Ndryshimet në Kod: Sa vite burg rrezikoni nëse nuk zbatoni masat ndaj Covid 19

9 Prill 2020, 11:07Kronika TEMA

Zbardhet drafti i propozimeve për ndryshime në Kodin Penal në lidhje me ndëshkimet për personat që thyejnë rregullat dhe urdhrat e vendosura gjatë situatës së pandemisë COVID-19.

Sipas ndryshimeve, kush nuk i bindet rregullave të reja të nxjerra gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, dënohet me gjobë, ose me burgim deri në gjashtë muaj.

Nëse shkelja përsëritet, shkon nga 30 ditë deri në 1 vit burg.

Por nëse nga thyerja e rregullave rrezikohet jeta ose shkaktohet vdekja e një personi tjetër, dënimi është me 1 deri në 5 vjet.

Një shembull konkret është: Nëse një lokal që nuk respekton rregullin dhe qëndron hapur, siç ndodhi në qytetin e Elbasanit, nuk vendoset masë administrative me gjobë, por me burgim, pasi prej aty u infektua pronari dhe janë marrë tamponët e rreth 45 personave që kanë pasur kontakt me të pasi kanë hyrë në lokalin e hapur në paligjshmëri.

Ndërkohë, kush shkel rregullat e karantinimit dënohet jo më vetëm me gjobë 700 mijë lekë siç ishte në aktin normativ, por me burg deri në 10 vjet.

Nëse thyrja e karantinimit shkakton pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohet me burg nga 3 deri në 10 vjet.

Thënë më thjesht, nëse personi që thyen karantinën është i infektuar dhe ia transmeton atë dikujt tjetër, rrezikon burgin në 10 vjet.

Por nëse nga kjo shkelje, shkohet në vdekjen e personit tjetër, dënimi është me burg nga 5 deri në 15 vjet. Këto janë propozimet e deputetes Edlira Bode, që pritet të miratohen në Kuvend në seancën e 16 prillit.

Ndryshimet në Kodin Penal i paralajmëroi kryeministri Edi Rama në një komunikim publik mbrëmë.

6 komente në “Ndryshimet në Kod: Sa vite burg rrezikoni nëse nuk zbatoni masat ndaj Covid 19”

  1. Tarrasi says:

    Po ne rast se ti dyshin se ka Covid, ti telefonon ne 127 dhe askush nuk ta var, dhe ti infekton te gjithe familjen ?!
    Kush denohet ?
    ASHKUSH!
    Kjo eshte ta hedhesh topin qytetareve dhe RAMA te talle trapin …

    1. Al says:

      Ti idiot me brire mos rri afer njerezve kur ke dyshime. Ik gjej nje shpelle tjeter ku te jesh vetem pastaj bjeri127.

  2. vlora.vlora says:

    ore pallosh kryeminister ,po ti po le jashte me arrest shtepi kriminela me nga tre vjet -5 vjet per vepra penale ,si do na denosh kembesorin apo ate qe eshte me biciklete ,po qenke pyke fare

  3. Andi says:

    Une pranoj te denohem
    Sepse disa here e kam thyer karantinen. Por me kusht qe ne takimet speciale te kem Linda Ramen.

  4. Tepelena says:

    Austria doli nga karantina e para si edhe danimarka kjo tregon se njerzite e kuptojne mire rregullin e vetedijshem edhe pa u informuar per cdo gje me hollesi eshte respekti per vetveten dhe per njerezimin ne Shqiperi kjo gjendje u duket njerezve e cuditshme dhe njekohesisht nuk jane te formuar nga ana edukative qe te presin ne rralle ne distance ne familje te kuptojne se edhe ne familje duhet cdo njeri te respektohet edhe ne qofte se nuk ka mundesine per arsye ambienti te kerkoje maska apo informacione per ate qe ka shume femije dhe te nderpresin kontaktet e vizitave . Bota e ka pritur e pa pregatitur por shume ne kohe ne disa vende sot shikohen si model per mbrojtjen e shendetit te popullates. Krye-ministri z.Edi Rama ka dhene me te miren per kete epidemi mungesa e kultures dhe e etjes per para. C’fare kerkojne disa padrona tregetie ne Shqiperi duke thyer rregullat?? Kurre ne nje kohe paralele ne te gjithe boten Kapitalizmi ka vene rregulla drastike duke harxhuar triliona euro nga thesaret per shendetsine !

  5. TIRONA says:

    Injorantet shpellare ,mbeten injorante banale, surrat palare, sepse derrat njerez nuk mund te behen dhe kur veshin kostum te ri me corape te palara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje