Me një postim në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirlliu ka njoftuar shërimin e dy mjekëve të prekur nga koronavirusi në Spitalin e Tiranës.
Numri i mjekëve të shëruar nga COVID-19 ka arritur në 32, kurse numri total i të shëruarve në vend është 217.
“Shërimi i plotë edhe i mjekëve në Tiranë të prekur nga #COVID19 është një lajm shpresëdhënës në këtë ditë simbol të triumfit të jetës.
Shkon në 32 numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19
Deri tani janë 217 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19 #FORCA”, shkruan ministrja Manastirlliu.