Tritan Shehu i PD: Qeveri aventuriere, duhet kapur horizontalisht identifikimi i infektimit. Karantina të hapet gradualisht

10 Prill 2020, 18:01Politika TEMA

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu thotë se në Shqipëri ka ardhur momenti që të bëhet testimi imunologjik i popullsisë.Për Ora News, Shehu tha se kjo është strategji e përcaktuar nga OBSH dhe që po ndiqet në shumë vende të botës.

Testimi imunologjik tha Shehu bëhet me një kosto shumë të ulët dhe në të gjithë laboratorët e vendit.

Sipas Shehut hapja e karantinës duhet të bëhet në mënyrë graduale dhe jo me urdhër qeverie.

Ka një orientim të qartë të OBSH që thotë në këtë fazë që jemi duket të dalim faza pasive e përballje me virusin dhe duhet të futemi në fazën aktive të saj, që është test, identifikim, izolim, mjekim dhe do na çoje gradualisht në këtë mënyrë në përcaktimin e vatrave dhe pastaj drejt hapjes së karantinës gradualisht, jo në mënyrë aventureske, jo me urdhra qeveritare, por me strategji të bazuar në atë të OBSH.

Kjo behet shumë thjesht dhe me një kosto shumë të ulët. Sot kostoja më e lartë e testeve të tilla për këtë gjë është 7-7.5 dollarë për kite. 

Kjo bëhet në të gjitha laboratorët e Shqipërisë, sepse nuk ka nevojë për PCR, nuk ka nevojë për elementë speciale dhe të përcaktohet niveli i imunizimit. 

Gjermania, nga e hëna do të kapërcejë numrin e testeve deri në 500 mijë në javë dhe do të fillojë fushatën për një identifikim horizontal të popullsisë për nivelin e imunologjisë dhe pastaj do të fillojë hapjen graduale të karantinës. Greqia e ka ndarë vendin në 500 zona, ka krijuar 500 grupe ad hoc që do të bëjnë testimin e popullsisë përpara se të vendosin masa të tjera. 

Kjo do të bëhet edhe në SHBA, ku ka filluar investigimi horizontal për të dy elementët edhe për elementin me tampon, edhe për atë më gjak, përpara se të marrin vendime të tjera. 

Ne i bëjmë gjërat në mënyrë aventureske, marrim vendime që asnjëri nuk mund të thotë ku do na çojnë nesër. Shqipëria është vendi me testim të ulët në Botë dhe nuk ka marrë asnjë përgatitje deri më sot për të filluar testimin imunologjik, i cili është shumë i rëndësishëm veçanërisht në fazën që ne jemi, përpara se të bëjmë hapjen e karantinës. 

10 komente në “Tritan Shehu i PD: Qeveri aventuriere, duhet kapur horizontalisht identifikimi i infektimit. Karantina të hapet gradualisht”

  1. lavdosh says:

    lexojne disa artikull, i perkthejne dhe interpretojne keq dhe e paraqisin si zgjidhje ne Shqiperi
    Testi i gjakut nuk eshte akoma gati dhe do behet pasi virusi ka qarkulluar ne nje pjese te madhe te popullsise si psh New York, Itali, Spanje, Gjermani
    Sipas % se popullsise qe ka krijuar antikorpet do behen dhe politikat e hapjes dhe lehtesimit.
    Keta bejne si te zgjuar!
    Ketu nuk behet fjale per zgjidhje universale. Shqiperia e perballoi fazen e pare, tani duke hapur duhet evituar vala e dyte.
    Plus nuk ka garanti qe antikorpet per kete variant te virusit do tju mbrojne per variantin tjeter, qe do vije si rezulatat i mutacionit. Deri tani nuk ka njohuri per kete

  2. x says:

    ky thote gjera si nard noka pas nates vjen dita dhe hapja graduale te mos behet me urdher qeverie por me se te behet o budalla

  3. DOKTOR KLLUFI says:

    Po.vetem ky i lexon.cfare thote OBSH ja.po OBSH ja i nenvlefteson sygjerimet e ketij kllufit.arsyeja dihet.mbasi eksperimentet qe nisi ky shkenctari yne.nuk dhane pasi prova e prasit nuk i dha rezultat.deshtoi.

  4. sigurimsi says:

    Cfar thot e doktor preshi, ketij nuk i meren vesh se eshte gagac. Ky plere qe shan rregjimin e kaluar sepse ka qeni i persekutuar ka harruar se si e mori te drejten e studimit deri sa ish i tille…. Po ja kujtojme… KA QENE BASHKPUNETOR I SIGURIMIT TE SHTETIT..

  5. perdorin terma vend e pa vend
    qe skan asji kuptim
    sepse jane thjeshte sharlatane te peshtire
    dhe shikojn ne cdo suksese te qeverrise
    deshtimin e tyre perfundimtare .
    shkoni e fytuni e hale te gjithe ham huma rrugesh .ju sjeni me depuetete
    e as ju llogarit kush per politikane ne kte vend .
    keni tradit lehjen ?
    lehni sa tju zihet vryma

  6. Berti says:

    Tritan preshi flet per gjera horizontal sepse vertikalisht rritet PRESHI.E ka shume qef.Ik ne Lushnje o Tritan.Pse rri ne Tirane.

  7. Mahmut shqiptari says:

    Mir o doktor preshi mire

  8. PEPJA says:

    Po ka lezet mor Tertan mer dhe Titin edhe Brishen vishni bluzen e bardhe dhe hyni ne pavjon pa maske dhe ne te semes te vini se ja keni bere ketij populli.

  9. Xen gëlbaza e Argita kellira says:

    Bravo Tritani I shembjes kishave e xhamive.
    Per 100 vjet Te tjera populli shqiptar, qe ju i adresoni si kokepalare , e ka kuptuar qarte se kush jeni ju hajdutet vrases opodhitës.

  10. Jimi says:

    Trtan! Shko vish bluzen e bardhe, aty duhet kontributi i mjekut. Per mendje ka te tjere burra e gra, qe u ka rene per pjese ta drejtojne kete situate. Ti vazhdo rri matan gardhit dhe hidhe ndonje gure.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje