Policia e Shtetit prezanton "agjentët" e rinj: Ja dronët që "flasin" dhe identifikojnë me kamera këdo që shkel karantinën

13 Prill 2020, 12:52Bota TEMA

Policia e Shtetit ka nisur nga e hëna, operimin në terren me drone, për identifikimin e personave që thyejnë karantinën apo orarin e shkeljes së ndalim qarkullimit.

Punonjes policie janë trajnuar për t’i përdorur këto drone në zonat urbane.

Dronet kanë aftësi të identifikojnë në distancë, tarraca apo rrugica, qytetarë që tentojnë t’u shmangen patrullave policore.
Pas kësaj, ndërhyjnë agjentët për të ndaluar shkelësit.

Dronet kanë aftësi të transmetojnë online komunikimin e agjentit të Policisë tek shkelësi.

Gjithashtu, mund të përdoren në kushte errësire, pasi kanë ndriçues, madje edhe kamera termike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje