Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo i ka drejtuar një apel të fortë qytetarëve, që të respektojnë masat e distancimit social, pasi sikurse e theksoi aajo lufta me Covid-19, ende nuk ka përfunduar.
Në një video-mesazh, Najada Çomo tha se është ulur numri i personave të shtruar në shërbim spitalor, megjithatë ajo theksoi se kjo është një sëmundje tinëzare dhe duhet të respektohen masat.
“Lufta nuk ka mbaruar. Duhet te respektohen masat e distancimit social. Është ulur numri i personave të shtruar në shërbim spitalor, megjithatë unë duhet të jem realiste. Ka edhe persona që janë të sëmurë rëndë.
Shifra e ulur na bën optimist. Mjekimi që kemi ofruar ka qënë bashkëkohor. Ky mjekim i është ofruar të gjithë pacientëve, sipas nevojave që ata kanë.
Mos është gjë me origjinë nga tropoja ???