Armand Duka nuk ua ka besën klubeve shqiptare, e tregon me paratë e ndihmës për lojtarët

13 Prill 2020, 16:16Sport TEMA

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, duket qartësisht se nuk u beson aspak klubeve shqiptare të cilët e zgjodhën atë si kreun e institucionit në Asamble. Kjo shfaqet në vendimin më të fundit rreth paketës së ndihmës financiare që është miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së.

Sipas udhëzimit të lexuar nga vetë kreu i FSHF-së, paratë e caktuara për ata kategori që përfitojnë, do të shkojnë direkt në llogaritë e tyre bankare dhe nuk do të shpërndahen nga klubet që u përkasin apo nga shoqatat që përfaqësojnë.

Kjo tregon qartësisht një munegsë të theksuar besimi që ka drejtuesi i institucionit të futbollit se klubet do t’u shpërndajnë lojtarëve këto fonde të caktuara për ata që të kalojnë peridhën e vështirë ku gjithçka është bllokuar për shkak të pandemisë.

Duke qenë në dijeni të faktit se klubet abuzojnë hapur me fondet që u kalohen nga FSHF, si në rastin e fondit të solidaritetit të UEFA-s që rrallëherë mbërrin te akademitë po përdoret për gjithçka tjetër nga klubet, ai ka vendosur që këtë herë të komunikojë direkt me lojtarët. Ndaj vendimi i fundit është thjesht prova reale e mënyrës absurde se si funksionon struktura e organizimit të futbollit në vendin tonë.(vipsport)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje