Gledian Llatja, kryetari bashkisë së Elbasanit në një intervistë për “TemA”, ka bërë një prezantim modest të situatës në të cilën po kalon qyteti dhe qytetarët prej afro 30 ditësh.
Ai nuk lë pa përmendur punën e bashkisë, por edhe mbështetjen e qeverisë lidhur me kujdesin dhe furnizimin e strukturave të shëndetsisë në këtë bashki, me elementët dhe pajisjet e nevojshme.
Zoti Llatja, cila është situata më e fundit në Elbasan, kur dihet se ky qytet është vlerësuar së fundi edhe nga vetë kryeministri?
Po është e vërtetë, Elbasani mbetet qyteti model, përsa i përket zbatimit të rregullave dhe vendimeve të qeverisë, lidhur me karantinën.
Qytetarët e Elbasanit, ishin të parët që respektuan dhe po respektojnë maksimalisht distancimin social, këshillat e higjenës, pasi treguan se janë tradicionalisht të qytetëruar.
Elbasani ishte dhe mbetet, qyteti ku vatrat e coronavirusit, ishin pothuajse zero, me përjashtimin e 2-3 rasteve , ku kanë rezultuar se ishin persona të ardhur nga jashtë, dhe që infektuan familjarët e tyre. dua të them se, ekipi mjekëve dhe infermierëve në Elbasan, janë njerëzit heronj të kësaj situate, dua të them se mbështetja e qeverisë për bluzat e bardha ka qenë qysh në fillim, e madhe dhe e pakursyer.
Bashkia nga ana e saj, qysh ditët e para të nisjes së karantinës, hartoi dhe evidentoi personat dhe familjet me të ardhura të pakta ekonomike, të papunët dhe të vobektët, dhe u ka qëndruar pranë atyreme ndihma.
Ekipet e bashkisë, dhe ekipet e vullnetarëve, kryesisht të rinj dhe të reja, kanë qenë çdo ditë, pranë familjeve dhe pensionistëve të vetmuar, duke ndarë ndihma në ushqime dhe medikamente.
Çdo ditë dhjetra familjeve, pensionistëve, dhe njerzve të vetmuar, u shkon ndihma e bashkisë. Jo vetëm lagjet e qytetit, por edhe banorët e njësive Administrative si Bradashesh, Gjinar, Zavalinë, Labinot Fushë dhe Mal, Shushicë, Jagodinë, Bujqes, Shirgjan, Kuqan, LLixhë, Funar, etj, kanë përfituar dhe do të përfitojnë nga ndihmat e bashkisë.
Po ashtu vendimi më i fundit i Qeverisë, mbi pagesat e atyre personave që mbetën të papunë si pasojë e mbylljes së bizneseve, do të bëjë, që edhe në Elbasan të ketë qindra persona që do të përfitojnë “pagën e luftës”.
Zoti Llatja, dihet se kjo situatë, kërkon edhe higjenizimin e ambienteve dhe zonave ku paraqesin rrezik?
Po, është e vërtetë, e kemi nisur nga kopështet, çerdhet, shkollat, pastaj pallatet, zonat e tjera të banimit në çdo lagje, në çdo rrugë e rrugicë, kemi dizinfektuar tregjet, vendet e hedhjes dhe grumbullimit të mbeturinave, dhe kemi mbajtur nën kontroll pastërtinë e qytetit, përmes grupeve të punës dhe punonjësve tanë të terrenit.
Elbasani është sot një qytet model përsa i përket pastërtisë, një qytet ku banorët e tij dallohen jo vetëm për qytetarinë e tyre, por edhe për zbatimin e rregullave, vendimeve qeveritare dhe ligjeve kushtetuese.
Mendoj se ne do t’ja dalim, falë ndihmës edhe nga qytetarët, si partnerët kryesorë të kësaj lufte me një “armik” të padukshëm.
Dua të shtoj edhe diçka, lidhur me mbledhjet e Shtabit të Emergjencave, i cili mblidhet çdo javë, analizon dhe diskuton plan-veprimin e masave të reja, si dhe urdhëresave dhe udhëzimeve që vijnë nga kryeministri Rama./Pergatiti: Artur Ajazi
Gledian koqja. Shikon vetem bulevardin kryesor qe eshte bosh dhe harron se neper lagjet behet kerdia me lokalet qe jane plot me njerez dhe mbajne vetem qepenat e ulura. Qytet model me drejtues idjote.