Jacques Attali: Ja dhjetë refleksione të para fort pozitive, që kriza e sotme na bën t’i rikujtojmë

11 Prill 2020, 20:33Sociale TEMA
Jacques Attali: Ja dhjetë refleksione të para fort pozitive, që

Një esse filosofike e kohë së sotme

Nga Jacques Attali

Në kohët e tmerrshme që shumë njerëz i kanë jetuar të tilla që prej shumë kohësh dhe që kriza e sotme na bën t’i rikujtojmë, na duhet, medoemos, të rigjallërojmë katër shprehi e ndjenja të harruara: mirënjohjen për ata të vijë së parë, përjetimin e atyre që vuajnë, admirimin për ata që gjejnë përgjigjet dhe altruizmin për të vepruar në ndihmë të njërit apo të tjetrit.

Dhe, për të vepruar, nuk duhet lënë vetja në dorë të fatit, i paralizuar, por të ecet përpara, me kurajo dhe qartësi, me pozitivitet, mbështetur në vlera, të rralla, por të qendrueshme, të cilat kjo ngjarje bën të ripërjetohen.

Ky virus është një nga ata që na kërcënon. Për ta munduar atë, për të fituar betejën dhe për t’u përgatitur për të fituar të tjerat pasardhëse, ja dhjetë refleksione të para fort pozitive.

1. Njerëzimi po kërcënohet, edhe një herë akoma, nga një e keqe e shfaqur në natyrë dhe e agravuar nga njeriu; një e keqe, e parashikueshme dhe, për të cilën, brezat e mëparshëm nuk bënë mjaftueshëm për të mbrojtur brezat e sotëm.

2. Përballë këtij kërcënimin, sikurse edhe ndaj mjaft të tjerëve, mjaft prej dëshirave dhe interesave të mëparëshme, duken fare të parëndësishme.

3. Përballë këtij kërcënimin, sikurse edhe ndaj mjaft të tjerëve, shumë njerëz ndërgjegjësohen për atë që, asgjë nuk vlen më shumë, se koha që kalojmë me ata që duam dhe kuptimi që i japim jetës.

4. Të tjerë viruse, të tjerë armiq, kërcënojnë e do të kërcënojnë njerëzimin: çrregullimet klimatike, varfëria, kaosi; këta armiq i bashkohen këtij të sotmit për ta ashpërsuar atë më tej.

5. Përballë këtyre viruseve të panumurt, na duhet të vendosemi në ekonomi lufte dhe në përkushtim vetëm ndaj gjërave më esenciale.

6. Luftëtarët e betejës së sotme, qofshin ata të dukshmit (profesionistët e shëndetit, policët, mësuesit, qeverisësit, gazetarët dhe njaft të tjerë), apo të padukshmit (pastruesit, kasierët, shitësit e frutave, të bukës, gazetave, mishit, shoferët dhe plotë të tjerë), janë mjaft më të rëndësishëm për mbijetesën e shoqërisë, se shumë të tjerë, prodhimet e të cilëve shfaqen, papritur, shumë më pak të nevojshme për klientelën e tyre të djeshme.

7. Nëse, në saje të këtyre luftëtarëve, na vjen ripërtëritja, duhet mos harruar, në euforinë e pranverës së rigjetur, frika e një pranvere, me gjasa, të humbur; do mos harruar që ky virus, mund të rivijë dhe që mjaft kërcënime të tjera i kemi afër.

8. Nuk do të duhet kënaqur me krijimin, përsëri edhe një herë, të kushteve të rikthimit të të njëjtit model kriminal të shoqërisë, i cili na solli në këtë luftë, të cilën akoma nuk e kemi fituar dhe të cilën, me siguri, e humbasim, nëse nuk vëmë mend.

9. Për të evituar kthimin e të këqiave të këtij lloji, për të larguar këtë virus si dhe pasuesit më vonë, do të duhet, më në fund, të pranohet që një shoqëri do të mund të funksiononte fare mirë dhe, madje, të ishte e lumtur, duke i kushtuar më tepër se gjysmën e aktiviteteve të saj krijuese industrive dhe shërbimeve të shëndetit, ushqimit, higjienës, arsimit, mjedisit dhe kulturës si edhe teknologjive që do të nevojiten për këtë.

10. Do të duhet, më në fund, të qeveriset çdo vend dhe bota e tërë, në një mënyrë më të kujdesshme për njerëzit, për më shumë drejtësi e ngrohtësi njerëzore; ashtu sikurse e bëjmë sot, në panik, nën shtërngimin e së keqes.

Vetëm duke zbatuar, pakthyeshmërisht, këto mësime të kohës, do të mund të mposhtim këtë armik, të lufojmë ata që do të vijnë dhe, për më tepër, të bëjmë që brezat e ardhshëm të jetojnë dhe, mundësisht, të rrojnë më mirë se ne.

Përkthyer: M.SPIRO

 

1 komente në “Jacques Attali: Ja dhjetë refleksione të para fort pozitive, që kriza e sotme na bën t’i rikujtojmë”

  1. Olimpia says:

    Respekte per idete qe reflekton.Por themelore eshte pika 9…Por mendoj se vetem duke vendosur rregulla te forta mbi shperndarjen e te ardhurave per fryme do te arrihet shmangia e katastrofave si kjo e sotmja….Nen drejtim e nje organizmi nderkombetare duhet ndertuar nje legjislacion qe te garantoje nje minimum jetik dinjitoz per cdo njeri.Kjo kerkon nje ndryshim rrenjesor te sistemit ekonomik boteror ku ti jepet fund cmendurise se diferencave kriminale midis njerezve.Ka dy rruge ,taksa progresive gjeometrike mbi te ardhura,ose rritja e rolit te shtetit ne ekonomi.Per shembull,ne se fiton nje milion euro ne vit te taksohesh 800 mije,ne se fiton 2 milione te taksohesh 1.7 milione……etj .Eshte cmenduri qe nje shkencerar paguhet me nje rroge 2000…3000 euro kur nje futbollist arrin shuma 10 milione euro …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje