Covid 19, kriza që na çon njëzet vite mbrapa: Tronditja do të jetë e madhe, gjigante, rrënuese

8 Prill 2020, 20:45Ekonomia TEMA

Tronditja do të jetë e madhe, gjigante, rrënuese. Në fakt, ne ende nuk dimë se cila fjalë është më e sakta për tu përdorur në përshkrimin e pasojave të jashtëzakonshme të kolapsit ekonomik të kësaj pranvere 2020.

Për të shmangur bllokimet e spitaleve nga turmat e pacientëve të goditur rëndë nga koronavirusi duke shpëtuar kështu mijëra jetë, qeveritë kanë vendosur kudo në botë, ta ndalojë makinën ekonomike menjëherë.

Por si pasojë të ardhurat për frymë në vitin 2020 mund të kthehen në nivelin e vitit 2000. Një rënie e tillë nuk është parë kurrë në kohë paqeje. Nëse kriza zgjat tre muaj, PBB globale mund të bjerë me 18%. Kjo e bën të domosdoshme të përzgjedhësh mes krizës së shëndetit dhe krizës së ekonomisë.

Mijëra fabrika të mbyllura

Sigurisht që jo e gjithë ekonomia është në ngërç. Gratë dhe burrat që janë në ballë të epidemisë, brenda dhe rreth spitaleve, janë në tension. Ata që drejtojnë rrjetin e madh ushqimor dhe të nevojave bazë, nga fermerët deri tek tregtarët, shoferët e kamionëve, forcat e rendit, vazhdojnë sikur pothuajse asgjë të mos ketë ndodhur, herë me maskë në gojë e bashkë me të me frikë në stomak.

Ata që kanë mundësi vijojnë telekomunikimin. Por mijëra fabrika kanë ndalur së funksionuari. Mijëra restorante e hotele janë mbyllur, qindra aeroplanë kanë ‘harruar’ fluturimin. Miliona punëtorë janë me pagesa papunësie afatshkurtër. Ekonomia i ngjan kalasë së gjumit së Bukuroshes së Fjetur, përveç faktit se nuk ka asnjë princ simpatik për ta zgjuar.

Depresioni Covid do të bëjë që këto episode dramatike të së kaluarës të duken si valë të vogla. Rënia do të zgjasë shumë më shumë se një muaj. Optimistët thonë se vende të tilla si Franca e Italia janë mësuar me ndalime të tilla, çdo vit në gusht. Por krahasimi nuk mban. Pushimet e gushtit përgatiten. Dhe shërbimet funksionojnë me kapacitet të plotë, veçanërisht gjithçka që lidhet me turizmin. Këtë herë, ringritja do të jetë e ngadaltë dhe e dhimbshme.

Rënia vertikale e PBB!

Instituti ekonomik gjerman IFO ka botuar shifra gjithëpërfshirëse për Gjermaninë dhe vendet e tjera evropiane. Madhësia e rënies është shumë e madhe. Në Francë, “kostot e një mbyllje të pjesshme të ekonomisë për dy muaj do të rriten sipas skenarëve të parashikuar nga 176 në 298 miliardë euro dhe do të zvogëlojnë normën vjetore të rritjes nga 7.3 në 12.3 pikë përqindje ”.

Pas tre muajsh, rënia madje mund të arrijë nga 10-18% të PBB-së! Duhet të kthehemi në treguesit e Luftës së Dytë Botërore për të gjetur një humbje kaq të thellë në ekonomi. Në përqindje të PBB-së, të ardhurat mesatare për frymë do të ktheheshin në nivelin e vitit 2000.

Me fjalë të tjera, kriza e koronavirusit na kthen njëzet vjet më pas. Ndërsa, sipas Coface koronavirusi pritet të zhysë 68 vende në recesion këtë vit. Rënie e PBB-së është e pameduar duke filluar nga SHBA me -2.9%, Gjermania -6,7%, Spanja -6.8% dhe Italia -8.2%, Franca -6.8% dhe Mbretëria e Bashkuar -6.1%. Vetëm Kina dhe India mund të shpëtojnë nga ky cunam.

Tkurrje e fortë në tregtinë ndërkombëtare

Në Itali, falimentimet e korporatave pritet të shkojnë në 18%. Në Spanjë shifra rritet në 22%, dhe gjysma e saj në Gjermani ku priten 11% falimentime. Kjo ka pasoja që dihen. Bota pasi u përball me krizë furnizimi, kur Kina ndali ekonominë, tani është goditur nga rënia e thellë e kërkesës.

Fabrikat që kanë filluar të kthehen në punë në Kinë, tani nuk kanë klientë të huaj. Pasoja: tregtia ndërkombëtare do të bjerë me -4.3%. Sa i përket Kinës, ku 89% e punëtorëve janë rikthyer në fabrika, sfida “nuk është të kthehet 100% kapaciteti prodhues sepse kërkesa botërore është dobësuar, por të mbajë një ritëm të ulët për të qenë e siguruar që një valë e dytë e epidemisë të mos rikthehet,” thonë analistët.

Gjysma e drejtuesve të kompanive të mëdha globale të intervistuar nga konsulentët e firmës këshilluese BCG vlerësojnë se ndikimi i krizës Covid-19 do të zgjasë e pakta gjashtë muaj.

Përzgjedhja e vështirë

Mbyllja e papritur e ekonomisë ishte padyshim zgjidhja më e mirë në funksion të kontrollit të rritjes së numrit të pacientëve dhe mungesës së një alternative, për shkak të mungesës së maskave dhe testeve.

Kjo ndalesë e papritur do të zvogëlohet në masë të madhe në burimet e disponueshme të vendit, përfshirë ato që do të shkojnë në sistemin shëndetësor. Më në fund, do të duhet të hapim sytë nga realiteti: përzgjedhja mes shëndetit dhe ekonomisë është e pashmangshme.

Ne duhet të vendosim në mënyrë perfekte që të mos zgjedhim një Donald Trump. Ne mund të vendosim të vazhdojmë hapjen graduale të ekonomisë për sa kohë që një person rrezikon të infektohet me virus. Zgjedhja më e mirë është diku në mes. Është vendimi më i vështirë politik për tu marrë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Les Echos

9 komente në “Covid 19, kriza që na çon njëzet vite mbrapa: Tronditja do të jetë e madhe, gjigante, rrënuese”

  1. demokrati says:

    Aspak e vertete.Kemi te bejme me nje tkurrje ekonomike per arsye qe nuk lidhen me tregues ekonomik ne nje situate para recesionale.Secili sektor i ekonomise do te nxitoj te kapi sa me shpejt te jete e mundur parametrat e vazhdimesise se nderprere ne fund te shkurtit.Kjo eshte nje krize besimi para se gjithash dhe nje pandemi qe vertet ka vene ne dyshim sherbimet shendetesore para se gjithash.Ekonomia globale do te perjetoje nje V te qarte brenda vitit nese pandemia do te limitohet ne ate mase qe do te duhet te bashkjetojme ashtu si badhkjetojme me smogun.

  2. Qinon Qinani says:

    O pipëll!
    Me kto maska n ftyr po duken gjith kristjant si mysliman me perçe..
    Ky virus m duket osht produkt i fes myslimone..
    A nuk osht parashiku qe myslimont do pushtojn perndimin?
    Shif tash.
    T gjith ropt me “perçe”..
    Dhe hajde thuji myslove tashi “pse mulo surratin”..
    Zbulo tandin ..t gerthet ai tashi…
    Pidhi s omes!
    Kujt i kishte shku menija nanjiher qe do vinim ktu…

  3. Maria says:

    Aman o zot se na lodhet me situaten post corona.!!Po sikur te ndodhe çudia e te mos egzistoje me paraja…as bankat …po ku te lene ata pak hiena qe drejtojne kete bote e i tere njerezimi eshte mize…

  4. Tony says:

    Wow cfare analiza idiote. Nuk u prodhuan telefone. Makina, avion dhe u shemb bota. Asgje nuk eshte. Bursat jane piramide fallco. Ato perpiqen te hapin panik qe te perftojne para nga qeverite . Rip atyre qe vdiqen po gjithshka rregullohet. Nuk eshte e domosdoshme qe njerezit te sillen si te cmendur ne krociere e aviona.

  5. 20 te reja apo te vjetra , te pakten sqaroheni !
    Pa tjeter qe do ndikoje , po pse gjithmone duhet te ndjellim , katastrofen , shkaterimin panikun , sikur cdo gje do kape funding dhe cdo gje do mise nga hici !

  6. Poko says:

    Ky eshte nje shkrim politik dhe fantazi e udhehequr nga frika. Treguesit jane qe ekonomia pritet te hyje ne recesion. Dhe kjo, nese ky trend vazhdon per 6 muaj. Depresioni covid qe thote ky analisti eshte eshte shume larg. Duhet qe kjo peridhudhe te vazhdoje per 3 deri 4 vite qe te thuhet qe nga recesion te kalohet ne depresion. SHBA ka perjetuar qe nga viti 1856 ka perjetuar 33 recesione ekonomike dhe vetem 1 depresion. Prandaj ky shkrim kryekeput eshte jashte cdo analize ekonomike dhe me teper shkakton panik se sa hedhe drite mbi situaten.

  7. Liri says:

    KOMENTI I DEMOKRATIT PERFEKT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje