Ish-shoku: Zidane? Nuk i fola për dy vite pas asaj që bëri, për 10 minuta piva 250 cigare

13 Prill 2020, 20:18Sport TEMA

Finalja e Botërorit t 2006-ës do të mbetet e paharrueshme në mendjen e të gjithë italianëve, me “axurrët” që, pasi kanë gjunjëzuar Francën, kanë siguruar titullin e katërt kampion bote në historinë e tyre.

Një ndeshje që ka lënë shenjë edhe për kartonin e kuq të marrë nga ylli i “Gjelave” Zidane, fajtor për goditjen me kokë ndaj Marco Materazzi-t. Një gjest i papranueshëm për Willy Sagnol, shok skuadre i Zizou në kombëtare.

“Pas ndeshjes, në dhomat e zhveshjes, Zidane kërkoi faljë, – ka thënë ish-mbrojtësi për  Radio Montecarlo. – Por unë nuk i pranova faljet, nuk dojatë flisja me të. Nuk ishte ai momenti, kishte zhgënjim”.

“Shkova në banjë, piva 250 cigare në dhjetë minuta. Nga ai moment nuk kemi folur për dy vite. Megjithatë, në 2008-ën do të martohesha dhe gruaja më tha ta ftoja. I telefonova dhe e kaluam mëngjesin bashkë, bëmë një bisedë të mirë”.

8 komente në “Ish-shoku: Zidane? Nuk i fola për dy vite pas asaj që bëri, për 10 minuta piva 250 cigare”

  1. Niku says:

    Eshte praktikisht e pamundur te pish 250 cigare per 10 minuta, edhe sikur te jene te ndezura dhe te vena ne radhe per t’i hequr nga nje te thithur.

  2. aldo says:

    5 minuta do nje cigare te pihet.250 per 10 minuta?

  3. PeKorce says:

    Sikur te rregulloje ca ato numrat e cigareve mo gazetari. Hiqi fare ato dy te fundit psh. Ler vetem 2shken qe t’i dale tymi ne maje…

  4. Mandravellua says:

    Eshte thene ne menrye figurative…250 …Duhet te kishte vaajtur ne banjo me nje traste me cigare me vehte

  5. Safiu says:

    O rrob te zotit figuren letrare te hiperbolizimit se kene degjuar ndonje here ju te dy!?

  6. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Duket qarte nga komentuesit qe nga gjithe artikulli ajo qe ju ngeli ne mendje ishin 250 cigaret dhe 10 minuteshi, kjo tregon shume se pse shqiperia eshte ne ate fare derexheje ne te gjitha aspektet…

    1. PeKorce says:

      Parregullsia eshte ajo qe bie ne sy ne gazetari o ju te diturit e mexhlisit. Na flisni dhe per figura letrare, a thua se po lexojme shtypin kinez.

  7. TIRONA says:

    Shqiptaret,si koka te medhaja ,jane lindur vetem per te korrigjuar dhe drejtuar boten,per cikerima!
    Thelbi eshte deshperimi i madh, dhe jo bishtat e cigareve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje