Ulja e rrogave, Real Madrid merr vendim qesharak!

8 Prill 2020, 22:45Sport TEMA

Real Madrid ka arritur një akord me futbollistët, stafin teknik dhe drejtuesit si të skuadrës së futbollit, ashtu edhe atë të basketbollit për reduktimin e rrogave. Vështirësitë ekonomike të provokuar nga epidemia koronavirus, në fakt, kanë goditur edhe klubet e futbollit që këto ditë janë duke lëvizur për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme mes palëve.

Por, reduktimi i rrogës te Real Madrid duket “qesharak”, sepse do të jetë nga 10% deri në 20% sipas kushteve që do të verifikohen (rifillim apo fund i sezonit). Praktikisht, Barcelona dhe Atletico kanë vendosur 70% ulje rroge dhe të tjerat rreth 40-50%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje