Shkon në 30 numri i personelit shëndetësor të shëruar nga COVID-19.
Lajmi i mirë u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook.
Manastirliu njoftoi se janë shëruar edhe 2 infermierë të prekur nga COVID-19, ndërsa në total 182 qytetarë e staf mjekësor janë shëruar nga virusi.
Çdo mjek, infermier dhe punonjës i sistemit shëndetësor që e fiton betejën me COVID19 është një lajm i mirë për të gjithë!
Edhe 2 infermierë në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP
Shkon në 30 numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19
Deri tani janë 182 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19
Na u be manastirliu si burri nenes.