Kampioni i botës sulmon kreun e UEFA-s: Po vdesin 500 njerëz në ditë, t'i mendon për Kupat!

8 Prill 2020, 22:25Sport TEMA

Marco Tardelli, kampion bote me Italinë në vitin 1982 dhe sot kandidat për të udhëhequr Sindikatën e Futbollistëve në të ardhmen, ka folur në nj ë intervistë për “La Repubblica” për momentin tejet të vështirë që po kalon bota dhe futbolli si pasojë e koronavirusit.

“Nëse nuk ka siguri maksimale dhe totale, atëherë më mirë që të mos kthehemi të luajmë. Futbolli është sport kontakti, të zerosh rreziqet është tejet e vështirë.

Nuk e dimë dhe se nëse ata që kanë kaluar virusin do të kthehen në aktvitet normal brenda pak kohësh”, tha ai.

“Më vjen habi se si Ceferin, pra presidenti i UEFA-s, dëshiron që të luajë kupat brenda shtatorit. Si mund të bësh këtë diskutim kur po vdesin 500 vetë në ditë?!”, vijoi Tardelli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje