Luçiano Boçi: Rama po bën terror psikologjik, do “pushkatojë” dezertorët

12 Prill 2020, 22:45Politika TEMA

“Masa e propozuar tejkalon “realitetin” që ai ka vizatuar dhe nuk lidhet me detyrimet që i lindin një qeverisje në raste të tilla dhe nuk përputhet as me pritshmërinë e qytetarëve”. Kështu shprehet ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, i pyetur me për ashpërsimin e masave ndaj personave që thyejnë karantinën, që për qeverinë do të shkojë deri në 15 vite burg. Në një intervistë për “Koha Jonë”, ai thekson ndër të tjera se çdo veprim i Ramës dhe deklaratë e tij sheh nga zgjedhjet politike dhe jo nga zgjidhjet jetësore të njerëzve. Për mësimin online e për më tepër për maturantët, ish-deputeti thekson se Ministria ende nuk ka një përfundim të saktë për provimet e tyre dhe as për vazhdimin. “Është shpërndarë një parashikim nga dje, për rifillim në klasa me disa rregulla sigurie, me zbutjen e masave, për nxënësit e klasës së nëntë dhe maturantët. Kjo nuk është strategji. Është një taktikë bajate për të bërë gjoja sikur po punohet. Por kjo krijon akoma më shumë pasiguri dhe alarm tek maturantët, prindërit, mësuesit pasi ka shumë elementë kompleksë që duhen konsideruar”.

PS-ja synon të votojë më 16 prill ndryshime në Kodin Penal për ashpërsimin e masave ndaj personave që thyejnë karantinën, që shkon deri në 15 vite burg. Si e shikoni ju, që sa herë që kjo qeveri bën ndryshime, përmendet fjala burg? Mendoni se kryeministri Rama mund të nxisë trazira sociale me këtë vendim?

Ka një lidhje dihotomike midis fjalëve regjim dhe burg dhe së bashku ato kanë një udhëtim e bashkëjetesë të pandarë të gjatë. Rama ka kohë që e ka shndërruar qeverisjen e shtetit në një regjim të pushtetit të tij okult kriminal dhe oligarkik. Në vendet si Shqipëria, me një traditë të pasur diktatoriale, ku sundimi dhe nënshtrimi janë motorë lëvizës të politikës dhe të marrëdhënies sociale, është shumë e lehtë të kapërcesh linjën demokratike dhe ligjore. Aq me tepër me një pushtet të korruptuar deri në palcë, i cili ka nevojë jetike për t’u mbrojtur dhe për t’u ruajtur, burgu për të tjerët shihet si rrugë e bukur shpëtimi për sunduesit. Prandaj dhe Rama gjithnjë e më shumë në vendimet e tij i referohet penalizimit me burg. Është diçka që buron nga instinkti vetëmbrojtës, të cilën ia imponon atij të sunduarit që ai kërkon të instalojë. Shto këtu dhe dozat e urrejtjes patologjike ndaj njerëzve që atij i vijnë nga dy burime: nga arketipi politik që gjithmonë është mbështetur mbi dhunën dhe nga profili jo stabël dhe problematik psikologjik që ai ka me masën në tërësi.

Në rastin konkret të kërkesës së tij drejtuar parlamentit me një këmbë në varr, ka një paradoks shumë të dukshëm. Në një krah ai lëshon deklarata për fitore, nxjerr pamje propagandistike për respektim të masave nga qytetarët, paralajmëron lehtësime për shkak të “suksesit” dhe në krahun tjetër propozon një masë burgimi, e cila nuk përputhet me atë çka ai ka paraqitur. Masa e propozuar tejkalon “realitetin” që ai ka vizatuar dhe nuk lidhet me detyrimet që i lindin një qeverisje në raste të tilla dhe nuk përputhet as me pritshmërinë e qytetarëve. Madje nuk ka asnjë koherencë brenda veprimeve të tij. Ka një shfazim vendimesh që kërkon vëmendje, pasi është po kjo qeveri e cila realizoi lirime të disa të dënuarve për shkak të mbingarkesës në burgje në një situatë të tillë dhe është po kjo që kërkon të rimbushë dingas burgjet, me një akuzë që bie ndesh me shumë parime e të drejta. Dhe kjo nuk është një shkarje e të shkarit.

Kjo është një strategji terrori psikologjik që Rama kërkon ta mbjellë për të larguar vëmendjen nga moskryerja e detyrave shtetërore për kujdesin ndaj jetës sociale e ekonomike në tërësi. Në vend që parlamenti të merret me vendime terrori, duhet ti diktojë Ramës kryerjen e testeve masive që kërkohet me forcë nga të gjithë organizmat shëndetësorë botërorë dhe është pjesë e domosdoshme e protokolleve të sigurisë shëndetësore. Sikurse duhet t’i kërkojë masa ekonomike reale dhe efektive që i vijnë në ndihmë familjeve shqiptare dhe biznesit në tërësi. Rama ka kohë që ka dalë nga fusha e trajtimit të koronavirusit dhe i është përkushtuar tërësisht trajtimit të koronapolitikës. Në këtë pikë nuk duhet të ketë iluzione. Rama, brenda oshilacioneve të forta jo normale, është një mendje e strukturuar diabolike-politike dhe nuk ka vend për neglizhim.

Çdo veprim i tij dhe deklaratë e tij sheh nga zgjedhjet politike dhe jo nga zgjidhjet jetësore të njerëzve. E kam fjalën dhe për deklaratat e fundit për biznesin, si rikthim në tezat e majta, sikurse gjoja ndihmat që shpërndajnë kasnecët e tij kryetarë bashkish të emëruar. Rama shfaqet shumë i kthjellët në pragmatizmin, aventurën dhe arrivizmin politik. Ai i referohet target-grupeve të caktuara, me qëllim rrëmbimin e mbështetjes politike e votës. Jo më kot çon qese mashtrimi pa vlerë e bën show tek pensionistët, të cilët janë sot pjesa dërmuese e popullsisë votuese si brez. Jo më kot ndërmerr dhe iniciativa të tilla. Nga një anë kërkon të paraqitet si “i fortë” që ai gjoja bën shtet (i thënçin), pasi në psikikën e një pjese të mirë të popullsisë shteti identifikohet me burgun dhe jo me përkujdesin, shërbimin, ndihmën financiare e shëndetësore. Nga ana tjetër ai po kërkon të mbushë vëmendjen e ekraneve dhe i siguron njëkohësisht vetes një kurth të bukur ndaj çdo qëndrimi opozitar, për t’i akuzuar më pas që ata kundërshtojnë se duan dështimin e masave.

Jo më kot përdor fjalor lufte, nxjerr tanke, ushtri, kërkon të “pushkatojë” me 15 vite burg dezertorët e karantinimit, në vend që të përdorë fjalor mjekësor si tampon, teste, vaksinë, kurim dhe të nxjerrë vendime të arsyeshme për ekonominë e vendit. Prandaj vendimi i tij duket shqetësues për atë çka ai do të prodhojë si mentalitet dhe si efekt, pasi dhe kundërshtia qytetare është krejt e natyrshme në të tillë rast. Vendimi tregon që loja e pisët e Ramës dhe abuzimi politik i pushtetit të tij, po merr përmasa kritike dhe duhet me i vënë domosdo fre. Ai dhe duhet qesharakëzuar, siç kanë bërë disa dhe duhet sfiduar, siç kanë bërë disa të tjerë, por mbi të gjitha duhet kompensuar me mekanizma opozitarë efektivë, për t’i dalë përpara një të keqe më të madhe se Covid-19, që është e mishëruar në filozofinë dhe mënyrën e sundimit që ai po aplikon mbi shqiptarë, i favorizuar dhe nga situata problematike.

Edhe pse nuk është koha tani por nëse kryeministri thotë se nuk do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare të radhës, me justifikimin se “vijon pandemia e Covid-19”, çfarë do bëjë opozita? I druheni një skenari të tillë?

Për një mendje normale kjo nuk mund të ndodhë por jetojmë në kohërat e marrëzisë dhe vendi drejtohet nga marrëzia. Frika më e madhe e Ramës sot nuk është pandemia sepse ai ka treguar që nuk ia ndjen për fatin e njerëzve të thjeshtë. Frika më e madhe e tij është humbja e pushtetit. Çdo gjë ai e investon në këtë pikë. Dhe masat drakoniane absurde të dënimeve apo dhe të tjera sipas lojës dam, hap e mbyll, i shërbejnë ruajtjes së privilegjit të tij sundues.

Ai kërkon të transmetojë në publik një gjendje paniku universale brenda së cilës të vetmit të qetë janë ai, enturazhi i tij dhe oborri i marrëzisë që e rrethon. Ndërsa shumë vende po ndërtojnë një strategji hapjeje të jetës Rama po ndërton një kaos të qëllimshëm me vendime që logjikisht nuk përputhen dhe ndërkohë vazhdon të mbajë të mbyllur viston e testimit masiv si çelësin kryesor të leximit të situatës në vend.

Në këtë linjë të arsyetimit nuk është e çuditshme që mendja e tij të pjellë dhe këtë skenar për t’i shpëtuar penalizimit politik. Por sido ta vërtisë dhe ta sjellë ai situatën, me korona, pa korona, zgjedhjet politike do të mbahen në kohën që ato do thirren. Kjo jo se thjesht e do opozita, por sepse koha ka treguar që shumë zgjidhje të arsyeshme përfshi dhe menaxhimin e kësaj situate qëndrojnë pas zgjidhjes politike të bërë akoma më shumë domosdoshmëri me të keqen që na ka pushtuar dhe që ka ndërgjegjësuar akoma më shumë njerëzit se ajo nuk është e keqja e vetme dhe ndoshta dhe më e madhja.

Si kurrë më parë, mësimi po jepet online, kjo përmes RTSH dhe internetit. Por jo të gjithë i kanë mundësitë. Për ju, çfarë duhet bërë më mirë në këtë kohë të mbetur? Do të ishte më mirë një rifreskim i njohurive sesa të vijohej me programin sikur nxënësit apo studentët në ishin në shkollë, auditor?

Mësimi nëpërmjet RTSH-së nuk është një risi. Është aplikuar në Shqipëri që në 1987 me mësimin e gjuhës angleze dhe është një formë jo adekuate për kohën e sotme dhe për standardet pedagogjike. Këtu nëse ka një meritë, këtë e ka vetë RTSH-ja, e cila ka përmbushur një detyrim ligjor, sipas të cilit një prej kanaleve të saj duhet t’i dedikohet shkollës dhe edukimit. Përmbajtja pastaj është sipas situatave dhe kërkesave, por kurrsesi orët mësimore në TV nuk mund të jenë ekuivalente me ato që mund të zhvillohen në distancë (online) e aq më tepër me ato që zhvillohen në klasë.

Është fatale dhe e dhimbshme të dëgjosh ministren e arsimit të deklarojë që transmetimi në TV apo youtube është forma kryesore e mësimdhënies. Ndërsa të mësuarit në distancë po vazhdon në mënyrë kaotike, tërësisht  formale, me rezultat fiktiv dhe të pamatshëm, për shkak të mungesës së një, ose disa platformave për nivelet e ndryshme të sistemit arsimor. Mësuesit dhe nxënësit u gjendën të papërgatitur dhe të paorientuar megjithëse miliona euro janë investuar në drejtim të futjes së inovacionit në mësimdhënie. Që nga 2015 Rama premtonte me bujë për realizimin e laboratorëve e klasave digjitale, ndërsa pandemia nxori sheshit se premtimet e tij dhe lekët e hedhura kanë ikur në drejtime xhepash e interesash. Gjithashtu shumë fëmijë nuk e kanë mundësinë e mjetit teknologjik të avancuar e aksesit në internet për shkak të gjendjes ekonomike, sikurse dhe shumë mësuesë nuk munden në këtë pikë.

Për mendimin tim ministria duhet të kishte hartuar një strategji të saktë, si vendimmarrje serioze institucionale në konsultim me specialistët e didaktikës dhe të IT, për ciklet e ndryshme të arsimit, gjë që nuk e ka bërë akoma. Mos harrojmë që ministrja flet gjithmonë kuturu në përgjithësi pa ditur që çdo arsim ka specifikat e tij. Arsimi fillor ndryshon shumë nga ai nëntëvjeçar, apo ai i mesëm. Transmetimi dhe komunikimi online është si i tillë krejt i ndryshëm për kategoritë e ndryshme të nxënësve. Ministria me ministren me deklaratat e saj, vazhdojnë të mos jenë të qartë për formën e vazhdimit dhe finalizimit të viti shkollor dhe akademik, online apo në klasa së afërmi dhe kjo ka krijuar një neglizhim real të komunikimit online.

Ministria duhet të ishte e gatshme për të dy skenarët. Për vazhdimin online duhet të kishte bërë një ndërhyrje të domosdoshme, të pjesshme në programet dhe në kurrikula, sipas cikleve. Gjë që mund ta bëjë dhe tani megjithëse koha ka fluturuar. Ndërsa për vazhdimin në klasa duhet të ishte shumë e qartë në objektivat dhe gjetjen e formës së përshtatshme të transmetimit të njohurive. Përsëritje apo tema të reja, kjo duhet ti lihet si opsion zgjedhje shkollave dhe klasave që variojnë sipas niveleve dhe pas një feedback-u për gjendjen e dijes së përvetësuar. Situata nuk mbulohet me video-selfiet e ministres që drejtuesit militantë jua kërkojnë me zor mësuesve t’i bëjnë share në fcb. Situata kërkon qartësi dhe vendimmarrje efektive pasi angazhimin e mësuesve dhe të nxënësve e familjeve të tyre e kanë plotësisht në dispozicion.

14 komente në “Luçiano Boçi: Rama po bën terror psikologjik, do “pushkatojë” dezertorët”

  1. jane ne rregull kta bothqimat e rrugeve mer hahahahahah
    kta qeka bo te gjithe per psiqiatri .

    Rama o tregu leshko ,
    sepse ju duhet me ju shkerdhy faren me radhe nga Vilat e Lalzit e deri ke i fundit ,
    qe vodhet Miljarda e sot kakarisni medieve ,
    se ska Burre Shteti t’ju shkoj ne hell ju bíj kurvash

  2. Pyka says:

    Hej Pavarote ???

  3. Obobo says:

    Keta te PD-se marrkan ndonje qarkore se te njejtat budallalleqe i degjon dhe nga ish deputete dhe nga ish parukjere.

  4. kopi says:

    LUCJANA BOCI TI DO K*R….

  5. mendimi says:

    Ti Luçiano Pordha thua regjim kriminal, une pyes : ku e shikon regjimin kriminal ti apo ngaterron deren e shtepsie me ate te nevojtores?

  6. Anila says:

    Ik more njeri i peshtire. Ne jemi te gjithe dakort me ligjin nuk kemi asnje problem. Ky ligj nuk eshte per popullin.
    Populli zbaton rregullat ligjet dhe nuk ka asnje impakt nga ky ligj.
    Ky ligj eshte per disa fytyra si ty. Jul Deda, Mark Marku ,Lubonja cmenduria,Gjekmarkaj maskarai dhe funderina qe duan te krijojne dhune, probleme panik, destabilizim.
    Ky ligj duhej te ishe edhe me i ashper per ju.
    Rrugeve do tju leme deri sa te vdisni. Atje e keni vendin o njerezit me te diskretituar dhe me te peshtire te ketij vendi. Mashtrusa, genjeshtare, manipulusa,plehra ja cfare jeni ju.

  7. Azio says:

    Pse more Luciano tregohesh kaq medioker,shpifes,dhe shume cmirzi ne opinionin qe jep ti per punen e qeverine dhe vecanerisht per perpjekjet qe Po ben Rama ne luften ndaj coronavirusit?
    A i ke sy te ne balle e mendjen e kthjellte qe ben sikur nuk shikon suksese ne kete lufte?
    Jo more idiot.Me gjykimet e tua ti turperon jo vetem demokratet por edhe qytetaret e Elbasani,qe jane me dinjitet me inteligjente dhe shume te respektuar ne Shqiperi.
    Por ti je vetem jashteqitje e ketij populli Brenda se cilit aksidentalisht ti qendron.

  8. the american says:

    10QE fare…
    të imagjinosh ky eshte njeriu i pd qe do drejtonte arsimin….

    “ti halim qe s’di kendim
    po te ve minister per arsimin”

  9. KUTE KEPUTE says:

    Luciano Bytha vetem leh
    Po kur kan folur nonjhere mire keta LEGENA
    Keta Nxi dhe veten nxi
    RAMA PUNON JU VETEM nxini
    LERENI SHQIPERIN te Qet o felliqesira

  10. Tuku says:

    Pordhe dhe ti me ne fund. E po shyqyr.

    Nje budalla me pak per te dgene mendim.

    Kshu do rrallohet specia jusj e injorantece.

    Urime se ja hodhe bythes, nuk je me debil.

  11. hasani says:

    Keto plehra e kane lene cdo gje ne rregull dhe ato i prishi rama. Po si nuk kane turp fare e brockollisin per dite per ditet e bukura te pd, harrojne vitet ’90, sidomos vitet 91-92, 96-98. Plehra.

  12. Noli says:

    Pyke ngele tere jeten e Lociano.
    Ben kritika e akuza per cdo gje por
    nuk thua asgje cfar duhet bere ndryshe.
    Jeton me kritika per punen e te tjerve dhe
    asgje nuk ben dot. Je bere bajat si koleget e tu
    Marku e Gjekmarku.
    Kaq budallenj i kemi profesoret apo keshtu e do
    politika e PD
    Ku ju kan gjetur ju qe keni paturpesine e flisni si idjote dhe mbani titullin PROFESOR

  13. tana says:

    o tema nuk late injorant pa shkrujt kohe e humbur

  14. Ocs says:

    Ne qofte se doni të përfundoni si Italia që po vuan sa s’bëhet fjalë dilni rrugëve siç thotë ky “profesori” .Ju shkruan një person që është duke e vuajtur kovid 19 në Itali,ju uroj që të jeni të zgjuar e të respektoni rregullat e qeverisë sepse vetëm kështu mund të dilni nga kjo luftë e mallkuar që po na merr shumë jetë njerëzish. Distancë 1meter dhe mos u mblidhni për festa , ditëlindje etj.Ju perqafoj të gjithë o popull i vuajtur.Nqs i zbatojmë rregullat do fitojmë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje