Ishin shëruar nga koronavirusi, 91 pacientë rezultojnë sërish pozitivë në Korenë e Jugut

10 Prill 2020, 18:40Bota TEMA

Në Korenë e Jugut kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 91 persona, pasi e kishin kaluar më parë këtë virus.

Jeong Eun-kyeong, drejtori i Qendrës Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha se “virusi mund të jetë riaktivizuar”.

Epidemiologët koreano-jugorë po mundohen të gjejnë shkakun e rikthimit të Covid-19, me Kim Woo-joo, profesor i sëmundjeve infektive, që theksoi se numri 91 me siguri që do të rritet.

Gjithashtu, epidemiologët mendojnë se virusi mund të qëndrojë i fjetur në qelizat e njeriut dhe me shumë mundësi nuk ka fuqinë që të infektojë të tjerë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje