI I NENE KOSOVES MOTER VJOSA !

    – Per ty parti mbi te gjitha partite eshte vetem Kosova

    – Krenaria e Kosoves – nje shembull per tu ndjekur!

    Nje analize atdhetare pas fjalimit tend te shkelqyer model demokracie, burrerie, qytetarie, atdhetarie ne dobi e sherbim e vetem ne dobi te popullit te Kosoves !
    Nje fjalim model i nje bije dinjitoze te popullit te Kosoves qe per hir te tij jep kryemesazhin e popullit qe e votoi dhe i besoi te sotmen dhe te ardhmen e vet, te femijeve e femijeve te femijeve te vet per cdo politikan shqiptar te pa korruptuar !
    Edhe per ata qe i shpartalloi keqazi korupsioni, zhvatja, nepotizmi – per politikanet qe e humben keqazi Luften e paqes pas lavdise se Luftes Clirimtare, te fituar me avionet e SHBA-se dhe NATO-s dhe pas pavaresise se fituar me ndihmen e Ores Mitike te shqiptareve si populli e kombi me proamerikan ne Bote “ Shteteve te Bekueme te Amerikes”, sic i quante gjyshi Im Imami I nderuar i Malesise se Gjskoves Elez Hoxha Beeisha..
    Ata pshurren gjakun e vellezerve e motrave te tyre heronj te saj me sarajet e dugajat, me kusarine e hajnine e tyre me cizme pa fund e pa ane, e u kthyen ne cifligaret e rinj te Prishtines!
    Pajtohem plotesisht me ty moter Vjosa Osmani!
    T’ia dorezosh qeverisjen e Kosoves sot perseri atyre eshte mekat e pabesi ndaj popullit qe i ndeshkoi dhe i degdisi ne opozite!
    Kosova u dha atyre shume me teper se ata i dhane Kosoves !
    Kur te genjen dikush heren e pare eshte faji i rrencit!
    Kur te rrene dikush per here te dyte, te trete…. eshte faji i atij qe genjehet aq here sa te genjehet !
    Stop !
    Vjosa Osmani eshte jo vetem krenaria e Kosoves por edhe nje shembull per tu ndjekur nga rinia e populli saj!

  7. Bekim Peja says:

    Fatosi nga Kosova, mësohu ta shkruash gjuhën shqipe dhe pastaj bë një analizë.

    1. Fatosi-kosove says:

      Bekim Peja si duhet te shkruaje gjuhen shqipe ne stilin pejan, qa bone majko ?

  8. Noc Rroku says:

    Si Shpendi ka per te perfunduar dhe kjo.

  9. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

    Edhe Vjosen, fatkeqesisht e kapi semundja e mendjemadhesise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje