400 miliardë Euro është shuma shtesë që qeveria italiane akordon në ndihmë të ekonomisë, për të minimizuar efektet negative që po lenë masat e ashpra për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Bëhet fjalë për paketën e dytë të emergjencës të akorduar nga Kryeministri Giuseppe Conte në ndihmë të bizneseve të goditura që e çojnë në total në 750 miliardë Euro shumën që u vihet në dispozicion atyre në formë kredie të butë, nëpërmjet bankave. Paketa e parë u vu në dispozicion në mesin e muajit Mars.
Përmes tyre qeveria synon të ndalojë tkurrjen e financave në ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës, çka do ta thellonte efektin negativ në këtë hapësirë nga masat e rënda kundër koronavirusit që kanë prekur të gjitha vendet anëtare.
Nga thesari italian pritet të injektohen në ekonomi 200 miliardë Euro, si mburojë për bankat në rast humbjesh deri në 90% të kredive për të gjitha kompanitë. Garancia mund të shtrihet në 100% të humbjeve të mundshme për kredi që nuk kalojnë 25,000 Euro.
Italia ka shume shprese tek Europa, ose mendon qe eshte momenti te vere ne prove solidaritetin e “assamblese” qe kane krijuar, por dihet sado te forta miqesite, kur vjen puna per te vdekur secili do te vdese per hesap te vet. Europa eshte akordi i vendeve qe te lejojne levizjen e lire te njerezve, te mallrave, parave dhe sherbimeve. Pra nuk perfshihet ne ligj solidariteti. Italia nuk mund ta kerkoje solidaritetin me force, as nuk duhet te kercenoje qe do te largohet nga EU.
E kush e ka pa 1 centesimo?
Fjalt i merr era , ku jan faktet?
Dikur kan pa than ne Shqipni.